Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se 498 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, përcjell The Guardian. Ministria ruse tha se 1,597 rusë janë plagosur deri më tani, sipas raporteve të mediave ruse. Kjo është hera e parë që Moska publikon të dhënat e saj për të vrarët gjatë pushtimit. Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se më shumë se 2,870 ushtarë dhe “nacionalistë” ukrainas janë vrarë dhe rreth 3,700 janë plagosur, sipas Interfax. The Guardian nuk ka mundur t’i verifikojë shifrat ruse. Edhe CNN raportoi…
Author: Jeta almakos
Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) në një prononcim për Euronews Albania ka folur për nisën “Open Balkan” (Ballkani i Hapur) tha se është Kali i Trojës i Putinit në rajon, përcjell in7 Fetai theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të tërhiqen nga kjo nismë e dëmshme një ditë e më parë. “Unë besoj që me këto zhvillime të ditëve të fundit nisma Open Balkan është e vdekur. Është më se e qartë se pjesëmarrja e Shqipërisë dhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një nismë të tillë me Republikën e Serbisë në një far mënyre paraqet…
“Devolli Corporation” i është përgjigjur menjëherë ftesës publike bërë nga kryeministri Albin Kurti, për të kontribuar në Fondin e Sigurisë, duke zotuar shumën prej 500 mijë eurosh. Aksioneri Shkëlqim Devolli ka thënë se e vlerëson lart angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të siguruar mjete shtesë për të rritur sigurinë shtetërore. “Është një hap i duhur dhe ne duam ta shprehim mbështetjen tonë që në ditën e parë, duke vlerësuar se secilit prej nesh i takon të kontribuojë në sigurinë e atdheut tonë, kur atdheu na thërret. Kompanitë e ‘Devolli Corporation’ do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit…
Disa ushtarë rusë të kapur nga forcat ukrainase, kanë deklaruar se janë dërguar në Ukrainë pa dijeninë e tyre. Ata u shprehën se nuk e kishin idenë që po dërgoheshin për të pushtuar Ukrainën. Nëpërmjet një videoje ata shfaqen teksa rrëfejnë se autoritetet ruse i detyruan që të vrasin ata njerëz që mbrojnë territorin e tyre. “Kjo nuk është lufta jonë. Na sollën pa dijeninë tone. Ata na thanë që do të ktheheshim në vendin tonë.” Nga ana tjetër 2 mijë civilë janë vrarë deri më tani nga sulmet e njëpasnjëshme ruse, sipas autoriteteve të vendit, shkruan BBC.
Ndërsa sulmi rus i Ukrainës arriti në ditën e tij të shtatë, artistë dhe grafistë në Gjermani dhe Lituani gjetën një mënyrë për të treguar mbështetjen e tyre. 70 artistë gjermanë morën 3 ton bojë mbi një strukturë që ishte planifikuar për prishje dhe mbuluan shtrirjen 300 metra të gjatë të urës me një mesazh për Ukrainën: “Le të ndërtojmë ura”. E gjithë kjo nismë bëhet që mesazhi të arrijë tek njerëzit në Ukrainë, në mënyrë që ata të dinë se pjesa tjeter e botës mendojnë dhe janë të përfshirë në atë që po u ndodh atyre. Nisma Luedenscheid pikturoi…
Një pamje e rëndë është publikuar së fundi në rrjetet sociale gjatë luftës në Ukrainë. Një qytetar ishte duke regjistruar një video në momentin që një raketë goditi një ndërtesë banimi. Në ato momente qytetari tronditet teksa mbi të nisin të bien materiale të ndryshme. Ai vrapon për tu fshehur, pasi jeta e tij ishte në rrezik.
Zona rreth termocentralit bërthamor të Zporizhzhia të Ukrainës është marrë në kontroll nga forcat ruse, sipas shefit të mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi. Grossi tha se diplomatët rusë në Vjenë informuan Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se personeli ka vazhduar punën e tij dhe se nivelet e rrezatimit “mbeten normale”, shkruan The Guardian, përcjellë Reporteri.net. Ndryshe, termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë dhe ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, sipas deklaratës. Video të ndryshme që janë duke u postuar nëpër media sociale po paraqesin qytetarë të Ukrainës duke i bllokuar pothuajse të…
Në luftën Rusi-Ukrainë, si dukët bujqit ukrainas po janë shumë aktiv duke tërheqje nga rruga shumë mjete ushtarake ruse, të cilat po braktisën nga këta të fundit, shkruan Gazeta Metro. Në një video të publikuar nga faqja polake Militarium shihen dy traktor të bujqve ukrainas duke tërheqje një kuti anti-ajrore Tor-M2. Agresioni rus po hynë në ditën e shtatë, ndërsa mbi 200 tanke dhe mijëra pajise tjera ushtarake të mekanizuara, janë shkatërruar ose janë kapur nga ukrainasit. Tri fronte momentalisht janë të hapura ku po zhvillohen luftime të ashpra, në lindje me intensitet të lartë po luftohet në zonën e…
Godina e Bashkisë së Kharkivit në Ukrainë është goditur me raketë. Sulmi ka ndodhur pak çaste më parë. Nuk ka informacione nëse ka viktima apo persona të lënduar nga ky sulm. Një ditë më parë, Shesi i Lirisë në Kharkiv, në qendër të qytetit, u bombardua nga ajri nga forcat ruse. /tvklan.al
Çeçeni Kadyrov i mbetet besnik shefit të tij, Putin, poston video të ushtarëve të tij duke u nisur në Ukrainë Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është besnik i shefit të tij Putinit, ka postuar një video në rrjetin e tij social të një brigade ushtarësh çeçenë duke u nisur për në frontin e luftës në Ukrainë. Kadyrov ka shkruar se janë duke shkuar në luftë dhe i ka porositur ukrainasit që të “mos ikin”. “Shejtanët siç i quani Çeçenët, së shpejti do t’ju arrijnë. Mos ikni!”, ka shkruar ai. Po shënohet dita e shtatë prej kur Ukraina u…
Teksa autokolona me tanket ruse po përparonte drejt Kievit, u përball me rezistencën ukrainas. Në pamje duket se tanket ruse janë djegur tërësisht në qytetin e Bucha, vetëm 20 km larg Kievit. Aty kanë mbetur vetëm rrënojat e tankeve dhe pajisjeve ushtarake ruse pas përplasjeve me forcat ukrainase. Të dielën pasdite dolën pamjet e kolonës së tankeve ruse që po i drejtoheshin Kievit por duket se ukrainasit kanë marrë situatën në dorë dhe po vijojnë rezistencën e tyre. Ekspertët ushtarakë thanë se rusët ka të ngjarë të jenë zhdukur nga sulmet e artilerisë dhe dronëve ukrainas. Përveç ushtrisë, edhe qytetarët…
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thotë se ka marrë një kërkesë nga autoriteti i energjisë bërthamore të Ukrainës “për të ofruar ndihmë të menjëhershme në koordinimin e aktiviteteve në lidhje me sigurinë e NPP të Çernobilit (Çernobilit) dhe objekteve të tjera bërthamore”. Kërkesa erdhi pasi Rusia njoftoi IAEA se forcat e saj kanë marrë kontrollin e territorit rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, tha të martën Drejtori i Përgjithshëm, Rafael Mariano Grossi. Në letrën ruse drejtuar IAEA-s thuhej se personeli i uzinës vazhdonte “punën e tij për sigurimin e sigurisë bërthamore dhe monitorimin e rrezatimit në mënyrën normale…