Një shtetas serb në rrjetet sociale ka ndarë përvojën e tij të mirë që i ka ndodhur në një rrugë afër qytetit të Tetovës. Nikolla Petroviç në Facebook ka treguar se gjatë një udhëtimi të tij, ka pasur probleme teknike me makinën e tij, ndërsa në ndihmë i kanë dalë 10 persona, prej të cilëve 9 shqiptarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai thotë se pasi ata e kanë vërejtur se ai ka probleme, i janë afruar dhe e kanë ndihmuar, ndërsa ka paguar vetëm 10 euro. “Tundimet janë një pjesë e udhëtimit. Diçka ma shpërtheu gomën pranë Tetovës dhe të dielën…
Author: Jeta almakos
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe vozitje të kujdesshne të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçev.
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.05.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku janë sanksionuar 190 drejtues mjetesh. Prej tyre, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre vetura me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 76 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 122 në vend të banuar.
Unë supozoj se kryeministri do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të anashkaluar pozicionin bullgar dhe kështu të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat me BE, tha eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski. Ai beson se në javët e fundit presioni ndaj Bullgarisë për të zhbllokuar është bërë i dukshëm. “E patë që erdhi komisioneri Varhelyi dhe tha se ranë dakord që brenda pak ditësh të ndryshonin qëndrimin e Bullgarisë. Do të ishte mirë të vizitoni Shkupin dhe të shihni se si respektohen të drejtat e njeriut të qyteetarëve me vetëdije kombëtare bullgare atje”, tha Xhambaski për “BNT”. Eurodeputeti konsideron se…
Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast në Greqi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste të lisë së majmunëve në nivel global dhe afërsisht 50 raste të tjera të dyshuara. Ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, nyje limfatike të fryra dhe lodhje janë disa nga simptomat e hershme të lisë së majmunit. Epidemiologu, njëherit edhe anëtarë i Komisionit për sëmundje Infektive Nevzat Elezi thotë se nuk ka hapësirë për panik. Ajo që shqetëson popullatën janë ndryshimet lëkurore, të cilat…
Qëndrimi ynë për Maqedoninë e Veriut nuk është befasi. Ne nuk do të bëjmë pazare me ndërgjegjen tonë, me qytetarët bullgarë dhe të drejtat e tyre, tha nënkryetarja e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Iva Miteva nga partia “Ka një popull të tillë”. Lidhur me kërkesën e kryeministrit bullgar Kiril Petkov për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për kontestin me Maqedoninë e Veriut, Miteva kujtoi se në Këshillin e janarit të gjitha palët u bashkuan për qëndrimin e përbashkët të Bullgarisë në shtatë pika, por sipas saj, asnjë nga ato ende nuk janë zbatuar. “Kemi thënë se kjo është vija…
Kryeministri Kiril Petkov niset për në Vatikan dhe Romë të dielën pasdite (22 maj) për një vizitë tradicionale në 24 maj. Ai dhe delegacioni bullgar i kryesuar prej tij do të kenë një audiencë me kreun e Kishës Katolike Romake, Shenjtërinë e tij Papa Françeskun. Petkov do të ketë takim edhe me kryeministrin italian Mario Draghi. Dhe të dielën, me njoftimin e udhëtimit, shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave konfirmoi atë që deri vonë nuk ishte zyrtare – Petkov do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski , i cili po ashtu është në vizitë. Kjo do të bëhet pas një…
Me rritjen e inflacionit, ekspertë ekonomik kanë vlerësuar se qytetarët e Maqedonisë i pret një periudhë e vështirë. Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska – Bezhovska në një intervistë për REL tha se është e nevojshme të ndërmerren më shumë masa dhe aktivitete nga autoritetet, sepse siç shtoi të gjithë do t’i ndjejmë efektet negative. “Me që po ulet aktiviteti ekonomik, pra presim një ngadalësim të aktivitetit ekonomik dhe presione rritëse mbi inflacionin, kjo në thelb do të thotë ulje e të ardhurave te qytetarët, pra efekte negative në standardin e jetesës. Në situata të tilla, sigurisht që është e…
Të punësuarit e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, si gazetarë, me shpenzime të shtetit kanë qëndruar në Bullgari për tre ditë. Ata kanë shkuar gjoja për të ndjekur dhe për të informuar për seancën e parë ndërqeveritare mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Bullgarisë. Në dokumentet e siguruara nga Alsat, gjashtë nga të punësuarit në Qeveri, mes të cilëve edhe shefi i Shërbimit Pece Mirçevski, kanë siguruar gjashtë dhoma hoteli dhe transport me automjete të Qeverisë, shkrua Alsat. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i RMV-së është i obliguar të sigurojë vendosje…
Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë të Maqedonisë e ka pezulluar grevën e paralajmëruar para Qeverisë. Pas disa takimeve me institucionet, ata ende nuk kanë arritur të zgjidhin statusin e disa prej ushtarëve, ndaj vendosën të protestojnë para Qeverisë. “Sipas nenit 40a të Ligjit për shërbimin në ushtri, ushtarët profesionistë të cilët kanë mbushur moshën 45 vjeçare transferohen në institucionet tjera të ndërlidhura. Por në dy vitet e fundit qeveria nuk ka marrë asnjë masë për transferimin e disa prej ushtarëve profesionistë në një institucion tjetër”, thonë nga Sindikata. Hapi që morën sot do të jetë vetëm një paralajmërim,dhe pas…
Ribalancimi i buxhetit i bërë nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është vetëm një listë e thjeshtë dëshirash që nuk ka absolutisht asnjë bazë reale. Në fakt, e njëjta qeveri e paaftë që krijoi buxhetin joreal për vitin 2022, nuk ka çka të përmirësojë as në ekonomi, as me ribalanc. Përkundrazi, kriza do të thellohet, sepse burimi i krizës gjigante është vetë qeveria, thonë nga VMRO-DPMNE. “Me ribalancimin e buxhetit reduktojnë investimet kapitale, të cilat në çdo ekonomi normale duhet të jenë bazë e rritjes ekonomike. Ata rishikojnë gjithashtu rritjen ekonomike të PBB-së me 1.4% më poshtë, që do të…
Guvernatorja e Bankës Popullore thotë se qytetarët i pret vit i vështirë ekonomik pas rritjes së inflacionit. Në ndërkohë Banka Popullore pret edhe rritjen e borxhit publik për 63 për qind, me çka vendi hyn në zonën e shteteve me borxh të lartë. Guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska i sugjeron autoriteteve që fokusin ta vënë te përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve, por shton se nuk duhet të harrohen as reformat, pasi siç thotë për momentin realisht po shuhen vetëm zjarre. “Në momentin që ulet aktiviteti ekonomik, presim ngadalësim të ekonomisë dhe presione në rritje ndaj inflacionit, që do të thotë…

