Author: Jeta almakos

Delegacionet ukrainase dhe ruse kanë përfunduar bisedimet, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Anton Gerashchenko. “Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar”, shkroi Gerashchenko në kanalin e tij në Telegram. Në të njëjtën kohë, mediat ruse raportojnë se bisedimet po vazhdojnë. “Ka pasur një përfolje publike se bisedimet kanë mbaruar. Por ne jemi këtu, nuk dimë asgjë për këtë që thuhet se po ndodh”, tha një korrespondent në vendin e bisedimeve. Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare nëse ka pasur ndonjë lloj marrëveshjeje mes dy palëve. Kërkesat kryesore të palës ukrainase janë tërheqja e trupave ruse nga Ukraina dhe…

Lexo më Shumë

Furnizimet me oksigjen, për të trajtuar pacientët e sëmurë me COVID-19 dhe sëmundje të tjera kritike, janë duke u pakësuar në Ukrainë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitale, çfarë do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme, njofton BBC. Ukraina është nën pushtimin e plotë të Rusisë qysh më 24 shkurt. Sipas monitoruesve të OKB-së, gati 100 civilë janë vrarë në luftime. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë, shifrat e viktimave janë shumë më të larta. OBSH-ja tha se po punon…

Lexo më Shumë

Ushtarët ukrainas që ishin vendosur për të mbrojtur ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi, për të cilët u hamendësua fillimisht se ishin vrarë, janë “shëndosh e mirë”. Përmes një deklarate për mediat, lajmi u konfirmua nga Marina e Ukrainës dhe sipas të cilës ushtarët që ndodhen në ishull arritën të zmbrapsin dy sulme të forcave ruse, por në fund u detyruan të dorëzoheshin “për shkak të mungesës së municioneve”. Nga deklarata mësohet se forcat ruse kanë shkatërruar plotësisht infrastrukturën e ishujve, si fenerë, kulla dhe antena. Në fundjavë, Shërbimi i Rojes Kufitare i Ukrainës, tha se kishte marrë informacion…

Lexo më Shumë

Rusia ka marrë vendim ta mbyllë hapësirën ajrore për 36 shtete, në mesin e tyre është edhe Shqipëria. Disa nga shtetet që nuk do të mund të fluturojnë drejt Rusisë janë Britania e Madhe, Spanja, Italia, Kanada, Norvegjia, e të tjera, raportojnë mediat ndërkombëtare. Një vendim të tillë e kanë marrë edhe një pjesë e shteteve perëndimore ndaj Rusisë të dielën. Ndalimi i fluturimeve vjen pas vendosjes së sanksioneve ndaj shtetit rus, pas sulmeve në Ukrainë.

Lexo më Shumë

Me lotësh, një grua nga Ukraina ka treguar tmerrin që ka përjetuar kur iu desh të largohej nga Ukraina me foshnjën e saj 10 muajshe në krah, pas pushtimit rus. Liza Grach, e cila duhej të linte burrin e saj pas, tha se ajo e mori vendimin që fëmija i saj të mund të ishte e sigurt. “Ishte e tmerrshme, por unë isha me fat. Mendoj se isha me fat sepse ne morëm vendimin shumë shpejt për t’u larguar. Kisha pak kohë për të ardhur në kufi, por nuk prisnim që lufta të fillonte aq shpejt. Mëngjesin e 25 shkurtit…

Lexo më Shumë

Një video prekëse e një djali të vogël ka bërë xhiron e rrjetit. Në të shfaqet një djalë rreth moshës 10 vjeç i cili tregon se si e humbi babain e tij në Kiev. Mes lotësh ai tregon vështirësitë që ka hasur në këtë udhëtim si lodhjen fizike, frikën dhe humbjen e babait të tij. “Babi do të ndihmojë heronjtë tanë, do të luftojë sërish me ta….Ne kemi ecur për rreth tre orë dhe ti na shpëtove. Mendova se do të ecnim për dy ose tre ditë. Mendova se do të ecnim gjithë ditën, por ti na ndihmove”- dëgjohet të…

Lexo më Shumë

Disa webfaqe të mediave ruse janë hakuar dhe po shfaqin mesazhe kundër luftës. “Të dashur qytetarë. Ne ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik”, thuhet në një mesazh të shkruar në rusisht në faqet e internetit Forbes Russia, Fontanka, Takie Dela.Pse na duhet kjo? Për ta futur Putinin në tekste shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!”, thuhet në një mesazh tjetër. “Ky mesazh do të fshihet dhe disa prej nesh do të shkarkohen apo edhe burgosen. Por ne…

Lexo më Shumë

Ish-bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, sot kanë marrë dënime me burg për rastin “Titanik”, edhe pse paraprakisht e kanë pranuar fajin. Konkretisht, Gordana Jankulloska u dënua sot me 2 vjet e gjashtë muaj burg, Mile Janakieski me 4 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa Munir Pepiç dhe Kosta Mitrovski me nga 3 vjet burg, përcjell Telegrafi Maqedoni. Martin Protugjer u dënua me dy vjet burgim me kusht, ndërsa të njëjtin dënim e morën Biljana Brishkoska Boshkovski, Kiro Todorovski dhe Katerina Velovska. Për të tjerët vazhdon gjykimi në fazën e procedurës së provave. Në këtë rast akuzohen 21…

Lexo më Shumë

Enver Robelli Është e pabesueshme sa politikanë i ka blerë Kremlini në Europë (austriakë, gjermanë, francezë). Lexoni në vijim disa informata ekskluzive: – Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder është lobisti më i madh i Vladimir Putinit në Europë, paguhet nga firmat ruse të gazit. Përkundër presionit publik Schröder ende nuk ka dhënë dorëheqje nga mandatet e tij ruse. – Në shërbim të Rusisë është edhe ish-ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl. Para një viti ajo u shpërblye me postin e anëtares së bordit të ndërmarrjes shtetërore ruse të naftës Rosneft. Kneissl, e cila ka qenë dikur gazetare, shfaqet shpesh edhe…

Lexo më Shumë

Teksa qytetarët ukrainas filmojnë momentet e luftës, ata kanë pasqyruar situatën në shumë aspekte, ku nuk mungojnë as gafat e ushtarëve rusë. Ukrainasit i kanë marrë rusëve një tank, që më pas e kanë transportuar me traktor. Sot, në ditën e katërt të pushtimit rus në Ukrainë, dy ushtarë rus u bënë viral në rrjet, pasi gafës që bënë. Pasi mjeteve u mbaroi karburanti, ata shkuan për të kërkuar naftë në zyrat e policisë në Shevchenkove të Kharkivit. Mendonin se policia lokale në këtë qytet lindor të Ukrainës kontrollohej prej rusëve. Në fakt informacionin e kishin gabim. Posta e policisë…

Lexo më Shumë

“Mami, më largo nga këtu! Ne po vrasim civilë”. Të huajt rusë kanë treguar historinë e pritjes “së nxehtë” nga ukrainasit. Këto janë fjalët e pushtuesve rusë, që janë zënë rob në Ukrainë. Rojet nga Volgogradi janë penduar për faktin që shkuan në tokën e Ukrainës me luftë. Nga pamjet e publikuara ata dëgjohen duke kërkuar të kthehen në shtëpitë e tyre. Ndryshe, deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Solomiia Bobrovska ka thënë për T7 se janë duke u përpjekur të shmangin të shtënat ndaj civilëve, teksa shtoi se nuk mund ta thotë numrin e fundit të viktimave. “Nuk kemi informatat e…

Lexo më Shumë