Author: Jeta almakos

Vreshtat pësuan dëmtime jashtëzakonisht të mëdha, e poashtu edhe të mbjellurat e tjera dhe serat, si dhe disa çati i demoloi era e fuqishme. Kryetari i komunës së Lozovës, Boshko Cvetkovski, thotë se stuhia dhe breshëri kanë goditur disa fshatra, por nuk mund të flas ende se sa do të kushtojë dëmi për riparim dhe rimbursim të banorëve të dëmtuar. Ai paralajmëroi mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për nesër, në të cilën do të formohet Komisioni për vlerësimin e dëmeve. Për tre ditë kjo është stuhia e dytë e madhe në Lozovë. Në të parën u dëmtua çatia…

Lexo më Shumë

Shkelja në kontinuitet e Rregullores për punën e Kuvendit dhe skandalet e fundit që ndodhën në shtëpinë ligjvënëse, ku për protagonist kishin vetë kreun e këtij institucioni Talat Xhaferi, ka shtyrë grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së që të kërkoj dorëheqjen e tij dhe së fundmi edhe të ngrejë interpelancë ndaj tij. Kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravkovski, duke nënvizuar se subjekti i tij ka grumbulluar argumente të mjaftueshme për interpelancën e Xhaferit, shkruan Alsat. “Interpelancën të cilën ne sot e paralajmëruam si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së, nuk është vetëm për rastin e mbrëmshëm, apo për rastin…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka bërë thirrje që shqiptarët e Luginës të gjithë ta përkrahin deputetin Shaip Kamberi që edhe njëherë të merr vend në Parlamentin e Serbisë. “Nesër Tërnoci ka zgjedhje. Vendvotimi numër 6-të do jetë kthesa e madhe e shqiptarëve të Luginës. Ulësja e vetme e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë doemos duhet plotësuar, sepse Shaip Kamberi do të jetë zë i fuqishëm ashtu siç ka qenë deri më tani. Andaj, ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër të drejtohen masovikisht kutisë së votimit dhe mbështetjen e tyre ta japin për “Koalicionin e…

Lexo më Shumë

Duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri konfirmoi se nxënësit që e nisën vitin e kaluar me konceptin e ri të dixhitalizimit, vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë si nga tekstet digjitale ashtu edhe ato të shtypura. “Ju e dini që koncepti që ka nisur vitin e kaluar në klasën e parë dhe të katërt duhet vazhduar. Materialet e nevojshme janë bërë në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit. Nga materialet shkollore për të katërtën dhe të pestën, vitin e kaluar kishim vetëm për të katërtën. Ministria mejëherë filloi me shpalljen e…

Lexo më Shumë

Me kallëzimet e reja penale të organeve të përndjekjes doli në sipërfaqe dhe në shesh se edhe kështu prokuroria e orkestruar nuk ka mundur të gjejë asgjë kontestuese tek lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kundrejt të pavërtetave të dirigjuara nga qendrat nën kontrollin e LSDM-së. Të përkujtojmë, LSDM-ja është parti e cila është e dënuar për shpifje dhe lajme të rrejshme. LSDM-ja sipas aktvendimit të Gjykatës themelore duhet t’i kërkojë falje kryetarit Mickoski për atë që përhap lajme të rrejshme dhe të pavërteta. Nëse do të kishte edhe një dyshim të vetëm, prokurorët dhe inspektorët partiakë të cilët punojnë vetëm…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ka treguar se propozimet më serioze për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të bëhen të ditura diku nga fundi i qershorit. “Ne nuk do të dorëzohemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian! Por e sigurt është se ne nuk do të heqim dorë nga rruga evropiane dhe nuk mund të heqim dorë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë për ne, ka qenë e vështirë për ne të arrijmë këtu,të mos harrojmë edhe anëtarësimin në NATO. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të heqim dorë nga rruga jonë evropiane…

