Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski, bëri thirrje që qytetarët sa më masivisht të dalin në votim në këto zgjedhje lokale, pasi siç tha ai, është garë ndërmjet dy grupacioneve dhe “njëri është grupi i cili është koalicion joformal mes LSDM-së, BDI-së dhe Të Majtës i cili në këto zgjedhje del, kryesisht, me fushatë të zezë nga dita e parë deri më sot”. Ai tha se opozita ka një fushatë gënjeshtrash, shpifjesh, një fushatë në të cilën po përpiqen të fyejnë përsëri qytetarët, inteligjencën e tyre dhe të luajnë me kartën e kujtesës afatshkurtër. Sikur të gjithë kemi harruar se deri…
Author: Jeta almakos
Ali Ahmeti, një nga themeluesit e UÇK-së, ka marrë fjalën në protestën për mbështetjen e luftës në Kosovë, që është mbledhur këtë të premte në Tiranë. Ahmeti sulmoi Gjykatën Speciale si një institucion që ka nxirë imazhin e luftës në Kosovë, sipas tij. “Sot ata po sulmohen si çlirimtarë për të mbrojtur derën e shtëpisë dhe popullin e vet nga genocidi serb. Ushtria jonë çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha kombet dhe askund nuk ka shkelur ligjet e luftës. Kjo u dëshmua dhe dëshmitë amerikane dhe britanike në Hagë.”-tha Ahmeti.
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar me zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetain. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku të dy bashkëbiseduan për tema që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e reflektimit dhe bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Meidani ndau një foto nga takimi, ku shkruan: “Një kafe e këndshme me mikun tim Arbenin. Si gjithmonë, biseda me të nuk mungon në ide, humor dhe reflektime për të sotmen dhe të ardhmen. #Bashkëbisedim #Miqësi #BisedaQëVlejnë”. Takimi mes Meidanit dhe Fetait…
Sonte në mesnatë do të fillojë heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në përfundimin e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale të së dieles. Nga e hëna, më 20 tetor, do të fillojë fushata për ato komuna ku do të ketë rreth të dytë të votimeve. Institucionet kompetente veç më kanë filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ministria e Brendshme në Maqedoni njoftoi sot se, në kuadër të masave që po ndërmerren për sigurinë në ditën e zgjedhjet, do të përfshihet edhe përdorimi i dronëve për të monitoruar zgjedhjet për ndërhyrje më të shpejtë në rast incidentesh.…
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetar të Komunës së Çairit — Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN dhe Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) — e përmbyllën garën me prezantimin e vizioneve të tyre për zhvillimin e komunës. Izet Mexhiti theksoi se Çairi po modernizohet me standarde të reja urbane, duke përmendur projektet e reja infrastrukturore që po realizohen në terren. “Po ndërtojmë rrugë të reja, ndriçim publik, kanalizime dhe trotuare të sigurta për qytetarët. Po ashtu, është në proces zgjerimi i bulevardeve ‘Cvetan Dimov’ dhe ‘Mit’hat Frashëri’,” deklaroi Mexhiti. Ai nënvizoi edhe investimet në…
Në vazhdën e aktiviteteve që synojnë të ruajnë kujtesën historike dhe identitetin kombëtar, mbrëmë Shoqata Kulturore “Vizioni-M”, në bashkëpunim me Fondacionin “Çamëria Hasan Tahsini” nga Shqipëria, organizoi një aktivitet me temën “Çamëria dhe problemi çam sot”. Ky takim mblodhi historianë, studiues, artistë dhe qytetarë të interesuar për të reflektuar për historinë, dhimbjen dhe drejtësinë e munguar për popullin çam. Përveç ligjëratave nga personalitete të njohura, si Qerim Lita, Luan Rama dhe Alket Veliu, aktiviteti u pasurua edhe me ekspozitën “Saga e Dinejve – Çamët që bënë histori”, që solli në vëmendje rrugëtimin dhe sakrificën e brezave çamë ndër vite. Programi…
