Në javën e parë të sulmit rus, mbi një milion ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, ku kanë ndërtuar gjithçka. Qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv është kthyer në një pikë kryesore për ukrainasit që ikin nga sulmet ruse. Gratë dhe fëmijët kanë lënë pas shtëpitë e tyre, si dhe bashkëshortët, baballarët dhe djemtë, pasi burrat duhet të qëndrojnë për të luftuar. Një prej fotove të shumta prekëse tregon dy fëmijë të vegjël që përshëndeten me babanë e tyre, ndërsa ndodhen në tren për t’i shpëtuar sulmit rus.
Author: Jeta almakos
Stafi i centraleve bërthamore ukrainase, në Zaporizhja dhe Çernobil, po mbahet peng nga forcat ruse. Ai po punon nën kërcënimin e armëve. Kështu ka deklaruar ish-udhëheqësi i inspektoratit bërthamor në Ukrainë. Pamjet nga REL:
Këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Geraschenko publikoi në Facebook listën e ushtarëve rusë të kapur rob nga ushtria ukrainase. Dosja përmban të dhënat personale, gradën dhe origjinën e çdo ushtari. Për momentin lista përmban 116 emra. “Po publikoj listën e parë të robërve të luftës të ushtrisë ruse, të cilët u joshën me mashtrim në territorin e Ukrainës. Do të ketë edhe shumë lista të tjera të tilla, si dhe listat e ushtarëve të vdekur. Dhe faji për gjithë këtë është i Putinit. Nënat e Rusisë, ejani në Kiev dhe merrni fëmijët tuaj”, shkruan Gerashchenko në Facebook.
Procesi për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut nuk do të ngadalësohet për shkak të luftës në Ukrainë, përkundrazi ai mund të përshpejtohet për shkak të rrethanave të reja gjeopolitike dhe nevojës për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Kështu kanë deklaruar të enjten në Shkup, ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Cyrille Baumgartner, në një konferencë për media së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian, David Geer. “Procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut i japim një rëndësi strategjike. Kjo është diçka që tashmë është pranuar dhe autoritetet franceze kanë arsye që këtë ta theksojnë publikisht në…
Shtetet e Bashkuara “nuk kanë arsye të dyshojnë” në pretendimet ruse se ata janë nën kontrollin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya që sulmuan gjatë natës në Ukrainë, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane. Zyrtari, siç raporton CNN, tha se SHBA beson se nuk ka ndonjë rrjedhje radioaktive dhe se zjarret në ndërtesat aty pranë janë shuar. “Ne nuk kemi kuptuar qartë për natyrën e sulmit ndaj termocentralit, kështu që nuk mund t’ju jap detaje se si ndodhi saktësisht dhe kë përdorën rusët dhe çfarë përdorën ata për të kryer atë sulm ndaj termocentralit. Por gjëja kryesore është që…
Policia në Pakistan ka thënë se të paktën 56 persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën kur dy sulmues vetëvrasës qëlluan me armë në një xhami në Peshawar më 4 mars. Ata më pas shpërthyen një mjet shpërthyes gjatë një lutjeje të rregullt. Muhammad Asim, zëdhënësi i spitalit, i tha Radio Mashaal më herët gjatë ditës se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike. Shefi i policisë së qytetit, Muhammad Ijaz Khan, tha në një deklaratë se dy sulmuesit hapën zjarr ndaj policisë, duke vrarë një prej tyre,…
Mediat në Ukrainë kanë publikuar disa foto nga sulmet ruse, ku pretendohet se është goditur edhe shtëpia shtetërore e Presidentit Zelensky. Sipas zëdhënësit të tij, një fragment i dyshuar rakete ka rënë në shtëpinë e presidentit Zelensky (shtëpia e dytë) në Kiev. Sergii Nykyforov postoi dy fotografi që supozohet se tregojnë copat e raketës në oborrin e shtëpisë në Koncha-Zaspa, në jug të Kievit. Zëdhënësi tha se presidenti ka reaguar duke thënë: “Ka humbur”.
Kolona të gjata makinash me orë presin për t’u furnizuar me karburant. Kështu ishte gjendja mbrëmë nëpër shumë pompa të benzinës. Qytetarët, pasi lexuan lajme të pavërteta, u frikësuan se nga e hëna do të rriten çmimet e karburanteve. TV21 ishte në terren për të parë se a është normalizuar situata. “Situata në pompat e benzinës të paktën në kryeqytet sot është më e qetë siç po shihet. Nga Qeveria thonë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, sepse ka sasi të kënaqshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në mallrat rezervë”, raporton Almedina Ismajli, gazetare. Qytetarët që sot i…
Mamuka Mamulashvili, komandant i Legjionit të Vullnetarëve të Huaj në Ukrainë thotë se deri tani është një numër prej vetëm dy shqiptarësh që kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë. Mamulashvili gjatë një interviste për Euronews Albania tha se janë në pritje të mbërritjes së rreth 30 shqiptarëve të tjerë për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë të cilët kanë aplikuar për t’iu bashkuar luftimeve përmes kontakteve nga rrjetet sociale. “Janë dy vullnetarë shqiptarë që po luftojnë me ne. Kanë ardhur këtu për të ndihmuar Ukrainasit për të mbrojtur vendin e tyre. Kanë ardhur pas nisjes së konfliktit. Ka…
Mediat ruse kanë njoftuar se janë jashtë funksionit Gmail dhe Youtube në Ukrainë. Nuk dihet nëse ky është një sulm nga hakerët rus apo bombardimet kanë shkatërruar ndonjë sinjal specifik. Mediat e huaja raportojnë se po ashtu gjigandi i teknologjisë Google ka bllokuar përkohësisht të dhënat e trafikut të drejtpërdrejtë nga Hartat e tij në Ukrainë për të mbrojtur përdoruesit. Ukraina po përballet me agresionin rus. Mediat e kanë dhënë këtë informacion të hënën. Vice world Nes raportoi se nuk dihet saktësisht se kur Google çaktivizoi të dhënat e trafikut të drejtpërdrejtë nga Maps dhe pse u ndërmor masa.
Makina e gazetarëve të CNN në Turqi është vënë nën shënjestër pranë Kievit. Në automjet ishin të paktën dy gazetarë. CNN turk shkruan se ata ishin nisur nga qyteti i Lvivit, kur në hyrje të Kievit janë qëlluar me breshëri plumbash. Për fat të mirë askush nuk mbeti i lënduar. Në një lidhje direkte me CNN Turk, gazetarët thanë se kanë vendosur të kthehen sërish në Lviv, në një zonë më të sigurtë. “Na qëlluan nga gomat. Falë Zotit jemi mirë sepse situata këtu është shumë e vështirë. Tani po kthehemi. Ne morëm konfirmim nga ushtria ukrainase që mund të…
Aijna Morozova, trajnerja e ekipit kombëtar të Ukrainës është evakuuar për shkak se ndërtesa e saj është goditur një raketë, gjatë sulmeve ruse në Ukrainë. Morozova mbeti e bllokuar në rrënoja për disa orë. Mes luftës dhe përpjekjeve për ta ndihmuar, ajo i shpëtua nga një vullnetar i cili dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë, pasi kishte mbetur e bllokuar. Në një mesazh drejtuar Federatës së Notit në Ukrainë, ajo ka njoftuar se është gjallë , ndërsa ka publikuar edhe një foto të sajën, ku shihet se është dëmtuar pas bllokimit në rrënoja. “Unë jam gjallë, pjesërisht e sigurt dhe…