Author: Jeta almakos

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot priti në Shkup ekipin e juristëve të LDK-së të përbërë nga Armend Zemaj dhe Shkëmb Manaj, për një takim pune me komisionin statutor të Aleancës për Shqiptarët. “Mirënjohës ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për përkrahjen e ofruar në kuadër të ndryshimeve statutore në prag të Kongresit të dytë të Aleancës për Shqiptarët. Sot, pata kënaqësinë të pres në Shkup ekipin e juristëve të LDK-së të përbërë nga Armend Zemaj dhe Shkëmb Manaj, për një takim pune me komisionin statutor të Aleancës për Shqiptarët, të fokusuar në harmonizim e…

Lexo më Shumë

Këto janë hapësirat e objektit të poliklinikës së Sarajit ku do të trajtohen pacientët e kësaj pjese të Shkupit. Kështu duket nga jashtë ndërtesa me rreth 1.500 m2. “Punët ndërtimore për poliklinikën e Sarajit siç duket edhe nga pamjet janë kah fundi, ndërkaq kjo poliklinikë do t’i shërbej rreth 45 mijë banorëve të kësaj zone”, raporton Almedina Ismajli, gazetare TV21. Banorët kanë kohë që e presin një qendër mjekësore në vendbanim e tyre, por disa para kamerës së TV21 u shprehën skeptik se do të mbarojë së shpejti. -A jeni të kënaqur për poliklinikën që po ndërtohet këtu? -Po jemi…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti Andreas Schieder mbrëmë në debatin në Klan Maqedoni, potencoi se është koha për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut, për nisjen e negociatave me BE-në. ”Vetëm disa deputetë kanë çështje të tjera për të diskutuar. Por ne jemi të bashkuar, sepse e dimë se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë reforma vërtet të thella. Se ajo gjithmonë përmbush atë që kërkohej nga komuniteti ndërkombëtar. Është koha e fundit për të dhënë dritën jeshile për negociata, në mënyrë që të fillojnë reformat e ardhshme dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian”. “Prandaj, ne besojmë se bisedime të tilla midis Bullgarisë dhe Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Mjerimi politik të cilin e jeton Shqipëria, më së miri e dëshmon vërtetësinë e thënies së njohur se për të këqijat që i ndodhin një shoqërie, nuk janë fajtorë njerëzit e këqij, por të mirët që nuk e luftojnë të keqen. Andaj edhe ka ardhur koha kur nuk duhet të merremi vetëm me ata që e mbollën farën e bimës së keqe, por me të tjerët që duhej të ishin rojtarë të së mirës shqiptare. Sidoqoftë, nuk ka dyshim se në Shqipëri është instaluar një regjim i cili nuk të vret por të ‘mbyt’ në vorbullën e spektaklit politik, që…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti Andreas Shider sonte ne debatin ne Klan Maqedoni potencoi se eshte koha per ti dhene driten jeshile Maqedonise se Veriut. ”Vetëm disa deputetë kanë çështje të tjera për të diskutuar. Por ne jemi të bashkuar, sepse e dimë se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë reforma vërtet të thella. Se ajo gjithmonë përmbush atë që kërkohej nga komuniteti ndërkombëtar. Është koha e fundit për të dhënë dritën jeshile për negociata, në mënyrë që të fillojnë reformat e ardhshme dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian. Prandaj, ne besojmë se bisedime të tilla midis Bullgarisë dhe Maqedonisë për aspekte kulturore dhe të tjera…

Lexo më Shumë

Akademiku Izet Zeqiri është zgjedhur rektor i ri i Universitetit “Nënë Tereza”. Zeqiri do të zë vendin e Aziz Pollozhanit i cili ishte rektor nga themelimi i këtij Institucioni të lartë arsimor. Izet Zeqiri është doktor i shkencave ekonomike, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe për dy vite dekan i fakultetit të biznesit dhe ekonomisë. Ishte deputet në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa nga viti 2015, anëtar i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Para pak çastesh një zjarr ka ndodhur në një hapsirë me drunjë afër lumit Vardar në Saraj, ndërsa afër zjarrit gjenden edhe disa mini deponi të egra. Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te zjarri , zjarrfikësit janë në terren dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e tij./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Deputeja dhe Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në emisionin “Klan Debat” në Klan Maqedoni tha se Qeveria aktuale e ka rritur çmimin e energjisë për 30%, në tre faza, përcjell in7. “Masat janë ndërmarrë si rezultat i ritjeve të çmimeve enorme dhe këto çmime të cilat janë rritur dhe momenti kur janë marrë masat jam shumë e bindur që nuk kanë arritur as ta mbulojnë nivelin e çmimeve që kanë qenë para se të rriten çmimet në këtë formë. Për shembull ta marrim ta marrim çminin e energjisë elektrike nëse marrim prej muajit gusht të vitit…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Aleksandar Ivanovski, (Alek Teranova) nga Nenad Josifoviq, i akuzuar në rastin “Parcelat në Vodno” për nevojat e Nikolla Gruevskit, u interesua nëse ka ndonjë kompani të huaj që do të merret me aktivitete në fushën e ndërtimit, raporton MIA. Në mbrojtjen e tij në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale Shkup, i akuzuari Josifoviq pohoi se i ka thënë Ivanovskit se ka një kompani të lirë në emër të tij (Sirah Limited), dhe se nuk ka pasur problem që t’ia japë për t’u shërbyer. “Ndërmarrjen e lashë në një mënyrë që e çova në një zyrë avokatie dhe e…

Lexo më Shumë

“E Majta” nuk ka dërguar nismë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar dekretin e Qeverisë me të cilin pas një viti uniformat dhe emblemat e policisë do të jenë në dy gjuhë, në komunat ku të paktën 20% e popullatës flasin gjuhën shqipe. I pyetur nëse një vendim i gjykatës ndaj dekretit mund të sjell pasoja juridike në zbatimin e tij, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se për kushtetutshmërinë e dekretit duhet të flet gjykata. “Për këtë do të flasë Gjykata Kushtetuese, unë nuk mund të parashikoj. Të presim nëse do të ketë një nismë të tillë dhe cili…

Lexo më Shumë

Për tre pjesëtarë të “Grupit të Kumanovës” në fund të muajit janar u raportua se kanë kërkuar që të transferohen në burgjet e Kosovës për ta vuajtur dënimin atje. Por, duket se kërkesa e proceduar përmes avokatit të tyre mbrojtës akoma nuk është shqyrtuar nga autoritetet në Shkup dhe Prishtinë. Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zv/kryeministren e Kosovës, i ka thënë gazetës LAJM se kjo temë nuk është hapur fare gjatë takimeve të sotme që ka pasur në Shkup me zv.kryeministrin e parë të RMV-së, Artan Grubin dhe kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Lajm: Gjatë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi deklaroi se Qeveria sot ka marrë vendim për dërgimin e 27.000 tonë grurë dhe miell në Shqipëri, si dhe një sasi të konsiderueshme të misrit, si dhe në kuadër të Ballkanit të Hapur, siç është rënë dakord, do t’i dërgohet edhe Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Sepse në Shqipëri nuk mund të marrin 35.000 tonë misër, sipas Vuçiqit, një pjesë mbetet në depot serbe. “Ata janë nga Ballkani i Hapur, ndërsa kërkesë morën edhe nga Maqedonia e Veriut. Do të dërgojmë gjithçka sipas marrëveshjes. Ndërsa pastaj do të dorëzojmë në BeH…

Lexo më Shumë