Author: Jeta almakos

Forcat e Armatosur ukrainase kanë raportuar se po përdorin dronë të Turqisë Bayraktar TB-2. Sipas shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ky dron turk ka shkatërruar një skalion që dërgonte karburant dhe municione për trupat ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: “Një dron Bayraktar TB-2 dhe pilotët e tij shkatërruan një skalion që dërgonte karburant dhe municione për trupat ruse. Besoni në Forcat e Armatosura! Lavdi Ukrainës”.

Lexo më Shumë

Pavarësisht rritjes së përditshme të çmimeve të produkteve ushqimore, të faturave mujore, madje edhe të transportit, Qeveria pohon se për momentin nuk ka ndonjë goditje serioze çmimesh për qytetarët. Autoritetet vlerësojnë se me masën për çmimet e ngrira dhe marzhet e kufizuara, edhe disa çmime janë ulur. Por, qytetarët vërejnë vetëm një trend në rritje A i mbani mend çmimet e tre produkteve, që i keni blerë në nëntor të vitit të kaluar dhe sot? “Djathi 185, tani 235 denarë për kilogram. Kaçkavalli 285 – 335 denarë, fasulja 55 denarë, tani është 65 denarë”, tha një qytetar. “Çdo ditë rriten…

Lexo më Shumë

Si rezultat i rreshjeve të pandërprera të borës, rrugët në lagjen vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit janë të bllokuara. Edhe pse bora ishte paralajmëruar, institucionet lokale nuk kanë reaguar. Deri në mesdite janë lajmëruar dhjetra raste për ndihmë ngaqë siç thonë, rrugët kanë qenë të papastruara, me akull gjë që ka pamundësuar qarkullimin e banorëve dhe vizitorëve në ketë lagje. Deri në mesdite në rrugët kryesore të qendrës për skijim ka kaluar vetëm një kamionetë për pastrim, ndërkaq rruga kryesore Tetovë-Kodra e Diellit vazhdon të jetë e pa pastruar tërësisht nga Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”. Edhe përkundër këtij…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se po dërgojnë rreth 54 milionë dollarë ndihma të reja humanitare në Ukrainë, ndërsa ajo po përballet me pushtimin rus. Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA-ja është e fokusuar në “nevojat urgjente humanitare të Ukrainës, si një pjesë e rëndësishme e përgjigjes sonë ndaj sulmit të paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë”. Kjo ndihmë e re që do të kanalizohet përmes OJQ-ve përfshin “sigurimin e ushqimit, ujit të pijshëm të sigurt, strehimit, kujdesit shëndetësor emergjent, dimërimit dhe mbrojtjes”, tha Blinken në një deklaratë. Blinken tha se ndihma e re…

Lexo më Shumë

Një grua 34-vjeçare tha se e kaloi natën e kaluar në bodrumin e bllokut banesor, bashkë me rreth 35 persona të tjerë. “Ne ishim me fat mbrëmë. Një shpërthim goditi rrugën pranë bllokut tonë, por nuk goditi bllokun tonë. Më vonë morëm vesh se dy këmbësorë ishin vrarë dhe një tjetër u plagos. Vala e shpërthimit ishte aq e fortë saqë më dolën veshët si kur ulet në aeroplan, edhe pse isha ulur në bodrum. Pak para shpërthimit fqinji ynë poshtë në bodrum po udhëzonte dy fëmijët e tyre të vegjël se çfarë të bënin nëse do të kishte një…

Lexo më Shumë

Miliarderi i SpaceX, Elon Musk ka aktivizuar shërbimin e internetit Starlink në Ukrainë pas apelit të Zëvendëskryeministrit Mykhailo Federov që Ukrainës të mos i ndërpritet interneti. “Ndërsa ju përpiqeni të kolonizoni Marsin, Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën! Ndërsa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira, raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas! Ne ju kërkojmë t’i siguroni Ukrainës stacionet Starlink”. Musk u përgjigj 10 orë pas lutjes së Federov dhe siguroi se shërbimi është aktivizuar në Ukrainë. Përgjigjja e Musk shpejt tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të internetit, ekspertëve dhe shumë profileve të larta në Twitter. Biznesmeni amerikan Jeremy Padaëer tha: “Ukrainasit kanë…