Lexo më Shumë

Situata e mbrëmshme në Kuvend mbushi kupën e opozitës. VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë interpelancë për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, pasi ky i fundit, një natë më parë, mbylli me çelës deputetët në sallë gjatë seancës plenare. “Këto janë vepra të vogla të një njeriu të paaftë dhe të pafuqishëm i cili nuk mundet të ndërtojë autoritetin e tij, as te shërbimet, as te deputetët dhe duke mos ditur se çfarë të bëjë, merr guximin që me forcë të zbatojë regjim i cili është larg demokracisë. Për Talat Xhaferin nuk ekziston Rregullore, nuk ekzistojnë të drejtat e njeriut. Ky autokrat…

Lexo më Shumë

Vjet, presidentët Radev dhe Pendarovski shkuan së bashku në Romë që të shënonin festën, por sivjet nuk kishte shenjë për optimizëm. Pozicione të ngurta nga të dyja palët, kështu e shohin disa analistë takimin në Romë të dy kryeministrave, Kovaçevski e Petkov. Takimi në Romë me rastin e Ditës së “Shën Kirilit dhe Metodit”, ndërmjet kryeministrave të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, nuk solli asgjë të re. Vjet presidentët Radev dhe Pendarovski shkuan së bashku në Romë që të shënonin festën, por sivjet nuk kishte shenjë për optimizëm. Kryeministri bullgar deklaroi pas takimit se “nuk jemi angazhuar me asnjë…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka thënë se presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan i ka kërkuar Maqedonisë së Veriut të mos e akreditonte për ambasador të Kosovës. Dedaj tha se gjatë kohës sa ai ishte ambasador në Shkup, marrëdhëniet mes ambasadës turke atje dhe ambasadës së Kosovës kanë qenë të ngrira. Sipas tij, arsyeja e këtyre raporteve ka qenë emërimi i tij si ambasador. “Kur më ka prit ish-presidenti Ivanov, kur i kam dorëzu kredencialet, më tha: e kam pas të vështirë me të pranu ty ambasador, e kam pyt pse, më tha: më ka thirr miku im…

Lexo më Shumë

Shtrenjtimi i rrymës elektrike do të jetë një nga temat e emisionit të sontëm “Magazina ekonomike”, ku i ftuar është njeriu i parë i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski, sipas të cilit për fate të keqe nuk na pret një situatë e mirë, ngaqë siç shprehet ai, “nuk shihet dritë në tunel”. Situatën me krizën energjetike e rëndon edhe më shumë lufta bë Ukrainë, Shkruan Alsat. “Për momentin është shumë e vështir të themi se si do të jetë çmimi i energjisë elektrike, nga 1 korriku apo ndoshta nga 1 gushti, sepse akoma nuk i kemi pranuar kërkesat…

Lexo më Shumë

Kërkesat e Bullgarisë nuk mund të jenë pjesë e kornizës së negociatave, Kovaçevski të mos hesht dhe të tregoj nëse ka pranuar tërheqjen nga Dellçev, thonë nga partia opozitare VMRO-DPMNE. VMRO-DPMNE nuk do të pranojë përfshirjen e kërkesave bullgare në kornizën e negociatave, nëse ajo do të duhet të votohet në Kuvend. “Pranimi i një kornize të tillë është kapitullim i shtetit. Kovaçevski po hesht dhe të tregojë nëse ka pranuar tërheqjen nga Goce Dellçev?”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Dje (24 maj 2022), në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan u përkujtuan 10 martirët e familjes Zymberi, të cilët ranë në altarin e lirisë gjatë luftës së vitit 2001, mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, shkruan Open-TV. Për ti kujtuar ata kishin ardhur kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, deputeti i BDI-së nga Sllupçani, Berat Ajdari, deputeti i ASH-së, Elmi Aziri, këshilltarë komunal të komunës së Likovës, numër i madh i familjarëve dhe ish-ushtarë të UÇK-së si dhe mysafirë të tjerë. Të pranishmit, në emër të familjes i përshëndeti Abedin Zymberi, kurse fjalë rasti pati…

Lexo më Shumë