Author: Jeta almakos

Nën moton “Stop gjenocidit – Marshojmë për Palestinën”, në Shkup u mbajt një marsh protestues në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe për dënimin e krimeve të luftës dhe rrethimit të Gazës. Qindra qytetarë u mblodhën para monumentit “Simfonia e Paqes”, prej nga marshuan drejt ndërtesës së Qeverisë. Organizatorët e marshit nga iniciativa “Të gjithë për Palestinën” theksuan se ngjarja është pjesë e një lëvizjeje globale të rezistencës dhe solidaritetit, që synon të thyejë heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të ushtrojë presion mbi qeveritë për të ndërmarrë hapa konkretë kundër okupimit izraelit dhe gjenocidit. Folësit kujtuan edhe lidhjen historike ndërmjet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se nuk e di pse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, me aq entuziazëm dhe aq energji ishte vënë në shërbim të njerëzve të panjohur dhe pa kontribut në lëvizjen dhe çështjen kombëtare. Ahmeti tha se nuk e di a i bëri këto lëvizje Kurti për zili apo për strategji për miq të rinj, siç sipas tij, e bëri mik Hristjan Micoskin, teksa shtoi se shumë njerëz në Lëvizjen Vetëvendosje nuk pajtohen me angazhimin e Kurtit. “Por, s’jam hidhëruar që ai mori pjesë në…

Lexo më Shumë

Kandidatët për kryetar të komunës së Sarajit, Blerant Ramadani nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Muhamet Elmazi nga VLEN, të cilët njihen në opinion se po zhvillojnë një fushatë tejet pozitive, të njejtën e kanë dëshmuar edhe në emisionin “Debat në Shenja”. Duke i anashkaluar kritikat, ata para qyetarve shpalosen programin e tyre, me të cilën kërkojnë besimin e qytetarve. Kandidati i AKI-së, Blerant Ramadani, theksoi se në programin e tij parashihen 3 projekte kryesore, që nëse zgjedhet kryetar i komunës, do ti fillojë ti realizojë që nga dita e parë. BLERANT RAMADANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR KOMUNËN E SARAJIT…

Lexo më Shumë

Vizita e kryeministrit serb, Gjuro Macut në Shkup në mes të fushatës dhe pritja e tij nga kryeministri Hristijan Mickoski për BDI-së janë dëshmi se se Maqedonia e Veriut po rrëshqet drejt statusit të “Republikës së tretë serbe”. BDI “Raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Parlamentit Evropian, kanë theksuar ndikimin e rrezikshëm të ‘Botës Serbe’ në vendin tonë. Sot ky ndikim u vulos me marrëveshje të reja, të shitura si ‘bashkëpunim ekonomik’ dhe ‘stabilitet rajonal’, por që në të vërtetë përfaqësojnë vetëm një kapje të plotë të shtetit nga Beogradi, me bekimin e VLEN-it”. BDI pyet se çfarë u diskutua…

Lexo më Shumë

Takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, këtë vit do të organizohet të hënën në Durrës – nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”. “Përveç çështjes së perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takimi do të fokusohet edhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal”, njoftuan organizatorët. Takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, këtë vit do të organizohet të hënën në Durrës – nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”. “Përveç çështjes së perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor,…

Lexo më Shumë

Sot jemi mbledhur këtu për të ngritur zërin mbi një rrezik që prek jetën tonë dhe çdo familje Tetovare: SHITJA ose privatizimi i Ujësjellësit pas zgjedhjeve. Uji është një pasuri që nuk e kemi krijuar ne, por që na është dhënë nga Zoti dhe që kemi detyrimin ta mbrojmë. Informacionet se Komuna po përgatitet që ta japë me Koncesion PRIVATIT Ujësjellësin janë ALARM i madh. Ne këtë nuk do ta lejojmë me asnjë kusht! Gjithmonë kur privatizohen pronat dhe shërbimet publike pësojnë qytetarët. Këtë e pamë në rastin e mbeturinave me Saubermacher, me Monopolin, me parkingun e qytetit, me ndriçimin…

Lexo më Shumë

Në një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Çegran, kandidati për kryetar komune, Visar Ademi, nënshkroi marrëveshjen me përfaqësuesit lokalë, duke u zotuar se pas zgjedhjeve do të realizojë kërkesat dhe nevojat e shënuara në të. Banorët e pranishëm e mirëpritën këtë hap, duke e cilësuar si një moment historik për komunitetin, i cili për herë të parë merr një garanci të nënshkruar për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë. Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”

Lexo më Shumë

Rajoni i Mavrovës dhe disa të tjera sot mbetën pa energji elektrike. Nga EMV për Alsat thonë se linja e transmetimit është dëmtuar për shkak të erërave të forta dhe borës. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparim. Sipas autoriteteve ndërhyrja po zhvillohet në terren malor të papërshtatshme për shkak të motit të keq. Dëbora e tetorit shkaktoi probleme të mëdha në pjesë të Maqedonisë Perëndimore, kryesisht në drejtim të kalimit të Strazhës dhe në aksin rrugor Mavrovë- Dibër. /Alsat

Lexo më Shumë

Në emisionin “Debat në SHENJA”, dy kandidatë për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Muhamet Elmazi nga koalicioni VLEN, diskutuan për situatën politike dhe infrastrukturore në komunë, duke nxjerrë në pah qëndrime të ndryshme mbi përgjegjësitë dhe premtimet për banorët. Blerant Ramadani theksoi se qeveria aktuale e VLEN nuk mund të fajësojë menaxhimin e qytetit të Shkupit, pasi një pjesë e koalicionit kishte qenë në partneritet me kryetaren Danella Arsovska deri para një viti. Ai shtoi se fokusi duhet të jetë në ofrimin e zgjidhjeve dhe jo në fajësime reciproke. “Ne duhet t’u ofrojmë qytetarëve…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, në emisionin “Debat në SHENJA” foli për problemet me rrjetin e ujësjellësit në disa vendbanime të komunës. Elmazi bëri me dije se disa fshatra, si Çajlana, Semenishti, Vorca dhe Radusha, ende nuk kanë rrjet të rregullt ujësjellësi dhe banorët e tyre kanë improvizuar furnizimin me ujë me mjete dhe iniciativë vetanake. “Ndërsa pjesa tjetër e komunës ka rrjet ujësjellësi, një problem i shfaqur është shtypja e ujit në sistem,” tha Elmazi. Ai shtoi se gjatë mandatit të tij si këshilltar në qytetin e Shkupit, nisi iniciativa dhe debate të ashpra…

Lexo më Shumë

Një kandidat për këshilltar në Vinicë, rrahu brutalisht një tjetër kandidat për këshilltar. I lënduari po trajtohet në qendrën e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Rastin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Njoftojnë se kanë privuar nga liria sulmuesin 37 vjeçar me iniciale D.M. “Pas masave të ndërmarra, është vërtetuar se rreth orës 11:25 para një restoranti në Vinicë, pas një përplasje verbale paraprake, ka pasur dhe përplase fizike mes D.M dhe I.S nga Vinica. I.S ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënë në spitalin e Koçanit, është dërguar në kompleksin Nënë Tereza…

Lexo më Shumë