Author: Jeta almakos

Është koha për hap strategjik të BE-së ndaj Ballkanit Perënidmor. Pas eurointegrimit të gjatë, madje edhe maratonik, gjeografisë së përbashkët, historia dhe kultura duhet të rrumbullakësohen me hapje të dyerve për anëtarësim të shteteve ballkanike, porositi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Forumin ballkanik për integrim 2025, në Mal të Zi. Siç informoi Kabineti i Siljanovska-Davkova, ajo tha se “inkuadrimi duhet të jetë proces kredibil i bazuar vetëm në Kriteret e Kopenhagës, ndërsa Unioni duhet t’i mbrojë parimet dhe vlerat e veta”. “Standardet e dyfishta e komplikojnë procesin dhe nuk duhet të kenë rëndësi. Sipas saj, anëtarësimi në BE është mënyra më…

Lexo më Shumë

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) njofton se në mostrën e marrë nga musakaja e shërbyer gjatë turnit të parë në shkollën “Dimo Haxhi Dimov” në vendbanimin Vllae, u gjetën baktere gram-negative nga grupi Enterobacteriaceae, baktere fekale që u gjetën edhe në tre rubinete uji në shkollë. Siç thonë nga ISHP, pas konferencës së sotme për shtyp, ata morën rezultat të ri nga mostra e marrë nga musakaja e shërbyer gjatë turnit të parë në shkollë, dhe në të u gjetën baktere gram-negative. Dy fëmijë të tjerë nga shkolla fillore “Dimo Haxhi Dimov” janë shtruar në spital në Klinikën e Fëmijëve,…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për “Euronews Bulgaria”, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën për të avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se Shkupi ka nisur zbatimin e reformave të domosdoshme, por se faza zyrtare e hapjes së kapitujve mbetet e bllokuar deri në përmbushjen e këtij kushti. “Sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese, dhe pa vonesa apo kushte të tjera, do të mund të organizojmë Konferencën Ndërqeveritare,” tha Kos, duke e cilësuar hapin si vendimtar për përparimin e vendit drejt BE-së. Komisionerja vuri në dukje se Maqedonia e Veriut…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet rrjetit social, Ramiz Lladrovci së bashku me ndërmarrësin e shquar Lazim Destani, ua kanë uruar qytetarëve 28 Nëntorin. Postimi i Lladrovcit në FB: Në Tiranën tonë, bashkë me mikun tim, shembullin e sukseseve, Lazim Destanin me miq, kudo jeni, ua urojmë festën më të çmuar të kombit, 28 Nëntorin! Kjo ditë, na bën të reflektojmë për të djeshmën dhe të sotmen, për unitetetin e domosdoshëm në shekullin e arritjeve të shqiptarëve në botë, krah kombeve të lira dhe të përparuara. Gëzuar 28 Nëntori!

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga VLEN konfirmoi se Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, përcjell TV21. Mexhiti tha se ajo që dihet gjithashtu është se Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë, ndërsa ka mbetur të definohet se me cilën ministri do të udhëheq Sali. “Nuk do të ketë rekonstruim, por do ketë plotësim të vendeve kryesisht, po. Po finalizohen. Ajo që dihet është se Bekim Sali do jetë zëvendëskryeministri i parë. Dhe do të duhet këto ditë ta definohet cilin resor tjetër do e mbulon. Dhe ministri i Ekologjisë do të jetë Muhamed Hoxha”,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, thirri mbledhjen e parë të Trupit Koordinues të Kryetarëve të 10 Komunave të kryeqendrës. Me këtë rast, Gjorgjievski premtoi sanimin e gjendjes në ndërmarrjet publike komunale që kanë të bëjnë me mbeturinat apo transportin publik, përkatësisht sigurimin e 80 autobusëve të rinj, me qëllim të normalizimit të transportit publik në kryeqendër. “Autobusët e rinj që i presim t’i marrim në fillim të vitit të ardhshëm, me përkrahjen e Qeverisë, por edhe krijimin e sistemit që ne vet do të mund ta realizojmë që nënkupton BRT sistemi, do të ndikojë seriozisht edhe në cilësinë e ajrit…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare, deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, paralajmëroi se treguesit fiskalë të publikuar më 25 nëntor 2025 zbulojnë një boshllëk serioz në realizimin e të ardhurave të buxhetit. Në vend të dinamikës së planifikuar, shteti deri më tani ka mbledhur gati 299 miliardë denarë, që është vetëm 82.32% e planit vjetor, duke lënë një boshllëk prej mbi 64 miliardë denarë ose 1.04 miliardë euro, fonde që duhet të sigurohen deri më 31 dhjetor të këtij viti. “Në pyetjen drejtuar zëvendësministrit të Financave, Nikollçe Jankulovski, deputeti Bytyqi pyeti se sipas cilave artikuj, në çfarë shumash dhe…

Lexo më Shumë

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë përfshirë rajonin perëndimor, në numrin unik për thirrje emergjente 112 është marrë një njoftim për një rrëshqitje dheu në fshatin Shipkovicë, informon Qendra për Menaxhim me Kriza. Rrëshqitja ndodhet në një zonë të banuar dhe paraqet rrezik për banorët, ku drejtpërdrejt janë të rrezikuara 4 shtëpi. Është aktivizuar Shtabi i Krizave i Komunës së Tetovës, ndërsa në terren kanë dalë ekipe të QMK-së, SPB Tetovë dhe Inspektoratit Ndërtimor të Komunës së Tetovës. Aktualisht po merren masa dhe banorëve të zonës u janë dhënë udhëzime të braktisin banesat për shkak të…

Lexo më Shumë

Autorititetet po vazhdojnë të publikojnë të dhëna për nxënësit e helmuar në Shkollën Fillore “Dimo Haxhi Dimov”, në Shkup. Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Rexhep Memedi tha se edhe tre fëmijë të tjerë, po nga kjo shkollë, i kanë i pranuar mbrëmë në Klinikën e Pediatrisë. Në total, ai tha se janë pesë nxënës që janë të shtruar në spital. Memedi theksoi se të gjithë kanë një pasqyrë klinike të ngjashme dhe simptoma të dyshimta për toksinfeksion alimentar – me dhimbje barku, të vjella, te disa prej tyre edhe diarre dhe temperaturë të lartë. REXHEP MEMEDI, DREJTOR I…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka mirëpritur sopranon shqiptare me famë botërore Inva Mula, e cila ka performuar në skenat më prestigjioze të operës në botë. Në takim ishte e pranishme edhe sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu, një artiste e njohur. Të dyja sopranot do të performojnë këtë të premte në Teatrin e Operës dhe Baletit, në një koncert të posaçëm kushtuar Festës së 28 Nëntorit. Kisha kënaqësinë të mirëpres sopranon shqiptare me famë botërore, znj. Inva Mula, e cila ka performuar në operat më prestigjioze të botës. Me zërin e saj të jashtëzakonshëm, ajo ka ngjallur emocione dhe…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese informon se nuk është marrë ende vendim përfundimtar në rastin U.br.13/2025, mbi nenin 2 të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, i cili rrit pensionet (i njohur në opinion si rritje lineare). Gjykata thekson se në seancën e 24-të të mbajtur më 19.11.2025, me shumicë votash, shprehu dyshime për kushtetutshmërinë e nenit 2 të Ligjit. Faza e dytë e procedurës është duke u zhvilluar, në të cilën kërkohen mendime nga hartuesi dhe propozuesit e Ligjit, pas së cilës do të pasojë një vendim përfundimtar. Opinioni do të njoftohet kur ky rast do…

Lexo më Shumë