Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar hapur rolin e koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se ata janë të pafuqishëm për të ndikuar edhe në vendime të thjeshta administrative. Ai gjatë emisionit të mbrëmshëm Debat në Shenja, akuzoi disa zëvendësministra të koalicionit VLEN për mungesë angazhimi dhe papërgjegjësi institucionale. Sipas tij, një pjesë e zëvendësministrave nuk kanë as prezencë të rregullt në zyrat e tyre dhe madje disa nuk kanë as infrastrukturën bazë për të ushtruar detyrën. Arben Taravari, Kryetar i ASH-së “Kemi zëvendësministra që nuk shkojnë as në punë. Disa shkojnë vetëm një herë ose dy…
Author: Jeta almakos
VMRO-DPMNE e para dhe Aleanca Kombëtare për Integrim e dyta. Kështu tregojnë rezultatet e anketës më të re të agjencisë Market Vision, agjenci e afërt me VMRO-DPMNE-në, ndërsa shihet se VLEN do të humbasë nga BDI me rezultat 2.5:1 në zgjedhjet e 19 tetorit. Anketa po ashtu tregon se pas zgjedhjeve, koalicioni i BDI-së do të jetë forca e dytë më e madhe politike, shkruan gazeta KOHA. Konkretisht, në pyetjen se “Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme lokale?”, 22.9% e të anketuarve kanë thënë për për VMRO-DPMNE, LSDM ka marrë 5.9% mbështetje, BDI 6.0%, Aleanca…
Në një atmosferë të jashtëzakonshme në lagjen Mleçan, kandidati për kryetar të komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, u mirëprit nga qindra qytetarë, miq dhe mbështetës, të cilët dërguan mesazhin e qartë të dashurisë dhe përkushtimit për Karposhin. Në fjalën e tij, Lukrovski shprehu mirënjohje të thellë për këtë mbështetje, duke e cilësuar ngjarjen jo vetëm si një promovim, por si dëshmi se Karposhi është i gatshëm për një faqe të re në historinë e tij. “Energjia që ndjemë sonte është e veçantë, është energji bashkimi, shprese dhe besimi. Kjo tregon se Karposhi ka forcën për të fituar, për t’u ringjallur…
Halil Snopçe nga AKI ka mbajtur fjalim në tubimin në Tearcë. Nga atje ka falënderuar liderët e ASH-së, Arben Taravari dhe atë të BDI-së, Ali Ahmeti që e shtrijnë dorën e bashkëpunimit dhe krijuan koalicionin AKI. “Ia shtrinë dorën njëri-tjetrit dhe e bënë këtë koalicion AKI. U befasua edhe Micksoki, nuk e mendoi këtë se shqiptarët do të bëhen bashkë”, tha Snopçe.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka rikujtuar kohën kur ishte pjesë e koalicionit VLEN, duke theksuar se pavarësisht pozicionit të tij dhe të Izet Mexhitit brenda koalicionit, kishin qenë të pafuqishëm për të ndikuar edhe në vendime të thjeshta administrative, siç është ndërrimi i një drejtori shkolle. Duke folur në emisionin “Debat në SHENJA”, Taravari solli në vëmendje rastin e shkollës në fshatin Podgorc të Strugës, ku u emërua një maqedonas si ushtrues detyre për drejtor, diçka që, sipas tij, ishte në kundërshtim me ndjeshmëritë e komunitetit lokal. “Quhet një fshat Podgorc, në Strugë. Aty çdoherë drejtor ka…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tearca ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për të mbrojtur dinjitetin e tyre. Ai tha se këto zgjedhje lokale janë mes dy opsioneve, ose votojmë për të kthyer krenarinë ose për të qenë argatë e hyzmeqarë. “Më 19 tetor votojmë ose për krenarinë ose për argatë”, tha Ahmeti, njofton Top24.
Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Shkupi është duke u larguar nga Bashkimi Evropian dhe po afrohet drejt botës serbe. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se është zhdukur krejtësisht diskursi publik për BE-në në Maqedoninë e Veriut. “Maqedonia e Veriut vërtet është në një udhëkryq serioz edhe në gjeopolitikë, shumë keq janë punët. Për shkak se diskursi publik me Bashkimin Evropian është zhdukur krejtësisht, unë kam thënë gjithmonë se problemet e Maqedonisë së Veriut do të fillojnë kur BE-ja nuk do të jetë më kartë fituese për zgjedhje”, tha Osmani.…
Buteli po hyn në një epokë të re zhvillimi me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e një poliklinike ultramoderne në këtë komunë. Kryetari i Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, nënshkroi sot marrëveshjen në Ministrinë e Shëndetësisë, në prani të ministrit Azir Aliu. “Ju premtova dhe do ta realizoj! Poliklinika e re do të jetë një projekt historik për qytetarët e Butelit”, deklaroi Kostovski, duke e cilësuar këtë si një nga investimet më të mëdha të komunës. Ky projekt madhor, bartës i të cilit është Komuna e Butelit, realizohet në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë,…
Përderisa qyteti po ngulfatet nga mbeturinat,institucionet e vendit po ngrisin padi penale kundër Ndërmarjes Publike “Higjiena Komunale Shkup”. Komuna e Aerodromit dhe Qyteti i Shkupit kanë ngritur padi penale lidhur me punën e NP “Higjiena Komunale”. Nga komuna e Aerodromit njoftuan se kanë ngritur padi kundër kompanisë sepse mbeturinat në komunë nuk janë mbledhur që nga data 15 shtator. KOMUNA E AERODROMIT “Në disa lokacione në komunë, mbeturinat komunale nuk mblidhen nga kontenjerët dhe përreth kontejnerëve, gjë që rrezikon mjedisin, përkatësisht mjedisin në të cilin lëvizin njerëzit. Për shkak të mbledhjes jo në kohë të mbeturinave shtëpiake, ka rrjedhje të…
Para-Fushata për zgjedhjet lokale po hyn në një fazë gjithnjë e më intensive, teksa partitë politike dhe kandidatët e tyre nuk po ndalin takimet me qytetarët, premtimet elektorale dhe prezantimin e programeve të tyre. Çdo ditë, rrugët, madje edhe shtëpitë me përkrahës , shndërrohen në arenë politike, ku secili synon të fitojë besimin e votuesve. Nga qytetet e mëdha deri në komunat më të vogla, dinamika e garës po rritet, ndërsa dita e zgjedhjeve po afron me hapa të shpejtë. Që nga fillimi e deri më tani, vëmendja është përqendruar veçanërisht në komunën e Çairit – një nga zonat më…
Kandidatët për kryetarë të komunave sot kanë nënshkruar kodeksin për zgjedhje fer, demokratike dhe të lira. Të gjithë kandidatët kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira, pa presione ndaj trupit votues dhe qytetarëve, pa shantazhe dhe duke mos keqpërdorur administratën për qëllime politike. Kandidatët gjithashtu janë betuar për debate të lira, konstruktive dhe në interes të qytetarëve. Nënshkrimi i kodeksit vjen dy ditë para fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore.
Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot zhvilloi takim me z. Matteo Mecacci, Shefin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE/ODIHR. Gjatë takimit, u diskutua mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit tonë dhe domosdoshmërinë që ato të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe të sigurt. Mexhiti theksoi se siguria maksimale është një parakusht i domosdoshëm, por mbi të gjitha, thelbësore mbetet që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin lirshëm dhe në mënyrë demokratike. Ai nënvizoi se institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe të gjithë aktorët politikë kanë përgjegjësinë e…

