Silvana Begaj Anëtarësimi në Bashkimin Europian ishte dhe është një ëndërr për shqiptarët. Një ëndërr që kërkon energji dhe punë reale për tu arritur. Por pse anëtarësimi në BE është kaq i dëshiruar për ne? Treg I përbashkët, monedhë e përbashkët, interest e bankave të kontrolluara nga Banka Qëndrore e BE, ligje të imponuara nga Komisioni Europian dhe parlamenti, lëvizje e lirë për punësim, shkëmbim studentësh pa tarifa marramendëse etj. E përkthyer për veshët e një qytetari të thjeshtë shqiptarë: Mund të depërtojë më lehtësisht në tregun Europian të punës, remitancat do të kenë kosto më të ulët, produktet e…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski nesër, më 13 qershor 2022, në Stamboll do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, në kuadër të vizitës së tij të punës. Takimi i kryeministrit Kovaçevski me presidentin Erdogan është konfirmim i marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira me Turqinë dhe është planifikuar të diskutohen disa çështje bilaterale me interes për të dyja vendet.
Para se të hyjë në rend dite në Kuvend rishikimi i buxhetit, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka paraqitur amendament me të cilin kërkohet të sigurohen para për rritje lineare të pagave në sektorin publik. Fakti që ata u mashtruan nga qeveria e cila fillimisht u zgjati dorën dhe u premtoi rritje pagash pas rishikimit të buxhetit, e më pas sindikatat konstatuan se u mashtruan se nuk ka para në rishikim për ta, tani është radha e deputetëve për ta ndryshuar këtë. “Presim mbështetje nga të gjithë deputetët në mënyrë që të sigurohen fonde për rritje lineare të pagave të…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar në lidhje me shakanë e tij që e bëri në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të cilët pati reagime të mëdha, sidomos nga maqedonasit. Rama në një postim në Twitter i ka quajtur histerike sulmet ndaj Kovaçevskit, ndërsa thotë se ka ironizuar bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në. “Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut…
Ali Ahmeti U bënë sot plot 23 vjet nga triumfi i kauzës sonë të pastër si loti, çlirimit të tokës së Kosovës nga kthetrat e robërisë, agresionit dhe gjenocidit. Nuk kishte si të përfundonte ndryshe, Kosova kishte mburojë gjakun e bijve dhe bijave të saj, atdhedashurinë e tyre që nuk kërkonte asgjë më shumë se drejtësi në vendlindjen e tyre Kushtrimin e saj të lirisë bëmë që ta ndëgjojë bota mbarë dhe të ngritet në këmbë për të ndihmuar folenë e përgjakur të Kosovës që nuk njihte dorëzimin në luftën e saj për të ruajtur rrënjët e identitetit dhe dinjitetit.…
Kosova sot shënon Ditën e Paqes, pasi 23-vjet më parë më 12 qershor të vitit 1999, ishte çliruar përfundimisht nga okupimi i Serbisë. Më 9 qershor të vitit 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, kishte për të filluar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe çlirimi i saj. Pas kësaj marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës…
Kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, ka reaguar ndaj shakasë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Mickoski në Facebook i dërgoi një mesazh kryeministrit Dimitar Kovaçevski pas ironisë në Selanik, pasi Rama ia prezantoi Scholz-it atë si “kryeministrin e Bullgarisë Perëndimore”. “Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke fare. Kur nuk e ke, atëherë sharjet dhe poshtërimet të dukën qesharake! Megjithatë, për popullin jo! Ndaloni poshtërimet e shtetit, papërgjegjshmërinë dhe grabitjen e popullit.Është e tepërt!”, ka shkruar Mickoski, pas së cilës edhe një herë ka bërë thirrje për protestë të madhe më…
Bankina prej betoni në rrugën Cvetan Dimov në Çair të Shkupit do të hiqet. Bankina u vendos në maj 2020 për siguri më të madhe të këmbësorëve dhe çiklistëve, transmeton Sdk.mk, përcjell Portalb.mk. Kryetarja Danela Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares se kur do të hiqet bankina, tha se do të jetë së shpejti dhe paralajmëroi një projekt të ri për këtë pjesë të qytetit. “Mendoj se do ju befasojmë shumë shpejt. Është një projekt të cilin po e punojmë së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Më duhet të them se nuk do të fillojmë asnjë projekt…
Sot u mbajt tubimi protestues i Shoqatës së Ukrainasve në Republikën e Maqedonisë së Veriut “Lesja Ukrainka” kundër agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës. Protesta u organizua përreth këndit të lojërave për fëmijë prapa Sallës Universale dhe para ambasadës ruse në Shkup. /KlanMacedonia/
Boris Kondarko nga KSHZ tha se afati për mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatë fillon më 20 qershor dhe zgjat 15 ditë deri më 4 korrik, ndërsa KSHZ-ja e mbyll listën zgjedhore më së voni deri më 30 korrik. Listat e kandidatëve për kryetarë komunash i dorëzohen komisioneve komunale zgjedhore Mavrovë Rostusë dhe Qendër Zhupë më së voni deri më 15 korrik, ndërsa numrat e kandidatëve në fletëvotim do të zgjidhen me short nga KSHZ-ja jo më vonë se 26 korrik. “Fushata zgjedhore fillon më 31 korrik, që do të thotë 31 korrik në orën 0.00 të mëngjesit, duke…
Kancelari gjerman Olaf Sholc vizitoi dje Shkupin dhe Sofjen në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen mes dy vendeve deri në fund të presidencës franceze. Ai ka mbrojtur fuqishëm marrëveshjen për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Nga ana e tij, kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp me Sholc tha se ne nuk mund të mbahemi peng në samitet e BE-së, pavarësisht nëse do të ketë një datë apo jo dhe se po rriten pritshmëritë siç ishte në të kaluarën për atë se ç’farë do të ndodh në ndonjë samit…
Punonjësit policorë të SPB Tetovë, mbrëmë nga ora 22:00 deri 02:00 e datës, kanë kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet. Nga SPB Tetovë informojnë se mbrëmë janë vendosur gjithsej 96 gjoba (TE-66 dhe GV-30). Nga këto, 41 masa (TE-23 dhe GV-18) iu referuan tejkalimit të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Midis tyre, 6 drejtues mjetesh (TE-4 dhe GV-2) kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 70 kilometra në orë”. “Në aksion gjithashtu u zbuluan dhe sanksionuan 55 tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara (TE-43, GV-12), si dhe u sanksionuan 12 lloje të tjera të…