Kandidati i AKI-së për komunë e Tetovës, Bajram Rexhepi, nga tubimi në Tetovë, deklarojë se Tetova ndodhet para një sprove historike, të bëj zgjedhjen në mes atyre që mashtruan dhe atyre që ofrojnë zgjidhje reale për problemet e përditshme. “Në mes atyre që Tetovën e shohin si plaçkë lufte dhe vizionit tonë të qartë për zhvillim. Tetovarët thjeshtë duhet të vendosin, nëse Tetova jonë duhet të vazhdojë të shkatërrohet nga kjo pengmarrje politike që po ndodhë sot apo ta çlirojmë dhe shndërrojmë në një qytet evropian”, tha Rexhepi, raporton SHENJA. Rexhepi tha se nuk duhet lejuar që për të ardhmen…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është deklaruar për protestën e nesërme të organizuar në Tiranë, ku do të bëhet thirrje drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale. Ahmeti i pyetur se a do të organizohet një protestë e tillë edhe në Shkup, ka thënë se kjo është çështje kohësh, transmeton klankosova.tv. ‘’Është duke u biseduar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me siguri që janë në kontakt me shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë. Është çështje kohe se kur do të organizohet’’, ka thënë ai në T7. Ahmeti ka thënë se protesta në fjalë është…
Mund të ketë vonesa dhe ndryshime në orarin e autobusëve të Ndërmarrjes Publike të Transportit “NQP Shkup” për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gaz. Nga NQP Shkup njoftuan se kanë marrë lajmërim nga furnizuesi “NOMAGAS” për ndërprerje të furnizimit me gaz natyror deri më 17 tetor, gjë që mund të shkaktojë devijime në orarin e qarkullimit. Nga “NOMAGAS” më herët njoftuan se, për shkak të remontit të tubacionit në Bullgari përmes të cilit furnizohet me gaz vendi, në periudhën nga 13 deri më 17 tetor do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz natyror drejt Maqedonisë.
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale njofton transmetuesit se fushata zgjedhore për raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale zgjat deri në orën 24:00 të datës 17 tetor 2025. Nga 18 tetori, duke nisur prej orës 00:00 deri në orën 19:00 të datës 19 tetor, zbatohen rregullat për heshtjen zgjedhore. Gjatë heshtjes, media vazhdon të raportojë mbi procesin zgjedhor, por të gjitha ndalojnë të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor, shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materialesh audio dhe audiovizuale që lidhen me ose në të cilat marrin…
“Beteja për Çairin”, ka qen tema e emisionit Debat në Shenja, ku ishin të ftuar kandidatët për këtë komun, ai i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani dhe kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti. Ndonëse janë zgjedhje lokale, kandidati i AKI-së, Bujar Osmani, foli edhe për politikën në nivel qendror. Ai tha se kjo qeveri bie më 19 tetor, duke shtuar se siç tha Osmani, do ta rrëzojnë qeverinë më anti-evropiane e anti-shqiptare që ka ekzistuar ndonjëherë. BUJAR OSMANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR KOMUNËN E ÇAIRIT “Kjo Qeveri bie më 19 tetor, për shkak se njerëzve u kam thënë një e…
Me vizitën e Visar Ademit, kandidat i pavarur për Komunën e Gostivarit është përmbyllur cikli i vizitave që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore kishte me kandidatët për kryetar komunash dhe me partitë politike. Ademi tha se është shumë i rëndësishëm funksionimi i trekëndëshit qytetar – komunë – sektori privat, sepse sipas tij, nga ky trekëndësh varet mirëqenia e qytetarëve. Sipas Ademit, bashkëpunimi me OEMVP-në do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për komunën e Gostivarit, komunë kjo e zhytur në borxhe të thella. VISAR ADEMI, KANDIDAT I PAVARUR PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT “Për një komunë të Gostivarit që ka…

