Nga BDI në një komunikatë për media kanë thënë se Ambasadori Rus Bazdnikin bashkë me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, rusofilin Ivan Stoilkoviq, dhe shoqatat serbe në Maqedoni shënuan përvjetorin e “betejës së Kumanovës” nga viti 1912 që shënon okupimin serb të Maqedonisë dhe vrasjen e mijëra shqiptarëve dhe maqedonasve.
“Jemi dëshmitarë të manifestimeve të shpeshta serbe në Maqedoni si dhe deklaratave “Serbia jugore, Serbia e vjetër, Banovina e jugut, etj.”
Maqedonasit quhen maqedono-verior nga autoritetet serbe dhe asnjë reagim nga autoritetet vendore.
VLEN i zëvendëson shqiptarët me serb në pozitat drejtuese në qeverisje dhe në pushtetin ekzekutiv, sjellin bankën serbe në Maqedoni, manifestojnë me Dodikun në Shkup, Manastir, Kumanovë, rresthohen me Vuçiqin, turpërojnë Presidenten Vjosa Osmani, veteranët nga Kosova, etj.
Si në maj 2024, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ashtu edhe në tetor 2025, VLEN feston humbjen. Historia njeh vetëm një rast tjetër të tillë, betejën e Gazimestanit në Fushë Kosovë ku serbët e mundur festojnë sot e kësaj dite betejën me otomanët në 1389.
Ky fenomen i festimit të humbjes quhet “sindroma e Gazimestanit” e njohuur deri dje vetëm për serbët, por nga sot edhe për VLEN, të cilët janë të kapluar nga bota serbe, e konfirmuar nga parlamenti evropian”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 13.08.2026
Aktuale
- Shasivari: MO nuk është kapitull i mbyllur, por përgjegjësi për të ardhmen
- Prokuroria ngre aktakuzë për Lotarinë Shtetërore! Kërkohet për Bajramin dhe vazhdimin e arrestit shtëpiak për Grubin
- Tre persona nga Shkupi arrestohen në dalje të Tetovës, dyshohen për vjedhje të rëndë
- “Knauf-Radika” rinovon katër klasa në shkollën “Penestia”
- Mickoski për MO-në: Mësimet e së kaluarës janë baza për një shtet të qëndrueshëm dhe të sigurt
- Turqia ndalon 30 të dyshuar në operacionin kundër organizatës kriminale të Alihan Kuris
- Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar në Maqedoni
- Ndarja nga jeta i Skënder Halucit, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi: Ishim shokë për më shumë se tri dekada! Më rëndon mendimi sesa shumë e shtymë drekën tonë



