Author: Jeta almakos

BE, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara sapo kanë lëshuar një deklaratë të koordinuar që dënon pushtimin rus. “Ndërsa forcat ruse lëshojnë sulmin e tyre ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, ne jemi të vendosur të vazhdojmë t’i imponojmë Rusisë kosto që do ta izolojnë më tej Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe nga ekonomitë tona”, thuhet në deklaratë. Masat që do të zbatohen në ditët në vijim përfshijnë heqjen e “bankave të zgjedhura ruse nga sistemi i mesazheve Swift”, shkruan BBC. “Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi…

Lexo më Shumë

Sirenat e sulmit ajror kanë nisur në Kiev, ndërsa qyteti po përgatitet për një natë tjetër sulmesh ruse. Një video ku dëgjohen sirenat e sulmit ajror në kryeqytetin ukrainas është publikuar në Twitter. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.

Lexo më Shumë

Mediat raportojnë se Rusia është përjashtuar nga festivali evropian i muzikës së lehtë, Eurovision 2022. Të shpresojmë se Evropa do shkojë edhe një hap tutje dhe do propozojë që bukurosheve ruse t’u ndalohet pjesëmarrja në “Miss Bota”! Dhe përderisa Evropa vazhdon të kërkojë udhë tërthorëse si ta gjunjëzojë Rusinë – por ashtu që të mos dëmtohen interesat e saja dhe të mos pësojë SWIFT sistemi – rrjetet sociale ulërijnë nga debatet shqiptare se çka e dallon Presidentin ukrainas nga burrështetasit tanë si dhe, çka i bënë të ngjashëm kryetarët e kryeqendrave shqiptare me atë të Kievit? Nga do që ta…

Lexo më Shumë

Ukraina po mbyll kufijtë e saj ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi të shtunën në mbrëmje kryeministri ukrainas Denys Shmyhal. Në deklaratën  të postuar në Telegram, Shmyhal tha se vetëm qytetarët e Ukrainës do të mund të kalojnë nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë. Ai nuk tregoi se kur do të hynte në fuqi mbyllja e kufirit.

Lexo më Shumë

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar vrasjen e një gjenerali të famshëm të forcave çeçene që luftojnë për flamurin rus në Ukrainë. “Magomed Tushayev nuk do të kthehet më në shtëpi”, shkruan në Tëitter diplomati. i njohur ukrainas, Olexander Scherba duke iu referuar burimeve ushtarake. Ka të dhëna që gjenerali i besuar i liderit të çeçenëve Ramzan Kadyrov, besnik i Putinit, të jetë vrarë gjatë një prite të kryer sot në mëngjes nga ushtria ukrainase në veri-lindje të vendit. Në Ukrainë janë nisur 10 000 çeçenë të cilët luftojnë krah rusëve kundër ukrainasve. Pjesëmarrja e tyre në këtë luftë lexohet nga ekspertët e…

Lexo më Shumë

Greqia ka thirrur ambasadorin rus në ministrinë e saj të jashtme, pasi u tha se gjashtë shtetas grekë ishin vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse pranë Mariupol në Ukrainë . Ministria e Jashtme greke tha se bombardimi ndodhi në periferi të fshatrave Sartana dhe Bugas dhe një nga të plagosurit ishte një fëmijë, raportoi Reuters. “Vdekja e shtetasve tanë krijon pikëllim dhe zemërim për këtë sulm të papranueshëm rus kundër civilëve,” tha në një deklaratë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Lexo më Shumë

Vlora Ademi është nëna e Dijarit i cili është pjesëmarrës në garat e matematikës për shkollat fillore. Ajo shprehet e shqetësuar sepse interesi i djalit të saj dhe shumë fëmijëve tjerë mund të shuhet për shkak materialeve të cilat janë vetëm në gjuhën maqedonase. Ajo shtoi se 50% të kohës së ushtrimeve ato duhet ta kalojnë duke përkthyer dhe sipas saj ky është një inkluzion tjetër në arsim. “Kjo eksperiencë për Diarin sidoqoftë ishte e bukur ngase e ka pasion matematiken ishte një super sfidë, ngarkesë psikologjike. Hasëm në vështirësi sepse të gjithë materialet fatkeqësisht dhe me keqardhje mund të…

Lexo më Shumë

Birraria Pravda me bazë në Lviv të Ukrainës ka vendosur të prodhojë koktej molotovi në vend të birrave. Ky vendim erdhi pasi Ministria e Mbrotjes së Ukrainës udhëzoi qytetarët që të bëjnë koktej molotovi për t’i rezistuar forcave ruse, shkruan the kyiv indipendent përmes një cicërime në Twitter. “Birraria Pravda me bazë në Lviv kalon në prodhimin e koktejeve molotov. Fabrika e birrës njoftoi planet pasi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës udhëzoi civilët të bënin kokteje molotov për t’i rezistuar forcave pushtuese ruse”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet se si një burrë i moshuar duke u përballur verbalisht me ushtarët rusë në Melitopol të Ukrainës. Ky është rajoni Zaporozhye në Ukrainën veriore. Videoja është publikuar nga gazetari turk Ragip Soylu ndërsa gazetarët e së përditshmes britanike theguardian kanë vlerësuar se pamjet janë autentike. Ndër të tjera, burri thotë se është rus dhe pyet ushtarët rusë se çfarë po kërkojnë në Ukrainë. “Rusët që po sulmojnë Ukrainën janë m… Çfarë po kërkoni këtu? Ne kemi jetën tonë, ju keni tuajën. Unë jam rus dhe jetoj në këtë vend. Ju keni vendin…

Lexo më Shumë

Në Kiev dhe qyetete janë dëgjuar sirenat e alarmit të sulmeve nga ajri dhe rusët kanë filluar ofanzivën e dytë të madhe ndaj kryeqytetit, transmeton Gazeta Metro. Pas dështimit për të marrë Kievin sot në orët e para të mëngjesit, armata ruse do të sulmojë edhe sonte me bombardime të shumta ndaj kryeqytetit dhe po flitet se do të sulmojë edhe një termocentral bërthamor. Raportohet se Rusia ka përgatitur raketat balistike për të sulmuar qytetet kryesore të Ukrainës sonte, në një përpjekje tjetër për t’i pushtuar pikat kyçe të Ukrainës, Kievin, Lvivin, Kharkivin, Mariupolin e Odesën. …

Lexo më Shumë