Author: Jeta almakos

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski realizoi takim me kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Siç bëri të ditur Kabineti i Pendarovskit, në takim është shprehur gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke i theksuar mundësitë potenciale për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik. “Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për ngjarjet politike aktuale në të dyja vendet, në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke i riafirmuar përpjekjet për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet, përmes përforcimit të vazhdueshëm…

Lexo më Shumë

“Italia është partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Maqedonisë së Veriut, kurse rezultatet e arritura të vendit tonë në rrugën e integrimeve evropiane duhet të kenë përfundim adekuat me hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim”. Këto ishin pikat kryesore nga takimi i djeshëm i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me homologun e tij italian Mario Dragi, i cili u zhvillua gjatë vizitës dyditore të delegacionit të Maqedonisë në Romë me rastin e 24 majit – Ditës së Vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi. Të dy kryeministrat ishin të përpiktë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është kyç për rajonin dhe prosperitetin…

Lexo më Shumë

Statistikat e Fondit për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut tregojnë se barnat që ndikojnë në sistemin qendror nervor, bëjnë pjesë në treshen e barnave më të përdorura nga ana e qytetarëve të vendit, krahas atyre që përdoren për traktin digjestiv dhe për sëmundje të zemrës. Brenda një viti në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 2 milionë e 400 mijë receta për sëmundje që kanë të bëjnë me shqetësimet e shëndetit mendor, përkatësisht barna për të trajtuar çrregullime të panikut dhe ankthit. Ky numër është më i madh se numri i përgjithshëm i banorëve të këtij vendi. Mjekët thonë se këto…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, ku në Shkup do të takohet me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do të marrë pjesë në një darkë pune të organizuar nga Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështjet evropiane, Bojan Mariçiq. Gjatë vizitës së Dendias, bisedimet pritet të fokusohen në zbatimin e plotë, të qëndrueshëm dhe me qëllim të mirë të Marrëveshjes së Prespës, në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, tregtinë dhe energjinë, si dhe për perspektivën evropiane…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.05.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me 370 drejtues mjetesh të sanksionuar. Prej tyre, 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 110 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 260 në vend të banuar. Aksionet e intensifikuara…

Lexo më Shumë

Deputeti i partisë bullgare në pushtet “Vazhdojmë me ndryshimet” Venko Sabrutev kërkon reliktet e Car Samuelit që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë. Ai kërkon garanci dhe gjeste nga Maqedonia që të lejojnë vendin të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian (BE). Ai thotë se temat aktuale për popullin bullgar janë inflacioni, çmimet e karburanteve dhe kriza e gazit, jo Maqedonia. Deputeti mendon se duhet kërkuar konsensus kombëtar për çështjen e Maqedonisë së Veriut. “Fqinji ynë perëndimor duhet të përmbushë detyrimet e saja dhe të bëjë gjeste ndaj Bullgarisë për t’i konfirmuar popullit bullgar se do të ndryshojë politikën e saj”,…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot është në Romë për vizitë pune në kuadër të shënimit të 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Kirili dhe Metodi. Në kuadër të të vizitës, të pranishëm janë gazetarë dhe punëtorë mediatikë në disa mediume që të informojnë për ngjarjen. Për zgjedhjen e këtyre mediumeve private, që është në llogari të buxhetit të qytetarëve, nuk ka sqarime nga ana e Qeverisë, cilat janë kriteret dhe pse pikërisht këto mediume janë ftuar. Jashtë faktit që vizitat qeveritare në llogari të shtetit duhet të ndiqen nga serviset mediatike publike,…

Lexo më Shumë

Emra të njohur të zyrtarëve të lartë në Maqedoninë e Veriut ndaj të cilëve janë deponuar akuza për dyshime për korrupsion dhe veprime të paligjshne. Gjithë këtë punë e ka bërë kabineti i zëvendëskryeministres për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, e cila ka dërguar deri te institucionet akuza për sjellje të mundshme korruptive dhe kanë nisur procedurat. Këto dyshime Kabineti i merr ose përmes qytetarëve, përmes qendrës së thirrjeve për këtë qëllim, ose përmes bashkëpunimit me Komisionin Antikorrupsion apo sektorin civil. Në një intervistë për Faktor, Grkovska zbuloi më shumë detaje rreth luftës së kabinetit të saj kundër…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon takim urgjent me kryeministrin, zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike dhe ministrat e financave dhe të punës dhe politikës sociale për kërkesën për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë. LSM-ja ka reaguar këtë fundjavë se buxheti suplementar nuk parashikon mjete për këtë qëllim, siç ishte premtuar gjatë negociatave për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik. “Sipas rebalancit të prezantuar të Buxhetit nga Ministri i Financave dhe analizës së LSM-së, nuk kemi parë se ka paraparë mjete për rritje lineare – solidariteti të pagave në vlerë neto prej 2.806 denarë, siç kërkohet nga LSM…

Lexo më Shumë

Me ngritjen e temperaturave shatërvani te përmendorja Aleksandërit të Madh dhe ato në sheshin Filipi i Dytë u lëshuan, por jo edhe shatërvani në mes të sheshit të Shkupit. “Ndonëse shatërvani tek Aleksandri i Madh është lëshuar, shatërvani në mes të qytetit tash e disa kohë nuk është funksionalë edhe pse janë harxhuar miliona denarë për ndërtimin e tij”. Ky shatërvan i cili është mjaft atraktiv për qytetarët, e sidomos të vegjlit shpesh herë është jashtë funksionit. Në atë pjesë ku buronte ujë tani kalojnë qytetarët, por me një vëmendje të shtuar, sepse pllakat nuk janë të riparuara si duhet.…

Lexo më Shumë

Integriteti është një nga mekanizmat më efikas për parandalimin e korrupsionit dhe ka një rëndësi të madhe për kryerjen e funksionit gjyqësor, veçanërisht sepse sjellja e gjyqtarit duhet të rikonfirmojë besimin e qytetarëve në gjyqësor, tha në fjalën e tij, ministri i Drejtësia Nikolla Tupançeski në konferencën rajonale të nivelit të lartë që po mbahet në qytetin kroat të Shibenikut me temë “Kultura e integritetit – Forcimi i masave kundër korrupsionit”. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Tupançeski përmendi rëndësinë e kulturës së integritetit, vlerësimit të rreziqeve nga korrupsioni, mbrojtjes së sinjalizuesve dhe menaxhimit të cilësisë si mjete dhe standarde të reja…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ngrohtë me vranësira mesatare, ndërsa rreth mesditës dhe pasdites, veçanërisht në pjesët perëndimore do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. DPHM paralajmëron se do të ketë shi të rrëmbyeshëm, rrufe, erëra të forta dhe kushte për breshër, transmeton Portalb.mk. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë 23 deri në 32 gradë, me indeks UV 7. Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje…

Lexo më Shumë