Author: Jeta almakos

Kryeministri e humbi shansin për të arritur unitet kombëtar për çështjen me Bullgarinë, tha sot në fjalimin e tij lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Siç shtoi ai, informacionet që disponon partia tregon se është duke u përgatitur diçka më shumë sesa, siç tha ai, thjesht ndryshim i Kushtetutës. “Bashkimi kombëtar është një domosdoshmëri sepse informacionet që kam tregojnë se është shumë më tepër se thjesht ndryshim i Kushtetutës së Maqedonisë, me qëllim që në atë Kushtetutë të përfshihet edhe pakica bullgare në Maqedoni. Duke refuzuar mundësinë e bashkimit kombëtar për çështjen me Bullgarinë, Kovaçevski humbet mundësinë që unanimisht të çimentojë…

Lexo më Shumë

Rritja e pagës minimale dhe rritja e mundshme e pensioneve duket se nuk ka asnjë efekt. Të ardhurat më të larta janë ende vetëm një paralajmërim, dhe tashmë janë ngrënë nga çmimet më të larta. Inflacioni është në një nivel rekord, përcjell in7 Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka shpërndarë një fotografi me disaa produkte bazë ushimore e deri te derivatet e naftës sesa janë shtrenjtuar. Taravari bën krahasim se si ka qenë në janar të vitit 2021 me çmimet e janarit të këtij viti: Janar 2021 Janar 2022 Rritja në % Miell 1kg 31,85 den 36,31 den 14%…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, flet për sulmet ndaj saj nga ana e regjimit të Aleksandar Vuçiçit dhe tendencat për ndarjen e Kosovës. Ajo për herë të parë përmend emra konkretë edhe të akterëve ndërkombëtarë, të cilët synojnë copëtimin e Kosovës. Biserko tregon se Vuçiç dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të bsieduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. Biserko tha se në dialogun për Kosovën janë kyçur shumë njerëz…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupi ka arrestuar E.A. nga Turqia për shkak se i njëjti kërkohej me fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli i Gjermanisë, transmeton TV21. Ai u arrestua për larje parash, për çfarë është dënuar me 10 vjet burg. “Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar në koordinim me Prokurorinë Publike ndërmerr masa dhe aktivitete për procedurë të mëtutjeshme”, qëndron më tej në njoftim.

Lexo më Shumë

Nga: Ridvan Ismaili Gabimet apo lëshimet teknike nga Regjistrimi i popullsisë së vitit 2002 që nuk do doja t’i shihja të përsëriten gjatë kumtimit të rezultateve në fund të muajit mars 2022 (nga Regjistrimi i fundit 2021): Fshatin që shihni në foto është fshati Gërçec, është njëri ndër fshatrat më të mëdha të komunës së Sarajit. Edhe pse de facto ky fshat ekziston dhe ka mbi 2000 banorë, de jure, sipas Regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 numëronte vetëm 1 banorë të vetëm, edhe atë të përkatësisë maqedone. Më posht po japim të dhëna statistikore të Regjistrimeve të popullsisë për…

Lexo më Shumë

Qeveria e administruar nga pengu Kovaçevski është përfshirë në një skandal për emërimin e konsujve në Nju Jork dhe Çikago, thonë nga VMRO-DPMNE. Ata shtojnë se pasi disa media në bazë të burimeve qeveritare konfirmuan se Qeveria në një seancë të mbyllur ka emëruar prezantuesen televizive Besmira Ejupi si konsull të përgjithshëm në Nju Jork dhe Petrit Musliun për konsull të përgjithshëm në Çikago, qeveria e mohon në mënyrë të ngathët. Ndryshe, thekson partia opozitare, mohimi është i pjesshëm, gjegjësisht i referohet vetëm zgjedhjes së Besmira Ejupit, e jo Petrit Musliut, djalit të analistit pro qeveritar Albert Musliu. Kjo, sipas…

Lexo më Shumë

Natën në mes 25 dhe 26 shkurtit të vitit 1999 kishin arritur të dëbuarit e parë nga Kosova në fshatin Jazhincë të Tetovës. Të lodhur, të rraskapitur, pa ushqim e veshmbathje, fëmijë dhe pleq ishin të parët të cilët kishin shkelur në territorin e Maqedonisë së atëhershme në fshatin kufitar Jazhincë. Banorët e këtij fshati në atë kohë, ishin organizuar për të pritur vëllezërit e tyre kosovarë. Disa prej tyre, 23 vite më pas rikujtojnë ato momente të tmerrshme. Sabedin Bajrami, në atë kohë ishte edhe anëtarë i shtabit të krizës në fshatin Jazhincë. Thotë, se të dëbuarit e parë…

Lexo më Shumë

Procedura parahetimore për shpërthimin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, tregon elemente të ndjekjes penale, mëson Alsat nga burimet brenda Prokurorisë. Ky informacion nga Prokuroria nuk konfirmohet zyrtarisht. Sipas informacioneve të Alsat, pjesa më e madhe e provave të mbledhura tashmë janë analizuar dhe duhet t’i paraqiten Komisionit në Prokurorinë Publike, i cili duhet të vendosë se çfarë epilogu ligjor do të ketë zjarri në spitalin modular. “Prokurorët publikë pas vërtetimit të plotë të fakteve të rastit do të marrin vendim cili do t’i raportohet menjëherë opinionit”, thonw nga Prokuroria Publike. Pesë prokurorët nga Tetova dhe Shkupi provat për…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme informon se sot (18.02.2022) zyrtarë policorë të Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë nga Departamenti i Policisë Kriminale në SPB Manastir e kanë arrestuar një person. Bëhet fjalë për M.E. (36) nga Manastiri, tek i cili është gjetur heroinë. “Personit i hiqet liria. Është njoftuar Prokuroria Publike Manastir dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të agjendës së tij për takime bilaterale në margjinat e Konferencës së sigurisë në Mynih, sot u takua me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kirijakos Micotakis. “Në takim u shpreh kënaqësia e të dyja palëve për forcimin e vazhdueshëm të dialogut politik në vitet e fundit, pasuar me vizita dhe takime të nivelit të lartë që kontribuan në intensifikimin e mëtejshëm të dinamikës dhe ndërtimin e besimit mes dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Interesin e përbashkët për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella të dy ministrat e njohin…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski ka vizituar sot në Tetovë kryetarin e Komunës Bilall Kasami, njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Besa. Mickoski tha se me Kasamin kanë folur për bashkërendimin e opozitës për të larguar pushtetin aktual, i cili sipas tij nuk do të largohet vetë. Madje sipas Mickoskit, VMRO DPMNE ka plan konkret se si do ta detyrojë pushtetin të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, plan të cilin nuk deshi ta bëjë publik. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË “Është normale se këta nuk do të largohen. Është normale se do të dëshirojnë deri në momentin e…

Lexo më Shumë

Faturat tejet e larta të rrymës i detyroi disa qytetarë të dalin në protestë para EVN-së në Aerodrom dhe ta shprehin revoltën e tyre. Marrin fatura më të larta se të ardhurat mujore, madje edhe konsumatorët që nuk ngrohen me rrymë. “Sot dola në protestë, sepse mora faturë prej 39.000 denarëve. Për muajin dhjetor fatura ishte 34.000. Le të më tregojë kryeministri si ta paguaj faturën për rrymë kur marr pagë minimale prej 18.000 denarëve? Le të më tregojë dhe do ta paguaj”. “Jetoj vetëm dhe me pension prej 14.000 denarëve, kurse rryma më erdhi 7.000 denarë që nuk është…

Lexo më Shumë