Lexo më Shumë

Ukrainasit Që Udhëtuan Për Në Turqi Nëpërmjet Bullgarisë, Thanë Se Kanë Ndjenja Të Përziera Ndërsa Gëzohen Për Shmangien E Rrezikut, Por Pendohen Për Atë Që Duhej Të Largoheshin Nga Shtëpitë E Tyre Familjet ukrainase, siguria e të cilave kërcënohet nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, hyjnë në Turqi përmes pikës kufitare në qytetin Edirne, raporton Anadolu Agency (AA). Ukrainasit që udhëtuan për në Turqi nëpërmjet Bullgarisë, thanë se kanë ndjenja të përziera ndërsa gëzohen për shmangien e rrezikut, por pendohen për atë që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Stanislav Volkav, i cili erdhi në Turqi me vajzën dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka dorëzuar kërkesën kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Zelensky theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të arsyetuar agresionin në Ukrainë, transmeton Telegrafi. “Ukraina ka paraqitur kërkesën kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të jetë përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të arsyetuar agresionin”, ka shkruar presidenti ukrainas. Me këtë Zelensky kërkon një veprim urgjent, që do ta urdhëronte Rusinë të ndërpret aktivitetet e saj ushtarake. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nëna e një fëmije Olena Kurilo, një edukatore kopshti, ishte në banesën e saj në Chuhuev, Ukrainë, kur rusët nisën sulmet. Gruaja ukrainase, e cila u bë simbol i rezistencës, ka dhënë një mesazh për Vladimir Putinin. 52-vjeçarja Olena Kurilo, e cila u fotografua jashtë shtëpisë së saj në Chuhuev e gjakosur, ka treguar se ka ende cifla xhamash të ngulitura në lëkurë dhe sy, e ka frikë për shikimin e saj. Ajo ka një lutje për Putinin, që të ndalojë këtë agresion dhe të vendosë qetësinë në vend. “Pasi Putin bëri deklaratën e tij duke njohur LPR [Republikën Popullore…

Lexo më Shumë

Punonjësit e shërbimit rrugor në Ukrainë janë parë duke bërë çmontimin e tabelave rrugore, të cilat tregojnë emrat e rrugëve. New York Times ka raportuar se kjo gjë po bëhet me qëllim që t’ju vështirësohen punët trupave ruse. Lufta në mes rusëve dhe ukrainasve është duke vazhduar, ku Ukraina është duke u mbështetur me armë edhe nga shtete të tjera. Kurse, deri më tani më shumë se 120,000 njerëz janë larguar nga Ukraina.

Lexo më Shumë

Pas shpalljes së luftës kibernetike, Anonymos ka hakuar faqet e qeverisë ruse dhe gjatë ditës ka kryer disa ka hakuar edhe disa kanale televizive shtëtërore në Rusi, ku janë transmetuar ngjarjet e vërteta nga Ukraina. Në disa raste gjatë ditës, në rrjetet sociale u postuan video të televizioneve në shtëpitë ruse, ku vazhdimisht transmetohej himni kombëtar i Ukrainës në vend të programeve në kanalet ruse, dhe gjatë sulmit të fundit, Anonymous i zëvendësoi himnet me regjistrime të ngjarjeve nga Ukraina, transmeton portal arbresh.info “Kanalet televizive shtetërore ruse janë hakuar nga Anonymous për të transmetuar të vërtetën për atë që po…

Lexo më Shumë

Një shpërthim shumë i madh ka ndodhur në jugperëndim të Kievit pak minuta më parë. CNN raporton se shpërthimi dukej se ishte 20 kilometra, ose rreth 12 milje, nga qendra e kryeqytetit ukrainas. Sipas raportimit, qielli ka mbetur i ndriçuar për disa minuta Qielli i natës u ndez për disa minuta.

Lexo më Shumë