Forcat ukrainase janë fotografuar të shtrira nëpër rrugët e Kievit, pasi kanë zënë pozicione kyçe në qytet, në pritje të mbërritjes së trupave ruse. Beteja për kryeqytetin e Ukrainës nisi që në orët e para të mëngjesit, në periferi të tij, ndërsa sirenat e alarmit për të paralajmëruar sulmet me raketa ranë deri në të gdhirë. Ushtria ruse mendohet se është brenda qytetit, por vendndodhja e saktë nuk dihet ende. Ata besohet se kanë zbritur në Kiev nga Çernobili, pasi arritën të merrnin një ditë më parë centralin bërthamor. Trupa të tjerë besohet se mbërritën nga lindja. Sipas autoriteteve ukrainase,…
Author: Jeta almakos
Deputetë të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kërkuan nga Qeveria që të ndërpresë dialogun teknik me Serbinë dhe të vazhdojë me bisedimet e nivelit të lartë, me qëllim arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Në një seancë parlamentare, të mbajtur të premten, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si kërkues i kësaj seance, tha se çështja e dialogut është interes kombëtar. “Të kalojë në fazën finale dialogu, në marrëveshjen e madhe, me të cilën do të kërkohet njohja reciproke Kosovë-Serbi, në kufijtë ekzistues. Bazuar në tri parimet e dakorduara edhe me negociatorët ndërkombëtarë, pra: integriteti territorial, sovraniteti dhe…
Kjo pasi që forcat ruse nisën pushtimin me tërë arsenalin ushtarak, teksa deri tash raportohet për qindra viktima, shkruan lajmi.net. Një video e jashtëzakonshme është shpërndarë në rrjete sociale, ku shihet se si një ukrainas u del përpara veturave ushtarake ruse dhe tenton që me trupin e tij t’i ndalë ato. Videoja është bërë virale në rrjet. /Lajmi.net/
Drejtoresha e Teatrit Shtetëror në Moskë, Elena Kovalskaya, dha dorëheqjen pas sulmeve ruse në Ukrainë, dhe e quajti Putinin “vrasës”. Elena Kovalskaya la postin e saj nëj ditë më parë, ditën kur presidenti rus filloi sulmet vdekjeprurëse në të gjithë territorin e Ukrainës, për të vijuar edhe të nesërmen. “Është e pamundur të punosh për një vrasës, e të paguhesh prej tij. Në shenjë protestë kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen”, shkroi Kovalskaya në faqen e saj në Facebook. Ajo njoftoi se projektet në Teatrin Shtetëror do t’i çojë deri në fund, në mënyrë vullnetare, pa marrë pagesë…
Ish-Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko është parë me kallashnikov në dorë rrugëve të Ukrainës. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me CNN, ai ka thënë se ukrainasit nuk do të dorëzohen dhe se Putin kurrë nuk do ta marrë Ukrainën. ”Pavarësisht se sa ushtarë i vret, sa raketa i ka, sa armë nukleare i ka, ukrasinasit janë një popull i lirë me një të ardhme evropiane”, deklaroi mes tjerash Poroshenko, i cili e quajti presidentin rus Putin të çmendur.
“Nuk dua të vdes”, është shprehur një fëmijë nga Ukraina, teksa tregon se sot është zgjuar me shpërthimin e një bombe. “Nuk dua të vdes. Dua që të mbarojë sa më shpejt. U zgjova sot me shpërthimin e një bombë, e kuptova që ishte luftë”, thotë fëmija në videon që është publikuar në Twitter nga ‘Bloomberg Quicktake’. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës./21Media
Më shumë tani mbi raportet se forcat ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit. Rreth 200 helikopterë rusë u përfshinë në operacionin në aeroportin, i njohur gjithashtu si Aeroporti Antonov, thotë Ministria Ruse e Mbrojtjes, shkruan BBC, përcjell Bota sot. Ministria pretendoi se 200 trupa nga njësitë speciale të Ukrainës u vranë, duke shtuar se nuk kishte humbje ruse, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti. Nuk kemi dëgjuar ende nga ushtria ukrainase – dhe llogaria ruse nuk është verifikuar. Ministria ruse e Mbrojtjes thotë: “Suksesi i forcës së uljes u sigurua duke shtypur të gjitha sistemet e…
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se sulmet ruse janë zgjeruar në kopshte të fëmijëve dhe jetimore. Ai i ka konsideruar këto sulme si krime lufte dhe shkelje të Statutit të Romës. “Bashkë me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ne jemi duke mbledhur këtë dhe fakte të tjera, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme”, shkruan Kuleba në Twitter. Ndërkohë, Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha më të vështira do jenë orët në vazhdim. Plani i armikut është të çajë përmes me tanke nga Ivankivi në Çernihiv drejt Kievit. Gjatë 24…
Presidenti rus, Vladimir Putin, i është përgjigjur thirrjes së Volodymyr Zelenskyz, homologut të tij ukrainas, për fillimin e negociatave të paqes. Putini ka pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, për të filluar negociatat, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, “RIA”. Negociatat parashihet të zhvillohen me qëllim zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe pezullimin e veprimeve ushtarake. Putin ka zhvilluar sot një telefonatë me presidentin kinez Xi Jinping, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës. “Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata me Ukrainën në një nivel të lartë”, është cituar të ketë thënë Putin, sipas Ministrisë kineze.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit. Ai thotë se 200 helikopterë rusë dhe një forcë uljeje janë përdorur për ta kapur atë. Ai gjithashtu thotë se Kievi është “i bllokuar nga Perëndimi”.
Ankaraja zyrtare ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm mëngjesin e 25 shkurtit, duke limituar lëvizjet e anijeve luftarake ruse në ngushticën e Bosforit dhe Dardaneleve. Kjo ishte një ndër kërkesat konkrete të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndaj homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan. Ky i fundit, e ka plotësuar këtë kërkesë, pasi dënoi ashpër sulmin e Moskës ndaj Ukrainës dhe u rreshtua krah aleatëve të Kievit. Turqia po ashtu është pjesë e aleancës së NATO-s, ku zëri unison është ai i kundërshtimit të agresionit rus dhe retorika mbetet e ashpër ndaj Vladimir Putinit, për veprimet përshkallëzuese që ka…
Gazetarja e BBC në Ukrainë, Olga Malchevska, rrëfen momentet dramatike, kur shtëpia e familjes së saj në Kiev u sulmua nga raketat ruse, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gazetarja shprehet se është zgjuar e tmerruar në orën 03:00, kur blloku i apartamenteve në Kiev ishte bombarduar. Ajo kishte tentuar menjëherë të lidhej me nënën e saj, që jetonte aty, dhe ishte lehtësuar kur kishte marrë një mesazh prej saj. “Nëna ime ishte strehuar dhe për fat nuk ishte në ndërtesën tonë, e cila u bombardua natën. Faleminderit Zotit familja ime ishte mirë. Nuk mund ta besoj atë…