Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në emisionin “Debat në SHENJA” e konsideroi Ali Ahmetin humbësin kryesor të zgjedhjeve lokale të fundit, duke thënë se lideri i BDI-së duhet të japë dorëheqje, raporton SHENJA. “Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve padyshim është Ali Ahmeti, i cili e ka mbaruar karrierën politike dhe me pak burrëri duhet të japë dorëheqje,” tha Fetai. Ai i bëri thirrje Ahmetit të ndërpresë heshtjen dhe të kthehet nga Tirana, ku ishte për protestë. “I thashë që më mirë të mos kthehet, sepse do t’i humbë zgjedhjet në një emision tjetër, dhe ashtu ndodhi,”…
Author: Jeta almakos
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi bisedë telefonike me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. Siç qëndron në publikimin në profilin në Fejsbuk të ministrit Mucunski, me Spiropalin shprehën së bashku kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të tij në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Në këtë drejtim, Mucunski thekson se i ka bërë ftesë ministres Spiropali për një vizitë dypalëshe gjatë së cilës do të shqyrtohen iniciativa specifike për thellimin e bashkëpunimit.
Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar, do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Londër, Mbretëria e Bashkuar. Presidenti, së bashku me zëvendëskryeministrin Aleksandar Nikolloski, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunskin, ministren e Financave Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe ministrin për Eurointegrime Orhan Murtazani, do të marrin pjesë në një numër të madh takimesh në kuadër të Procesit të Berlinit. Në margjinat e samitit, por edhe në kuadër të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Presidentit të Qeverisë i janë paraparë shumë takime bilaterale, për të…
Një grup anëtarësh të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të RMV-së, si dhe xhemate nga myftinitë e Shkupit, Gostivarit dhe Strugës, kanë reaguar publikisht duke kërkuar përgjegjësi institucionale për, siç theksojnë ata, “shkelje të etikës fetare dhe përfshirje të imamëve në fushata politike”. Në reagimin e tyre thuhet se heshtja e vazhdueshme e BFI-së ndaj rasteve të evidentuara publikisht është “më shumë se shqetësuese”, duke theksuar se institucioni dhe myftinitë përkatëse ende nuk kanë ndërmarrë masa për incidentet e zgjedhjeve të kaluara parlamentare të vitit 2024 dhe ato lokale të vitit 2025. PARAZOL Чаша навечер – наутро ќе излезат паразитите, папиломи…
Sipas rezultateve të publikuara në faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, edhe në Gostivar mungojnë vota për census. Sipas KSHZ-së, kanë votuar 27,609 persona, ndërsa duhen 27,629 vota për census. Zgjedhjet lokale të 19 tetorit zyrtarisht kanë dështuar edhe në tri komuna për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, respektivisht në Qendër Zhupë, Vrapçishtë dhe Mavrovë-Rostushë, ku do të ketë përsëritje të votimeve. Kujtojmë se dështimi ka të bëj vetëm për garën për kryetar dhe jo edhe për listat për këshilltarë.
Koalicioni qeveritar VLEN ka vlerësuar procesin zgjedhor lokal të 19 tetorit si të drejtë dhe demokratik, duke theksuar se votimi është zhvilluar pa incidente dhe me një organizim shembullor nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, organet e rendit dhe qeveria aktuale, raporton SHENJA. Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesit e VLEN-it deklaruan se kanë shënuar fitore të qartë në raundin e parë në pesë komuna: Çair, Haraçinë, Saraj, Zhelinë dhe Tearcë. Në raundin e dytë, ata do të garojnë si favoritë në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollneni dhe Bërvenicë. Në Qytetin e Shkupit, sipas tyre, kanë dalë fitues për kryetar dhe këshilltarë.…
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski, pas rezultateve të raundit të parë zgjedhor, ku prin bindshëm para kundërkandidatëve të tij, ka shprehur mirënjohje qytetarëve për, siç tha ai, mbështetjen dhe besimin e madh që ka marrë. Megjithatë, Gjorgjievski është balotazh për rrethin e dytë me kandidatin e Levicës, Amar Mecinoviq. Ai tha se pret përkrahje nga të gjitha partitë politike. ORCE GJORGJIEVSKI, KANDIDAT I VMRO-DPMNE-SË PËR QYTETIN E SHKUPIT “Dyert e koalicionit tonë janë të hapura për të gjithë. Dua të ofroj bashkëpunim me të gjithë kandidatët dhe strukturat politike që nuk hyjnë në rrethin …
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski, pas rezultateve të raundit të parë zgjedhor, ku prin bindshëm para kundërkandidatëve të tij, ka shprehur mirënjohje qytetarëve për, siç tha ai, mbështetjen dhe besimin e madh që ka marrë. Megjithatë, Gjorgjievski është balotazh për rrethin e dytë me kandidatin e Levicës, Amar Mecinoviq. Ai tha se pret përkrahje nga të gjitha partitë politike. ORCE GJORGJIEVSKI, KANDIDAT I VMRO-DPMNE-SË PËR QYTETIN E SHKUPIT “Dyert e koalicionit tonë janë të hapura për të gjithë. Dua të ofroj bashkëpunim me të gjithë kandidatët dhe strukturat politike që nuk hyjnë në rrethin …
Në komunën e Butelit, shqiptarët për herë të parë do të kenë 8 këshilltarë në këshillin komunal, përcjell TV21. Dy blloqet shqiptare, si AKI po ashtu edhe VLEN kanë marrë nga katër këshilltarë. VMRO-DPMNE ka më së shumti – gjithsej 9, ndërsa LSDM vetëm 1.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhje. “Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja, i cili erdhi për të më uruar për fitoren. Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si urim personal, por si shenjë e lidhjes së fortë mes dy vendeve tona, mes dy popujve tanë që ndajnë të njëjtën gjuhë, ndjenjë dhe ideal. Faleminderit z. Qehaja për urimet dhe…
Kandidati i AKI-së, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka uruar Izet Mexhitin dhe koalicionin VLEN për fitoren, raporton SHENJA. Ja dhe statusi i tij i plotë: Të dashur miq, mbështetës dhe qytetarë të nderuar, Në fillim dua të shpreh kënaqësinë time për ditën zgjedhore. Vlerësoj se kishim një ditë zgjedhore të suksesshme, pa vërejtje të mëdha, dhe besoj se kjo është e rëndësishme të theksohet. Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët gjatë gjithë fushatës: nga aktivistët dhe shokët partiakë dhe të koalicionit, mbështetësit, forumin e grave, forumin rinor. Ishte me…
Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë në zgjedhjet lokale. Sipas tij, sonte u shkruar historia, me guximin dhe besimin e tyre, raporton SHENJA. “Falënderim nga zemra për secilin qytetar që besoi, që doli dhe që votoi me bindje. Kjo fitore është zëri i njerëzve që kërkuan dinjitet, drejtësi dhe zhvillim të vërtetë. Sot, historia u shkrua nga ju. Me guximin tuaj, me besimin tuaj, me votën tuaj! Faleminderit për çdo duarshtrëngim, për çdo fjalë mbështetjeje, për çdo orë që keni ndarë për këtë rrugëtim. Kjo është fitore e përbashkët, fitore…

