Author: Jeta almakos

Shtete të shumta kanë zgjedhur të veshin objekte të ndryshme me ngjyrat e flamurit të Kosovës në nder të përvjetorit të 14-të të pavarësisë së saj. Ndër to është Katari. Koha ka siguruar disa pamje ku shihen Kullat Binjake Aljaber në Lusail të këtij shteti janë mbuluar me ngjyrat kaltër e verdhë. Përveç këtij shteti, edhe vendi mik i Kosovës, Kroacia, ka nderuar shtetin duke paraqitur pamjet e flamurit të Kosovës në qendër të Zagrebit. Ngjyrat kaltër, verdhë e bardhë, kanë formësuar flamurin kosovar në fontanën e kryeqytetit kroat.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 22 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar edhe 1,117 raste të reja, nga testimi i 3,513 të dyshuarve për koronavirus. Aktualisht në Maqedoni të Veriut janë 8,821 raste aktive.

Lexo më Shumë

Nga grupu Lev Tahor për TV 24 thonë se po i mbajnë në hotel dhe ku policët i sjellin rregullat. Ata theksojnë se ka disa grupe të policëve dhe se marrin mesazhe, urdhra se si në rrugët duhet të dallim dhe vetëm kur është e domosdoshme, por këtë, sipas Lev Tahor, mund ta bëjnë vetëm gratë dhe jo burat. “Nuk duhet të takohemi me persona nga jashtë, posaçërisht jo me mediat dhe nuk duhet gazetarët në hotel të flasin me ne. Gjithashtu nuk mund të ecim nëpër lobi dhe të lejojmë të tjerët të na shohin. Mund të qëndrojmë vetëm…

Lexo më Shumë

Me homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini dhe te varri i themeluesit e Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, Universiteti i Tetovës i filloi sot aktivitetet për shënimin e 27-vjetorit të ligjëratave të para. Më 17 shkurt 1995, në fshatin Poroj të Tetovës, profesorët dhe studentët shqiptarë i filluan ligjëratat e para në gjuhën shqipe. Andaj, drejtuesit e Universitetit të Tetovës, bashkë me studentët, profesorët, por dhe qytetarë të tjerë, gjatë ditës së sotme e kanë vizituar Muzeun historik të UT-së në fshatin Poroj, ku për së afërmi e kanë parë origjinalitetin e…

Lexo më Shumë

Propozim-ndryshimet e Ligjit për pagë minimale kaluan në Komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale. Me propozim zgjidhjen ligjore, sipas ministres për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska po realizohet premtimi i dhënë dhe po përmirësohet standardi jetësor i punëtorëve. Të gjitha këto zgjidhje janë në interes të mbrojtjes së buxhetit familjar të secilës familje dhe përmirësimin e statusit ekonomik të punëtorit. Sigurojmë model të përshtatshëm të harmonizimit të lartësisë së pagës minimale si dhe rritjen e të njëjtës, nga marsi i këtij viti. Rritja e pagës minimale e imponoj nevojën edhe për sigurim e nivelit të caktuar të mbështetjes…

Lexo më Shumë

Një 9-vjeçare ka vdekur në një nga klinikat e QKUK-së, rrethanat e së cilës po hetohen nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në një nga klinikat e QKUK–së në Prishtinë. “Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën”, thuhet në njoftim. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. “Megjithë dyshimet e ngritura, në koordinim…

Lexo më Shumë

Gjendja socio-ekonomike nuk është arsyeja kryesore pse të rinjtë largohen nga vendi, tha në emisionin “Magazina Ekonoimike” kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Sipas tij, shkaku kryesor i largimit të të rinjve është sistemi i parregulluar. “Njerëzit nuk largohen jashtë vendit vetëm për shkak të gjendjes sociale dhe ekonomike. Ata largohen sepse nuk duan të jetojnë në një sistem të parregulluar. Nuk duan të shohin sesi më shumë se 20 vjet shkon njëra dhe vjen tjetra parti, pavarësisht cila parti është në Qeveri, dhe qytetarët e shohin këtë dhe thjeshtë kuptojnë që elita politike që sundon, manipulon me ta…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovës, sot, rreth orës 17:30 kanë arrestuar 59-vjeçarin B.E. nga fshati Gjergjevisht. “Arrestimi është bërë pas marrjes së denoncimit se para saj, në fshatin Gjergjevisht ka sulmuar 23-vjeçarin, N.A.(gazetar) në Kalisht të Gostivarit dhe në dorë ka pasur sëpatë me të cilën e ka kërcënuar”. qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Kuvendi me 59 vota “pro”, asnjë kundër dhe abstenim, e miratoi Vendimin me të cilin aprovohet vazhdimi i afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në Qytetin e Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje, mundësisë për përdorimin e lëndëve alternative djegëse dhe kushteve në tregun e energjisë për ngrohje, në kuadër të seancës së 63-të. Gjendja e krizës do të zgjasë deri më 30 prill të vitit 2022. Qeveria, konkretisht Elektranat Maqedonisë së Veriut, duhet të marrin obligimin për furnizim me energji ngrohëse kundrejt BEG si furnizues në kushtet kur çmimi i energjisë është rritur për 40…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë, nëse zgjidhje që mund të arrihet do të dëmtojë interesat kombëtar dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar të mërkurën, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Ai ka kërkuar nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, që të miratojë në Kuvend një rezolute për mbrojtjen e figurës dhe të identitetit të heroit kombëtar të maqedonasve, Goce Dellçev. Kryetari i VMRO-së tha se dyshon që në bisedimet me palën bullgare, pala maqedonase, do të heqë dorë nga prejardhja maqedonase e Dellçevit, por edhe nga identiteti dhe…

Lexo më Shumë

Studentët nga qyteti i Kumanovës të cilët studiojnë në Shkup kanë ngritur peticion online për uljen e çmimit të biletave të autobusëve ndër-urban. Iniciativa e tyre erdhi pas shtrenjtimit të biletave që ndodhi ditëve të fundit për 30 denarë. Studenti nga Kumanova Abedin Ismaili, në profilin e tij zyrtar, në rrjetin social facebook ka shkruar se kjo është iniciativë që ka ardhur si revolt pas shtrenjtimit të çmimit të biletave të auobusëve. “Të dashur kolegë studentë nga Komuna e Kumanovës dhe Likovës, ju bëjmë thirrje që të ndani pak minuta nga koha juaj e vlefshme, të plotësoni këtë peticion. Qëllimi…

Lexo më Shumë

Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket konfliktit në ruso-ukrainas. Nga Nju Jorku ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Edi Rama tha se zgjidhjen e këtij konflikti e sheh vetëm te dialogu, raporton Klan. “Unë besoj që çdo mundësi, çdo rast, çdo shans për komunikim, për dialog, për bisedime, duhet shfrytëzuar maksimalisht. Kështu që ne jemi këtu për të bërë tonën, por ne e thashë, nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë dhe ne jemi të pozicionuar shumë qartë dhe pa asnjë ekuivok…

Lexo më Shumë