Institucionet, kompanitë, firmat, odat ekonomike dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut së fundmi kanë nisur aksionin për mbledhjen e ndihmave humanitare për popullin e Ukrainës. Deri më tani, mjetet e mbledhura nga Kryqi i Kuq për të ndihmuar Ukrainën kanë arritur në mbi 2 milionë e 700 mijë denarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryqi i Kuq nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi për një koordinim më efektiv dje në një ngjarje humanitare për mbledhjen e ndihmave për Ukrainën. Në ngjarjeu theksua se çdo ndihmë është e mirëseardhur, por prioritet është grumbullimi i produkteve higjienike, ushqimeve, ujit, mjeteve mjekësore dhe ndihmës…
Author: Jeta almakos
Në lidhje me masën me të cilën hiqet TVSh-ja për produktet bazë ushqimore, janë deklaruar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Nga atje thonë se me masat e Qeverisë së udhëhequr nga ata, mbrohen qytetarët nga rritja shok e çmimeve, transmeton TV21. Premtojnë se do të vazhdojnë me realizimin e masave dhe politikave që e mbrojnë standardin e qytetarëve. “Çmimet e produkteve ushqimore bazë mbeten stabile. Me masa në kohë i mbrojmë qytetarë nga çmimet shok të ushqimeve bazike. LSDM vazhdon me realizimin e masave dhe politikave që e mbrojnë standardin e qytetarëve dhe sigurojnë stabilitet ekonomik”, qëndron në kumtesën e…
Nga sot tërësisht hiqet Tatimi i Vlerës së Shtuar për produktet bazë ushqimore i cili ditë më parë u miratua në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo masë dhe 25 masa të tjera, pjesë të pakos anti-Krizës peshon 400 milionë euro. Kjo nënkupton se të gjithë maketet që shesin bukë, miell, qumësht, sheqer, vaj, mish dhe prodhime të tjera ushqimore si oriz dhe vezë nga sot do të jepen me fatura fiskale që do të kenë 0 TVSh, transmeton TV21.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetet sociale ka shkruar: “A u përkthy raporti gjerman për vrasjen e 14 tetovarëve në spitalin modular?!”. Taravari kërkon përgjigje mbi raportin gjerman që duhej të konstatonte shkaqet e djegies së kovid-spitalit modular në Tetovë, ku me më 8 shtator të vitit 2021 nga flakët që përfshinë spitalin, jetën humbën 14 pacientë, kurse 12 të tjerë mbetën të lënduar. Në lidhje me: Djegia e spitalit modular në Tetovë, raporti gjerman në duart e prokurorëve vendas Ndryshe, nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë në janar të këtij viti konfirmuan se raporti…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se çmimin e naftës dhe derivateve të naftës e përcakton KRE, i cili është Komision i pavarur i energjetikës dhe i cili çmimin e përcakton në bazë të metodologjisë së përcaktuar. “Në lidhje me çmimin e naftës dhe derivateve të naftës ne jemi dëshmitarë se për shkak të vendimeve që i kemi marrë lidhur me uljen graduale të akcizës dhe uljen e TVSH-së në rajon, kemi çmim më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës, kudo që të shkoni nuk do të gjeni çmim më të lirë dhe kjo për shkak të vendimit të shpejtë…
Zëvednëskryeministrja, Sllavica Gërkovska në emisionin Top Tema në TV Telma bëri të ditur se sot kanë pasur takim me Agjencinë për qasje në infromacione të karakterit publik. Ajo u shpreh e kënaqur që qeveria qëndron e para tek instituconet sa i përket transparencës dhe se shpreson se kjo do të vazhdojë kështu. Sa i përket furnizimeve që i ka kryer Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta e që ka shërbyer qeverisë, kuvendit dhe presidentit, ajo vlerësoi se të dhënat janë publike dhe mund të shihen shpenzimet. Sipas saj, sa i përket shpenzimit të parave publike, më e rëndësishme…
Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë të RMV-së njofton se janë në komunikim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës lidhur me kërkesat e tyre për harmonizimin e pagave në arsim, bazuar në rritjen e pagës minimale, por deri tani nuk ka asgjë konkrete, transmeton Portalb.mk. Nga atje thonë se edhe pse në negociatat me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është rënë dakord që rezultatet e negociatave të përfundojnë dhe të prezantohen më së voni deri më 15 mars, por kjo nuk ka ndodhur. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Ministrinë e Financave dhe presim që sot (16…
Të gjitha shitoret që shesin bukë, miell 400, qumështi me yndurë prej 2%, 3.2% dhe 3.5%, sheqer, vaji lulediellit, mish dhe prodhime të mishit, oriz dhe vezë nga nesër do të duhet të heqin TVSH-në nga llogaritë fiskale. Siç njoftojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, kjo do të thotë se të gjitha shitoret që shesin këto prodhime, në llogaritë fiskale te TVSH-ja duhet të vendosin shenjën me shkronjën “G”, me çka lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar. “Obligimi ligjor del nga Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vlerë të shtuar me çka zgjerohet lirimi nga TVSH-ja…
Nikita dy vjeç e gjysmë dhe Andreji pesë vjeç, fëmijët e parë nga Ukraina që erdhën në vend me prindërit e tyre dy javë më parë, nuk mund të regjistrohen në një çerdhe në Ohër, shkruan Alsat. Autoritetet lokale nuk dinë si të veprojnë, sepse nuk kanë pasur udhëzime nga ministritë kompetente, edhe pse babai i tyre është shtetas maqedonas, i cili është shpërngulur në qytetin Harkov të Ukrainës, gjashtë vjet më parë. “Kemi hasur në një problem, sepse nuk kemi dëshmi se jemi të vaksinuar. U thashë se janë të vaksinuar, por ai karton nga mbeti në klinikën e…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “10 minuta” në TV21 paralajmëroi ulje të çmimit të dizelit për 5 denarë. “Sonte presim ulje shtesë, duke marrë parasysh kuotimet e pesë ditëve të fundit dhe me shumë gjasa ulja, sipas analizave të bëra në sektorin e energjisë në Ministrinë e Ekonomisë duhet të jetë mbi 5 denarë për naftën”, tha Bekteshi. Ai thotë se vendimin përfundimtar e merr Komisioni Rregullator i Energjetikës. “Sipas llogaritjeve tona presim që ulja në pjesën e dizelit të jetë mbi 5 denarë, por sigurisht që do të jetë vendim i KReE-së, që është institucion i pavarur”,…
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka komentuar sjelljen e dekretit qeveritar për zbatimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë. “Uroj që ky dekret të mos ketë fatin e ligjit për gjuhët. Siç e dini ligji thotë që afati maksimal për implementimin e tij është 2019. Ligj ishte sjell në mars 2018. Në ligj ishin paraparë afate, afati i parë 6 mujor që parashihte ndërrimin e tabelave. Afati i dytë ishte maksimum një vjet që parashihte implementimin e plotë duke përfshirë uniformat e policisë”, theksoi Sela. Sipas tij, realisht dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesën tre vjeçare, përcjell INA.…
Në një rrëfim për Kanal10, dy refugjatet ukrainase të strehuara në njërin prej hoteleve të shqiptarit, Nazmi Aruqi në Gjermani kanë treguar se si arritën të largohen nga qyteti i tyre. Dy gratë refugjate tregojnë po ashtu se si vendosën bashkë me fëmijët e tyre të braktisin familjet e tyre në Ukrainë dhe të marrin rrugën, fillimisht pa e ditur se ku dotë shkonin. /Kanal10 VIDEO:

