Author: Jeta almakos

Më shumë se 20 nxënës të shkollave të mesme të fshatit Matkë, detyrohen çdo ditë të udhëtojnë në këmbë për të arritur në shkollë, për shkak të mungesës së transportit publik në këtë fshat të Shkupit. Prindërit thonë se kanë ngritur zërin disa herë dhe kanë kërkuar nga institucionet kompetente që problemi të zgjidhet, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar. ”Problemi i njëjtë është afër dy vite, premtojnë por askush nuk ndihmon. Nxënësit mundohen të shkojnë në shkollë. Ky problem nuk është vetëm i nxënësve por edhe i banorëve sepse kemi nevojë të shkojmë në mjek apo në…

Lexo më Shumë

“Kam punuar 17 vite në Komunën e Bërvenicës – një komunë multietnike, ku jetojnë e veprojnë qytetarë të të gjitha komuniteteve. Të gjithë ata që më njohin, e dinë mirë se kush jam dhe çfarë personi jam. Nuk më intereson çfarë thonë portalet për klikime e provokime e sidomos infomax që e nisi këtë provokim për kalkulime nëpër komuna tjera. Me rëndësi është të jesh i pastër me veten, sepse mënyra si e transmetojnë mediat është diçka tjetër. Nuk e jap komunën time për asnjë çmim do të mbroj çdo banorë të komunës time qofshin Shqiptar, Maqedon dhe popujt tjerë…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se në parti do të ketë ndryshime kadrovike pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Kjo, siç tha, ka të bëjë me rezultatin në zgjedhje në rrethin e parë, posaçërisht në disa komuna të Shkupit. “Për mua gjatë një viti e gjysëm të kaluar, pas një humbje aq të rëndë vitin e kaluar, pas punës intensive, tani këto zgjedhje janë tregues për atë se si të sistemohemi dhe si të funksionojmë në periudhën e ardhshme, pasi qartë është se nevojitet, posaçërisht në ato komuna ku nuk e arritën rezultatin e dëshiruar, të vazhdojmë me punë intensive.…

Lexo më Shumë

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër duke e quajtur këtë moment “fundin e një mashtrimi politik që vendit i ka kushtuar shumë”. “Ky është fundi i një mashtrimi politik që vendit i ka kushtuar shumë, si me izolim ashtu edhe me përçarje. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. Epoka e qeverisjes së tij ka marrë fund,” deklaroi Krasniqi. Ai akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje për përgjegjësi të plotë ndaj…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sot Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Votimi i kryer në mënyrë elektronike, nuk ka siguruar shumicën parlamentare të nevojshme. Për ishin 56 vota, kundër 48 dhe katër abstenime. Në votim kanë marrë pjesë 108 deputetë. Si rezultat partitë politike mund të përballen me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa disa procese të rëndësishme si miratimi i Buxhetit dhe funksionimi i institucioneve mbeten të pazgjidhura.

Lexo më Shumë

Nga BDI në një komunikatë për media kanë thënë se Ambasadori Rus Bazdnikin bashkë me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, rusofilin Ivan Stoilkoviq, dhe shoqatat serbe në Maqedoni shënuan përvjetorin e “betejës së Kumanovës” nga viti 1912 që shënon okupimin serb të Maqedonisë dhe vrasjen e mijëra shqiptarëve dhe maqedonasve. “Jemi dëshmitarë të manifestimeve të shpeshta serbe në Maqedoni si dhe deklaratave “Serbia jugore, Serbia e vjetër, Banovina e jugut, etj.” Maqedonasit quhen maqedono-verior nga autoritetet serbe dhe asnjë reagim nga autoritetet vendore. VLEN i zëvendëson shqiptarët me serb në pozitat drejtuese në qeverisje dhe…

Lexo më Shumë

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet saktësisht pas një jave, më 2 nëntor. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), rrethi i dytë do të zhvillohet në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Kundërkandidatët për postet e kryetarëve të komunave pritet ta intensifikojnë këtë javë fushatën e tyre me tubime dhe takime me qytetarët. Këtë javë pritet të zhvillohet debat mes dy rivalëve për Qytetin e Shkupit – Orce Gjorgjievski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Amar Mecinoviq nga E Majta (Levica). Në fokus të fushatës së tyre gjatë javës së kaluar ka qenë…

Lexo më Shumë

Pas takimit me kandidatin e VMRO-DPMNE-së për Komunën e Bërvenicës, Hristijan Mickoski para gazetarëve u përgjigj edhe për thirrjen e Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshmë parlamentare, informon Telegrafi Maqedoni. Ai tha se nuk dëshiron zgjedhje të reja në këtë moment, por sipas tij, është e drejtë që opozita të kërkojë zgjedhje sa herë të dëshirojnë. “E kam thënë dhe po e përsëris, nuk dua zgjedhje të parakohshme parlamentare. E kërkon BDI-ja madje sipas tyre edhe mund të kenë të drejtë të kërkojnë mirëpo që të mos vijmë deri në atë situatë, politikanët duhet të tregohen të përgjegjshëm…

Lexo më Shumë

VMRO popullore shprehu shqetësim për atë që e quan përkujtim pompoz të Betejës së Zabërnjakut, një ftesë që sipas partisë tejkaloi edhe fushëveprimin dhe rëndësinë e ceremonisë shtetërore për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Nga VMRO-Popullore thonë se u manifestua pushtimi 23 vjeçar serb në Maqedoni, ndaj kjo nuk duhet të lejohet. Reagimi i partisë: VMRO–popullore shpreh shqetësim të madh që këtë vit festimi i ‘’Betejës së Zabërnjakut’’ pas së cilës u pushtua Maqedonia dhe nga e cila filloi pushtimi 23 vjeçar serb i vendit tonë, u shënua në një mënyrë shumë më pompoze dhe me një ngjarje më të…

Lexo më Shumë

Një tentativë e guximshme arratisjeje nga një prej të arratisurve më të kërkuar në botë ka marrë fund papritur, me bosin e drogës që tani përballet me akuza në SHBA. Në një komunikatë të vonë të enjten, qeveria kubane tha se kishte ekstraduar një shtetas kinez, Zhi Dong Zhang, tek autoritetet në Meksikë. Orë më vonë, shefi i sigurisë së Meksikës konfirmoi ekstradimin e tij në SHBA për akuzat për trafik droge dhe pastrim parash. I njohur me pseudonime të ndryshme, përfshirë Vëllai Wang, Pancho dhe HeHe, Zhi Dong Zhang akuzohet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për organizimin e…

Lexo më Shumë

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz, lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite. Ai ishte i njohur për analizat e tij politike, debatet publike dhe qëndrimet e drejtpërdrejta për zhvillimet në vend dhe rajon. Agim Jonuz ishte figurë e njohur për publikun e gjerë si analist politik, publicist dhe ish-zëdhënës qeverie, i cili shpesh është angazhuar në çështje që lidhen me identitetin, marrëdhëniet ndëretnike dhe proceset integruese të vendit. Agim Jonuz lindi dhe u rrit në Shkup, ku e zhvilloi edhe pjesën më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili më 19 tetor shënoi një fitore bindëse, ka vazhduar me ritmin e investimeve në çdo lagje të komunës. Mexhiti ka bërë të ditur se projekti i radhës që po përfundon është ai në lagjen Dizhon, ku rruga “Halim Halimiq” tashmë është asfaltuar dhe është vënë në përdorim. “Sot ishim në Dizhon dhe pamë nga afër rrugën ‘Halim Halimiq’, e cila tashmë është asfaltuar dhe është vënë në përdorim. Ky investim përfshin kanalizimin dhe rrjetin e ri të ujësjellësit, tashmë plotësisht funksional. Një punë e kryer me standard, që i jep Dizhonit…

Lexo më Shumë