Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë kësaj jave do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së që mbahet në Nju Jork. Ajo do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm dhe do të jetë pjesë e një sërë samitesh, forume liderësh dhe takimesh të nivelit të lartë. Në kuadër të vizitës është planifikuar edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe takime bilaterale me disa liderë botërorë. Motoja e këtij sesioni është: “Më mirë së bashku: 80 vjet dhe më shumë…
Author: Jeta almakos
Agjencia për Kadastër ka hequr licencat e pesë firmave gjeodezike për shkak se nuk kanë paraqitur gjendjen reale në terren. Drejtori i Agjencisë, Ivan Zhivkovski, theksoi se qëllimi është të rritet përgjegjësia dhe besueshmëria e sektorit. Në një intervistë për Radion Europa e Lirë ai sqaroi se një nga hapat kryesorë është rivënia në funksion e regjistrit të çmimeve dhe qirave të patundshmërive, i cili ishte ndalur nga udhëheqja e mëparshme. Ky regjistër do të mundësojë transparencë më të madhe dhe pritet të ndihmojë në stabilizimin e tregut të pasurive të patundshme, ku çmimet kanë shënuar rritje të lartë në…
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka uruar Elisa Spiropali pasi është emëruar ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Mucunski në urimin e tij shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të thellohen edhe më tej. Pres me padurim të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të zgjeruar bashkëpunimin për një partneritet më të fortë dhe një rajon më të mirë për të gjithë”, shkroi Mucunski në platformën X. Spiropali ka falënderuar homologun e saj, duke shtuar se e ardhmja e të dy vendeve…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me të rinjtë e Kërçovës, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm, ku ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë autoktonë dhe se të drejtat e tyre nuk mund të mohohen. “Ta humbish integritetin dhe dinjitetin, është sikur t’ia marrish shpirtin e organizmit. Për fat të keq, kjo na ka ndodhur neve për këto 15 muaj. Na kanë goditur edhe në dinjitet, edhe në integritet,” u shpreh Ahmeti. Ai kujtoi një episod të së kaluarës politike: “Çka më ktheu mua pas në konceptin tim, ishte kur e pashë udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së së atëhershme që…
Ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërimi”, do të drejtohen nga kuadro të Koalicionit VLEN, mëson Plusinfo. Kjo marrëveshje e rëndësishme koalicioni për rishpërndarjen e funksioneve në nivel lokal mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it është arritur së fundmi. Burime të larta partiake kanë konfirmuar se Gjorgjievski kërkon të hyjë në veprim konkret menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe i ka kërkuar udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së që pozicionet e rëndësishme brenda koalicionit të mos lihen për t’u vendosur më vonë, veçanërisht pasi ai ka paralajmëruar një “gjenerallkë” për pastrimin e Shkupit që nga dita e parë. Për këtë arsye,…
Nga policia kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar 35 vjeçarin A.G nga fshati Kondovë të Shkupit, për shkak se i njejti, të njëjtën ditë rreth orës 09:00, në Kondovë, duke përdorur benzinë, kishte djegur automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të Sh. Gj. (51) nga i njëjti fshat. “SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.G. për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton…
Drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski, njoftoi se Qeveria planifikon të blejë 100 ambulanca të reja. Në seancën e fundit të Qeverisë, u mor vendim që Ministria e Shëndetësisë të zbatojë blerjen e këtyre automjeteve me pagesë të shtyrë për pesë vjet. “Në seancën e fundit të Qeverisë, u miratua një Vendim që e detyroi Ministrinë e Shëndetësisë të blejë 100 ambulanca gjatë vitit të ardhshëm me pagesë të shtyrë për pesë vjet. Nga ajo që kam diskutuar me Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, me shumë mundësi do të blehen 80 automjete në vitin…
Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti, ka reaguar në Facebook duke kujtuar vendimin e Qeverisë për përjashtimin e diasporës nga regjistrimi i popullsisë dhe përfaqësimi politik. “Sado që Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi Deklaratën për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, zgjedhjet lokale që po vijnë aspak nuk janë të tilla. As të lira, as demokratike nuk mund të jenë ato zgjedhje që, me vendim arbitrar të Qeverisë (në shtator të vitit të kaluar) dhe pa miratimin e Kuvendit, përjashtuan diasporën nga përfaqësimi politik. Kjo është një shkelje e papranueshme dhe kriminale e të drejtave elementare të njeriut…
Në një takim me qytetarë dhe mbështetës të VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, kandidat për kryetar të Shkupit, prezantoi vizionin e tij për kryeqytetin, duke theksuar rëndësinë e qasjes njerëzore dhe përkushtimit real ndaj qytetit dhe qytetarëve. Gjorgjievski u shpreh se Shkupi ka nevojë për më shumë se një kryetar komune – ka nevojë për një njeri që kupton sfidat e qytetarëve dhe punon për ta bërë qytetin më të bukur, më të pastër dhe më të sigurt. “Ky qytet nuk ka nevojë vetëm për politika dhe premtime boshe. Ai meriton punë të vërtetë dhe përkushtim. Së pari njeri, pastaj kryetar komune!”…
“Një herë njëri, pastaj kryetar”, nën këtë moto, partia e kryeministrit Mickoski ka prezantuar kandidatin për kryeqytetin dhe listën e këshilltarëve. Kandidati Orce Gjeorgjievski para mbështetësve tregoi prioritetet dhe planet e tij si kryetar. Tha se fitorja e tij është e sigurtë dhe se me të në krye, kryeqyteti do të jetë krejtësisht ndryshe nga seç është tani. Gjeorgjievski në prezantimin e tij tha se në mandatin katër vjeçarë do të ndërtojë hapsira të gjelbërta, tha se Shkupi do të ketë plan të ri urbanistik dhe se me të në krye do të rregullohet infrastruktura nëntokësore dhe do të ketë…
Publicisti Lirim Gashi ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku ka theksuar se, sipas tij, pas rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, figurat që duhen konsideruar si komandantët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti. “Sipas dëshmive të vetëlavdëruesve që na gënjyen gjatë gjithë kohës se në luftë ishin supermenë, duke i rrahur me grushta gjokset e tyre të vogla si të pulave, del se të vetmit komandantë të vërtetë të UÇK-së, pas vrasjes së legjendarit Adem Jashari, ishin Adem i Paarritshmi Demaçi dhe Albin i Pamoshturi Kurti”, ka shkruar ai. Në…
Vazhdon të pritet me ngrohtësi nga çdo tetovar, kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi. Nuk ka familje, i moshuar e i ri, që nuk e hap derën për të mbështetur Bajram Rexhepin. Ai çdo ditë po troket në dyert e tetovarëve për të kërkuar mbështetje, dhe mbështetjen po e merr në mënyrë publike nga të gjithë, pa dallim përkatësie etnike. “Unë mendoj se do të fitoni”, janë fjalët e tetovarëve nga çdo derë që troket Rexhepi. Nga ana tjetër, edhe anketat e agjencive vendore po thonë se Bajram Rexhepi ka një epërsi të madhe ndaj kandidatit të VLEN-it –…

