Ndër takimet e para bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Kurti e uroi homologun nga Maqedonia për detyrën e re dhe i dëshiroi udhëheqje të suksesshme të qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë. Në këtë takim, Kurti e njoftoi Kovaçevskin për të arriturat e vitit të parë të qeverisjes së tij. “Në vitin 2021, Kosova ka shënuar rritje dyshifrore ekonomike, eksportet dhe investimet e huaja janë rritur…
Author: Jeta almakos
Ilmi Nuishi vijon betejën gjyqësore për nipin e tij Naser Eshtrefi, i dënuar me 13 vite burg për therrjen e maturantit Agell Petkovski në vitin 2014, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan gazeta LAJM. Nushi thotë se nipi i tij aktin e ka kryer në vetëmbrotje pasi “ishte sulmuar fizikisht nga viktima dhe babai i tij” dhe nuk pajtohet me lartësinë e dënimit. 75 vjeçari nga Shkupi, thotë se vendimin e Apelit e kanë ankimuar para dy muajsh në Gjykatën Supreme nga e cila kërkon drejtësi. Ilmi Nuishi thotë se shqiptarët në Maqedoni nuk gjykohen në mënyrë…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sekretari i Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski dhe drejtori i NP “Parkingjet e qytetit” Bojan Hristovski, sot kanë kryer inspektim në terren për fillimin e ndërtimit të vendparkimeve të reja montuese me kate në disa lokacione, nga të cilët një në QT “Çairçanja” në rrugën “Cvetan Dimov”, në komunën e Çairit. Siç kumtoi Qyteti i Shkupi janë planifikuar vendparkime të reja montuese në kate në disa lokacione në Shkup, ndër të cilat edhe parkingu tek qendra tregtare “Çairçanja”. Bëhet fjalë për hapësirën në të cilën planifikohet të ndërtohet vendparkim i montuar që të…
Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi të grupit fetar “Lev Tahor”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rasti, sipas Komisionit, zhvillohet në bazë të origjinës, fesë dhe besimit në fushën e qasjes në mallra dhe shërbime. Nga Komisioni thonë se tashmë kishte inspektuar dhe takuar një përfaqësues të grupit “Lev Tahor”, duke identifikuar disa shkelje të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. “KPMD do t’u dërgojë një kërkesë për deklaratë diskriminuesve të mundshëm dhe në këtë mënyrë do t’ua kalojë barrën e provës këtyre personave. Në rast se diskriminuesit e mundshëm nuk dëshmojnë…
Edhe pse ishte paralajmëruar që sot të niste, skriningu i nxënësve të shkollave fillore i cili do të zbulonte se ku dhe sa përhapet korona virusi dhe vallë mes nxënësve ka fëmijë asimptomatik, jozyrtarisht është anuluar për të hënën, sepse ende mblidhen prindërit që kanë lejuar tu testohet fëmija. Zyrtarisht presim informacion nga MSH. Fillimin e skriningut për sot e paralajmëruan nga Komisioni për sëmundje ngjitëse mbrëmë, nga ku thanë se alarmin për hetimin e nxënësve e ka nxitur numri i lartë i fëmijëve të infektuar me virus. Trendi zgjat disa javë. Periudhën e fundit ka pas 12 raste të…
Shtete të shumta kanë zgjedhur të veshin objekte të ndryshme me ngjyrat e flamurit të Kosovës në nder të përvjetorit të 14-të të pavarësisë së saj. Ndër to është Katari. Koha ka siguruar disa pamje ku shihen Kullat Binjake Aljaber në Lusail të këtij shteti janë mbuluar me ngjyrat kaltër e verdhë. Përveç këtij shteti, edhe vendi mik i Kosovës, Kroacia, ka nderuar shtetin duke paraqitur pamjet e flamurit të Kosovës në qendër të Zagrebit. Ngjyrat kaltër, verdhë e bardhë, kanë formësuar flamurin kosovar në fontanën e kryeqytetit kroat.
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 22 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar edhe 1,117 raste të reja, nga testimi i 3,513 të dyshuarve për koronavirus. Aktualisht në Maqedoni të Veriut janë 8,821 raste aktive.
Nga grupu Lev Tahor për TV 24 thonë se po i mbajnë në hotel dhe ku policët i sjellin rregullat. Ata theksojnë se ka disa grupe të policëve dhe se marrin mesazhe, urdhra se si në rrugët duhet të dallim dhe vetëm kur është e domosdoshme, por këtë, sipas Lev Tahor, mund ta bëjnë vetëm gratë dhe jo burat. “Nuk duhet të takohemi me persona nga jashtë, posaçërisht jo me mediat dhe nuk duhet gazetarët në hotel të flasin me ne. Gjithashtu nuk mund të ecim nëpër lobi dhe të lejojmë të tjerët të na shohin. Mund të qëndrojmë vetëm…
Me homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini dhe te varri i themeluesit e Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, Universiteti i Tetovës i filloi sot aktivitetet për shënimin e 27-vjetorit të ligjëratave të para. Më 17 shkurt 1995, në fshatin Poroj të Tetovës, profesorët dhe studentët shqiptarë i filluan ligjëratat e para në gjuhën shqipe. Andaj, drejtuesit e Universitetit të Tetovës, bashkë me studentët, profesorët, por dhe qytetarë të tjerë, gjatë ditës së sotme e kanë vizituar Muzeun historik të UT-së në fshatin Poroj, ku për së afërmi e kanë parë origjinalitetin e…
Propozim-ndryshimet e Ligjit për pagë minimale kaluan në Komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale. Me propozim zgjidhjen ligjore, sipas ministres për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska po realizohet premtimi i dhënë dhe po përmirësohet standardi jetësor i punëtorëve. Të gjitha këto zgjidhje janë në interes të mbrojtjes së buxhetit familjar të secilës familje dhe përmirësimin e statusit ekonomik të punëtorit. Sigurojmë model të përshtatshëm të harmonizimit të lartësisë së pagës minimale si dhe rritjen e të njëjtës, nga marsi i këtij viti. Rritja e pagës minimale e imponoj nevojën edhe për sigurim e nivelit të caktuar të mbështetjes…
Një 9-vjeçare ka vdekur në një nga klinikat e QKUK-së, rrethanat e së cilës po hetohen nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në një nga klinikat e QKUK–së në Prishtinë. “Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën”, thuhet në njoftim. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. “Megjithë dyshimet e ngritura, në koordinim…
Gjendja socio-ekonomike nuk është arsyeja kryesore pse të rinjtë largohen nga vendi, tha në emisionin “Magazina Ekonoimike” kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Sipas tij, shkaku kryesor i largimit të të rinjve është sistemi i parregulluar. “Njerëzit nuk largohen jashtë vendit vetëm për shkak të gjendjes sociale dhe ekonomike. Ata largohen sepse nuk duan të jetojnë në një sistem të parregulluar. Nuk duan të shohin sesi më shumë se 20 vjet shkon njëra dhe vjen tjetra parti, pavarësisht cila parti është në Qeveri, dhe qytetarët e shohin këtë dhe thjeshtë kuptojnë që elita politike që sundon, manipulon me ta…

