Çmimi i druve për ngrohje këtë vit ka arritur deri në 4.800 denarë për metër kub me transport të përfshirë, që paraqet rritje krahasuar me çmimin e vitit të kaluar, kur drutë shiteshin nga 4.000 deri në 4.500 denarë. Pronaret e depove thonë se kërkesa vazhdimisht rritet, sidomos në prag të sezonit të ngrohjes. Përveç kësaj, ata përballen edhe me mungesë të fuqisë punëtore, pasi, siç thonë, rrallëkush dëshiron ta bëjë këtë punë të rëndë fizike. Naim Alija, pronar i një depoje, për Alsat thotë se kjo është një nga sezonet më të vështira, pasi rezervat vendore janë të kufizuara,…
Author: Jeta almakos
Startupi Thinking Machines Lab i ish-drejtoreshës teknike të OpenAI, Mira Murati, ka zbuluar produktin e tij të parë: Tinker, një API për rregullimin e modeleve të Al. Çfarë bën Tinker? Tinker u mundëson studiuesve të Al dhe sigurisë të rregullojnë modelet e mëdha gjuhësore, duke i lejuar ata të eksperimentojnë me algoritmet dhe të dhënat duke përdorur Python, shkruajnë mediat e huaja. “Tinker do ta bëjë shumë më të lehtë për studiuesit, zhvilluesit dhe krijuesit e zakonshëm të punojnë me modelet më të avancuara në botë”, tha Murati. Mjeti i ri u lejon përdoruesve të personalizojnë modele ekzistuese si LLaMA (nga…
Turqia, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezia, Pakistani, Arabia Saudite, Katari dhe Egjipti mirëpritën hapat e ndërmarra nga Hamasi në përgjigje të propozimit të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm të tetë vendeve “mirëpritën hapat e ndërmarra nga Hamasi lidhur me propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, për lirimin e të gjithë pengjeve, të gjallë ose të vdekur, dhe për nisjen e menjëhershme të negociatave për mekanizmat e zbatimit”. Ata mirëpritën gjithashtu “thirrjen e Trumpit drejtuar Izraelit për…
Një xhami në Mbretërinë e Bashkuar u dogj me dy persona ende brenda në një sulm të dyshuar zjarrvënieje që policia po e trajton si një krim urrejtjeje, shkruan CNN. Ky është incidenti i fundit i dhunshëm që raportohet në një verë britanike të ngarkuar politikisht, gjatë së cilës incidentet e urrejtjes islamofobe dhe antisemite kanë mbetur të larta, dhe vjen vetëm disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës jashtë një sinagoge në Mançester. Dy persona me maska u përpoqën të hapnin derën e xhamisë me forcë të shtunën në mbrëmje përpara se të hidhnin benzinë në shkallë dhe t’i vinin…
Më datë 04.10.2025 në orën 13:45, në Departamentin për Punë të Brendshme Gostivar, një grua 44-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se më datë 28.09.2025 rreth orës 19:10, derisa ishte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur, në një rrugë në Gostivar, iu është afruar K.”pnj”, person me probleme shëndetësore, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka kërcënuar me thikë. Po ashtu, sipas denoncimit, më datë 03.10.2025 rreth orës 18:30 në të njëjtin vend K.”pnj” sërish e ka kërcënuar me thikë dhe i ka dërguar kërcënime bashkëshortit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, edhe sot në mëngjes zhvilloi komunikimin e tij të rregullt “live” me qytetarët, ku informoi opinionin për aktivitetet e realizuara gjatë ditës së djeshme dhe planin e punës për ditën e sotme. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, Osmani iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, ndër të cilat edhe një pyetje lidhur me zhvillimin e lagjes Topanë, e njohur për kushtet e vështira socio-ekonomike të banorëve. Në këtë kontekst, Bujar Osmani premtoi hapjen e një kuzhine popullore për banorët e kësaj lagjeje, e cila do të realizohet në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe do…
Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se kanë zhvilluar aktivitete derë më derë në lagjen e Dizhonit. “Zhvilluam takime me banorët e kësaj lagjeje, ku dëgjuam shqetësimet dhe idetë e tyre, por edhe konfirmuam mbështetjen e fortë që kanë për ne! Komunikimi i drejtpërdrejtë me çdo familje na jep qartësi për hapat që duhet të ndërmarrim në shërbim të komunitetit. Dizhoni është sot shembull i investimeve konkrete në infrastrukturë dhe hapësira publike, që po e kthejnë këtë lagje në një model të zhvillimit urban. Ky transformim është rezultat i punës së përbashkët dhe i besimit…
Në panel-diskutimin kushtuar zgjidhjeve për “Drisla” dhe deponitë e tjera në Shkup, kandidati për kryetar të qytetit, Gjorgjievski, theksoi se “menaxhimit të keq me mbeturinat po i vjen fundi”, duke paralajmëruar masa konkrete dhe plan të qëndrueshëm për modernizimin e sistemit të mbetjeve. Sipas tij, “Drisla” do të transformohet në qendër evropiane për trajtim të mbeturinave, në përputhje të plotë me Direktivën Evropiane për Mbeturina (2008/98/EC). Projekti parasheh sistem bashkëkohor për ndarjen, riciklimin dhe shfrytëzimin energjetik të mbeturinave, me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e Shkupit. Gjorgjievski paralajmëroi disa projekte kyçe:…
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj paraqitjes së përbashkët të Kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në inspektimin e punimeve në shkollën “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Ja dhe komunikata e plotë: Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj shfaqjes së përbashkët të Kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në inspektimin e punimeve në shkollën “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, një ditë pas takimit të Mickoskit me Kryeministrin serb, me ç’rast larg syve të opinionit mbeten marrëveshjet për të cilat ranë dakord. Në mes të fushatës zgjedhore, bëhet gjithnjë e më e qartë se “VLEN”…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt mund të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për një vizë. Kështu raporton Radio Evropa e Lirë, që thekson se kjo është një nga çështjet që Qeveria e Shkupit e ka hapur me administratën amerikane. Heqja e vizave do të ishte një nga përfitimet e Dialogut Strategjik, të cilin të dyja vendet e filluan në qershor të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë shkruan se ky dialog shihet si një kornizë institucionale për një nivel më të lartë të raporteve mes dyja vendeve, që ofron…
Koalicioni me shirit ngjitës Taravari, Sela dhe Ahmeti janë në panik. E dinë që shqiptarët po u kthejnë shpinën, prandaj kanë zgjedhur rrugën e vetme që dinë, mashtrimin. Thonë gjëra që as vetë nuk u besojnë, sepse janë politikanë të konsumuar, të skanduar dhe të pashpresë aq sa edhe njerëzit më të afërt i shohin si barrë. Sa herë shqiptarët mendojnë se Ali Ahmeti ka nxjerrë ndonjë mësim nga leksioni që ia dha SHBA me futjen e hijes së tij, Artan Grubit, në listat e zeza për korrupsion dhe hajni, ai del sërish me “ide të re” dhe kërkon “skaner…
Aktivitetet zgjedhore të pjesëmarrësve në Zgjedhjet Lokale 2025 vazhdojnë edhe sot, që është ditë jo pune për qytetarët, por ditë e angazhuar për kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë komunash në 80 komuna të vendit. Edhe dita e shtatë e fushatës për zgjedhjet e 19 tetorit po zhvillohet si në ditë të zakonshme – me mitingje dhe takime me qytetarë në disa pjesë të Maqedonisë. Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, sot do të mbajë mitingje ku do të prezantojë kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë në komunat Novo Sellë, Vasiljevë, Bosillovë dhe Radovish në rajonin e Strumicës. Ndërkohë, LSDM pasdite dhe në…

