Author: Jeta almakos

Futbollistët maqedonas tashmë kanë treguar se në sport nuk ka gjëra të pamundura dhe kanë ardhur vetëm në një ndeshje për të realizuar ëndrrën e tyre të fëmijërisë. Ata kanë mundësinë të mbahen mend si heronj kombëtarë, nëse e vendosin Maqedoninë në Botërorin e Katarit, por për këtë duhet të mundin Portugalinë, sonte në orën 20:45, në Porto. Nga Video Lottery Casinos Austria, si partner i tyre, jemi të bindur se çdo epilog është i mundshëm nëse besohet fuqimisht dhe se kombëtarja e Maqedonisë do të bëjë më të mirën dhe do t’i kalojë kufijtë e vet, nuk kemi dilema.…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim të martën, 29 mars, për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në shkollat fillore. Vendimi i Qeverisë është miratuar me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili doli me këtë propozim pas përmirësimit të gjendjes epidemiologjike me koronavirus. Maskat vazhdojnë të jenë të detyrueshme për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa në universitete lejohet mësimi me prani fizike. Qeveria ka miratuar edhe propozimin tjetër për shfuqizim të vendimit për prezantim të certifikatave për COVID-19 në tarracat e kafeneve. William Schaffner, profesor i Mjekësisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Qendrën…

Lexo më Shumë

Ditët para dhe gjatë muajit të Ramazanit karakterizohen në Fondacionin ALSAR nga shprehja e papushimtë e solidaritetit human me shtresat më në nevojë të shoqërisë. Veprimtaritë e përditshme të shpërndarjes së ndihmave ushqimore zhvillohen në bashkëpunim me institucione partnere. Me një prej tyre, HASENE-në, me qendër në Gjermani, nisi të hënën shpërndarja e ndihmave me pako ushqimore për familje në nevojë. Shpërndarja në Tiranë u bë në bashkërendim me Bashkinë e kryeqytetit, në 12 njësi administrative. Për nevojtarët u dhanë 500 pako ushqimore, shpërndarë në praninë e gjashtë përfaqësuesve vullnetarë të HASENE-së. Organizata e ndihmave me qendër në Gjermani do…

Lexo më Shumë

Pagat në sektorin publik do të ndjekin rritjen e pagës minimale në përputhje me nenin 8 të Ligjit për pagën minimale! Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bitiqi në emisionin “Analiza 24” në Televizionin 24, tha se pas rritjes së pagës minimale do të ketë harmonizim të të gjitha pagave tjera në përputhje me afatet ligjore. “Ne thamë po, do të ketë një pagë minimale prej 18.000 denarë sepse është e drejtë dhe solidare dhe si shoqëri solidare duhet ta bëjmë dhe të gjithë jemi pajtuar që kur të përfundojë paga minimale do ta respektojmë nenin 8 që do të jetë harmonizim…

Lexo më Shumë

Rusia do t’i përgjigjet vendimit për dëbimin e pesë diplomatëve rusë, njoftuan sot mediat ruse, duke cituar burime në ambasadën ruse në Shkup. “Do të ketë një përgjigje adekuate”, tha burimi. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi sot se në ambientet e tij është thirrur ambasadori rus në vend Sergej Baznikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike me të cilën pesë punonjës të ambasadës ruse janë vënë në dukje si të padëshiruar në vend ose persona non grata. Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, personat e përmendur kanë kryer veprime që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës…

Lexo më Shumë

Sonte në ClickPlus në TV21 janë të pranishëm deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri dhe deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, përcjell in7 Flasin për temat si reformat në gjyqësor, integrimin në Bashkimin Evropian dhe krizën ekonomike. Deputeti i ASh-së, Adnan Neziri mes tjerash tha se Qeveria nuk i zbaton ligjet që sillen në Kuvend, problem është korrupsioni. “Unë kam bindjen se si legjislativ në ndryshimin e ligjeve kemi ec përpara dhe bëjmë ndryshime ligjore mirëpo organet eksekutive nuk i zbatojnë ato vendime apo ato ligje të cilat miren në Parlament si prolblem më i theksuar është korrupsioni dhe kuptohet…

Lexo më Shumë

Në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit të ri që po vjen, do të ketë një ndryshim të madh të motit në vend por edhe në mbarë Ballkanin. Është një sistem i fuqishëm ciklonik që do të ketë qendër diku mbi Itali, por edhe mbi detin Adriatik dhe do të sjellë kushte për reshje intensive në shumë vende të rajonit. Sidomos në bregdetin e Adriatikut do të ketë stuhi lokale, të përcjella me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, ndaj për këtë qytetarët që ndodhen në bregdetin e Adriatikut, sidomos nga e enjtja e në…

Lexo më Shumë

Të mërkurën në Filarmoninë e Maqedonisë do të shpallen zyrtarisht të dhënat nga regjistrimi i popullsisë, që u realizua në shtator. Më në fund pas 20 vitesh Maqedonia e Veriut do të ketë pasqyrën e plotë të numrit bashkësive etnike në vend, ndërsa këtë fundjavë kanë dalë informacione jozyrtare pas deklaratës së drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski se pas shpalljes së rezultateve do të të shpallet “armik i shtetit”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mediat këtë fundjavë publikuan shifra jozyrtare të regjistrimit dhe cituan burime nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas këtyre të dhënave, në vend jetojnë 1 milion…

Lexo më Shumë

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të hënën se bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Siç raporton Reuters, Kancelari shtoi se vonesat më shumë në këtë drejtim, do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor më të ndjeshëm ndaj ndikimit të jashtëm. “Është e qartë si për Gjermaninë dhe Suedinë se BE duhet të ecë para me reformat institucionale në mënyrë që të zgjerohet më tej”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren suedeze Magdalena Andersson. Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe…

Lexo më Shumë

Shumë pacientë të qyteteve të tjera drejtohen në Shkup për të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore. Kjo stërmbush spitalet e kryeqytetit. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në një intervistë për REL, tregon se rreth 90% e shtretërve në Qendrën Klinike janë të mbushur. Sipas tij kjo është rezultat i deficitit të kuadrove mjekësore të cilët po largohen nga vendi ose dalin në pension. “Qendra Klinike në Shkup po mbushet gjithnjë e më shumë me pacientë. Mbushja e shtretërve në Qendrën Klinike arrin mbi 85-90%, ndërsa brenda spitaleve të përgjithshme, të cilat janë të nivelit dytësor apo qendrave klinike si Tetova,…

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar me iniciale S.R. ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe më pas është rrokullisur në qendër të Tetovës. Si pasojë shoferi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë. “Rreth orës 14:45 duke lëvizur me veturën “Opel korsa” me targa të Tetovës të cilin e ka drejtuar 22-vjeçari S.R., ka humbur kontrollin, ka dalë nga korsia dhe është rrokullisur. Shoferi i cili ka qenë vetëm në veturë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovës për të marrë ndihmë mjekësore”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifovski, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Policia bëri të ditur se në Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale A3, janë gjetur tre granata të kalibrit 75 mm. Granatat, sipas policisë janë nga Lufta e e Parë Botërore, ndërsa në afërsi të tribunës veriore të stadiuimut “Pod Tumbekafe” është gjetur edhe një grantë artilerie të të njëjtit kalibër. Siç njoftojnë nga MPB, granatat janë marrë në mënyrë të sigurt Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Lexo më Shumë