Author: Jeta almakos

Tanket ruse hynë në errësirë në Ukrainën lindore pa gdhirë dita e martë, duke pretenduar se janë në një mision paqeruajtës dhe me qëllimin për të mbrojtur dy republikat e vetëshpallura, të cilave Moska u dha formë tetë vite më parë dhe që tashmë i njohu si shtete të pavarura. Por, pas një fjalimi luftarak që zgjati 56 minuta, gjatë të cilit udhëheqësi rus mohoi edhe vetë ekzistencën e një vendi të quajtur Ukrainë, pak njerëz në Kiev kishin ndonjë dyshim se autokolonat e tankeve herët apo vonë do të shkojnë përtej rajonit Donbas të Ukrainës dhe se vendimi i…

Lexo më Shumë

Thellimi i krizës në Ukrainë mund të ketë ndikim në tregjet ndërkombëtare, gjë që mund të ketë ndikim edhe në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë zyrtarët dhe njohësit në Shkup. Ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Besimi, tha se përshkallëzimi i krizës në Ukrainë, pasi Rusia njohu dy rajonet lindore Luhanskun dhe Donjeskun si entitete të pavarura, mund të ketë ndikim veçmas në fushën e energjisë. “Varet nga ndikimi mbi tregjet në Evropë në fushën e energjisë, i cili tashmë është ndierë. Mund të jetë më keq nëse ndodh diçka, nëse situata përshkallëzohet dhe çmimet rriten. Përshkallëzimi tjetër mund të…

Lexo më Shumë

13 produkte ushqimore bazë nga 1 marsi do të pësojnë ulje të çmimit, paralajmëron Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Të ketë ulje çmimesh e nëse nuk ka do të përforcohen kontrollet”, tha Bekteshi. Qeveria me rekomandim të Ministrisë së Ekonomisë ka marrë vendim për vendosjen e marzhave për import të disa produkteve ushqimore me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë. “Përcaktohet marzh më i lartë tregtar deri në 5 për qind të çmimit të shitjes të përllogaritur në tregtinë me shumicë, respektivisht deri në 10 për qind të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë, si…

Lexo më Shumë

Nuk vonoi shumë që frika se përshkallëzimi i krizës mes Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë ndërprerje apo çrregullime të furnizimit, të ndikonte mbi çmimin e naftës dhe gazit. Kuotimi i tyre është në rritje e gjatë ditës së sotme, çmimi i naftës së papërpunuar Brent, pika ndërkombëtare e referimit, mbërriti  99.38 dollarë për fuçi – niveli më i lartë në shtatë vjet. Luhatjet erdhën menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin, njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si entitete të pavarura. Paskësaj, Putini urdhëroi dhe vendosjen e trupave ruse atje. Disa vende perëndimore kanë kërcënuar me…

Lexo më Shumë

Rusia ka marrë një vendim për të evakuuar stafin e saj diplomatik nga Ukraina, tha të martën Ministria e Jashtme ruse. Pak para se t’i lëshojnë zyrat, punëtorët e diplomacisë ruse janë filmuar duke djegur dokumente, megjithatë pamjet nuk janë të konfirmuara. Për evakuimin e stafit rus diplomatik nga Ukraina ka raportuar Reuters. “Prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe punonjësit e Ambasadës dhe Konsullatave të Përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneve ruse në Ukrainë, gjë që do të zbatohet në të ardhmen shumë të…

Lexo më Shumë

Rusia tha më 22 shkurt se shumë shpejt do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina “për të mbrojtur jetën e tyre”, pasi ligjvënësit rusë miratuan kërkesën e presidentit Vladimir Putin, që të përdorë forcën ushtarake jashtë vendit. “Për të mbrojtur jetën e diplomatëve, udhëheqja ruse ka vendosur që të evakuojë personelin e misioneve të huaja ruse në Ukrainë, vendim që do të zbatohet shumë shpejt”, tha Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate. Ministria ruse tha e diplomatët kanë pranuar kërcënime dhe se ambasada dhe konsullata ruse kanë qenë “nën sulme të vazhdueshme”. “Ukraina është zhytur thellë në kaos”, tha…

Lexo më Shumë

Hakerët grek kanë shprehen se po godasin bankat në Maqedoninë e Veriut. Para pak çastesh, në Twitter hakerët u shprehën se kanë sulmuar një bankë dhe po ashtu nuk janë të qasshme në ueb-faqe edhe disa banka tjera, ndërsa për bankat ende nuk kanë shkruar nga “Powerful Greek Army”. Ende nuk ka infromacione zytare në lidhje me këto sulme hakerësh. Kujtojmë se më herët “Powerful Greek Army” thanë se kanë arritur të hynë sistemin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lexo më Shumë

Një serb në një fshat të Obiliqit është arrestuar nga Policia e Kosovës, meqë dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri, e cila mësohet të jetë e tipit kallash. I njëjti, siç merr vesh Klan Kosova, një ditë më parë, pati publikuar edhe një fotografi, i shoqëruar nga një person tjetër, duke shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar forcat ruse në ndërhyrjen e tyre në Ukrainë. Për më shumë detaje ndiqni raportimin më poshtë:

Lexo më Shumë

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë dënuar të hënën, 21 shkurt, vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, si entitete të pavarura. Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se ky vendim përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës, si dhe marrëveshjeve të Minskut që lidhen me lindjen e Ukrainës. “Shqipëria është e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Ukrainë, dhe tashmë kanë filluar të marrin hapa konkret për të neutralizuar situatën. ShBA i janë drejtuar Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, përcjell lajmi.net. Ata kanë kërkuar që Këshilli të mblidhet me urgjencë, për të diskutuar rreth situatës së krijuar në Ukrainë. Një kërkesë të tillë pak minuta më parë përmes Twitter ka bërë edhe ministri i punëve të jashtme të Ukrainës. Rusia po dërgon ushtrinë në zonat që sot vet-shpallen pavarësinë e tyre, brenda territoreve të Ukrainës dhe u njohën nga Moska zyrtare. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Këshilli i Ambasadorëve thekson se është koha e fundit, presidenti i shtetit, partitë e përfaqësuara në Kuvend, Qeveri dhe MPJ në bashkëpunim me institucione dhe organizata shkencore, profesionale dhe ekonomike, ish presidentët dhe personalitete të njohura në vend të krijojnë dhe miratojnë vizion, mision dhe strategji për zbatimin e politikës së jashtme të vendit. Krahas kësaj, theksojnë nga Këshilli duhet të caktojnë nivel të transparencës në procesin e negocimit, miratimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve multilaterale dhe bilaterale që prekin çështjet e identitetit (komb, etni, gjuhë, literaturë, kulturë dhe histori) të popullit maqedonas dhe tjerë në vend si dhe të angazhohen…

Lexo më Shumë

Rusia ka nisur pushtimin e një pjesë të Ukrainës. Dy zonat e territorit të Ukrainës, që më herët gjatë ditës kanë shpallur pavarësinë e tyre dhe janë njohur nga Rusia, tanimë do të kontrollohen nga ushtria ruse. Forcat e armatosura të Rusisë tashmë kanë marrë rrugën për Donetsk dhe Luhansk, përcjell lajmi.net. Pamje të tankeve ruse duke marshuar drejt zonave të vet-shpallura si të pavarura brenda territorit të Ukrainës janë publikuar në rrjete sociale. Në të njëjtat zona, separatistë pro-rusë kanë zbarkuar nëpër rrugë, duke festuar njohjen e pavarësisë nga Rusia. Veprimet e Rusisë kanë nxitur reagime të bllokut perëndimor.…

Lexo më Shumë