Njësia për Krim Ekonomik e SPB Shkup pasditen e sotme ka konfiskuar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në qytetin e Shkupit. Në mesin e personave të arrestuar është edhe drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Sabaudin Rrustemi, i cili në këtë funksion u emërua më 29 janar të këtij viti, si pjesë e koalicionit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe BDI. Prokuroria Publike “Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, oficerët e policisë po ndërmarrin veprime për sigurimin e provave. Janë arrestuar dhe mbajtur dy…
Author: Jeta almakos
Gjykata Administrative pas hapjes së materialit të besueshëm zgjedhor dhe rinumërimit të votave, ka konfirmuar dyshimet e partisë Unioni i Romëve se në vendvotimet 2962 dhe 2966 në komunën e Shutkës, janë falsifikuar procesverbalet. Nga kjo parti i bëjnë thirrje KSHZ-së që në rrethin e dytë të zgjedhjeve të sigurojnë zgjedhje të drejta, demokratike dhe të besueshme. “Në pajtueshmëri me vendimin e Këshillit gjyqësor ta ndryshojë vendimin e KSHZ-së dhe ta pranojë ankesën tonë dhe të anulojë rezultatet e votimit për këshilltarë komunal në komunën e Shuto Orizares në vendvotimet 2962 dhe 2966 parashtrohet pyetja, kush mund të guxojë të…
3 punonjës të policisë së Kërçovës u arrestuan për grabitjen si në filma të artarisë në Gostivar, 2 javë më parë. Përveç tyre, në vjedhjen e 18 kg ar në vlerë prej 1,8 milionë euro siç mëson Alsat janë të përfshirë edhe dy persona nga Kosova. “Vetëm dy javë pasi u grabit artaria prapa meje këtu në Gostivar, SPB e Tetovës ka arritur të vë në pranga tre persona nga qyteti i Kërçovës. Fjala është për tre persona që janë të angazhuar në policinë e Kërçovës. Në këtë rast nuk janë të involvuar vetëm këta persona, por, sipas informatave të…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar fitoren në komunën e Çashkës si një moment historik për shqiptarët. “Në raundin e parë është fituar një komunë që ishte me rëndësi për të gjithë shqiptarët – kjo është komuna e Çashkës. Për fat të mirë, aty zgjidhet për herë të parë kryetar komune një shqiptar, pasi që mbi 50% e popullatës atje janë shqiptarë. Kandidati ishte i Aleancës Kombëtare, por pati përkrahje edhe prej të gjithë…
Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Karposhin Sotir Llurkovski thekson që në bashkëpunim me koalicionin VLEN do të punojnë së bashku në identifikimin e problemeve të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike. Llurkovski thekson se do të angazhohet që fëmijëve të Karposhit t’u sigurojë edukatore që do t’u përgjigjen në gjuhën e tyre amtare. Për Nerezin, premton zgjidhjen e çështjes së legalizimeve, ndërtimin e rrugëve dhe problemin me ujin e pijshëm. Vetëm se kemi filluar një sërë aktivitete të përbashkëta në atë pjesë ku janë shqiptarët më të përfaqësuar. I detektojmë problemet e tyre. Neve na mundojnë kokëdhëmbjet e njëjta…
Një mbështetje e fuqishme ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara për kandidatin Fisnik Mela, nga biznesmeni dhe veprimtari i njohur shqiptar në diasporë, Emin (Eddie) Egriu. Në një deklaratë publike, Egriu thekson se ka ardhur koha për t’i dhënë një mundësi brezit të ri të udhëheqjes në Dibër, duke vlerësuar ndershmërinë dhe përkushtimin e Melës ndaj komunitetit. “Ka ardhur koha t’i japim një mundësi udhëheqjes së re për të përfaqësuar Dibrën, vendlindjen time,” – shprehet Egriu. “Jam plotësisht i vetëdijshëm për veprat e nderuara që ka bërë kundërshtari i tij. Megjithatë, ai ka qenë pjesë e rrethit të brendshëm për…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot vlerësoi se politikat e Qeverisë për tërheqjen e kompanive ajrore në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit po japin rezultate dhe se prej nesër do të fillojnë 11 destinacione të reja. “Me orarin dimëror të fluturimeve, duke filluar që nesër, më 27 tetor, nga Ohri do të fluturohet për në Bazel – një destinacion jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi Ohrin po e hapim jo vetëm për turistët nga Zvicra, por edhe për turistët nga Franca dhe Gjermania, sepse ky është i ashtuquajturi aeroport evropian që lidh këto tre vende. Nga Shkupi, do të fluturohet…
Kandidati i VLEN-it për Tetovën, Bilall Kasami, vizitoi Fshatin Reçicë. Ai para banorëve tha se do të vazhdoj me investimet në këto vendbanime, duke shtuar se Reçica e Madhe dhe e Vogël janë pjesë e projektit të kolektorit për ujërat e zeza. Kasami tha pas zgjedhjeve fillojnë punimet. “Dolëm që t’i informojmë këta banorë se edhe në mandatin e ardhshëm me të njëjtin vrull të realizojmë projekte në të mirë të këtyre vendbanimeve. Më konkretisht Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe janë pjesë e kolektorit të ujërave të zeza që përfundimisht në këto fshatra do të zgjidhet një problem…
Kryetari aktual i komunës së Strugës, Ramiz Merko është shprehur se ai nuk do ta mbështes kandidatin e AKI-së, në garën për zgjedhjet lokale. Merko tha se Lista e Pavarur do të ketë së shpejti një mbledhje dhe më pas do të merren vendime që do të bëhen publike për qytetarët Ja dhe reagimi i tij i plotë: Të dashur qytetarë të Strugës, mbështetës të vërtetë dhe besnikë! Ju flas sot, direkt dhe me seriozitetin maksimal, për të shkatërruar menjëherë një valë të re spekulimesh dhe zëra të fabrikuar që synojnë të dëmtojnë besimin tuaj. Po qarkullojnë thashetheme se unë,…
Mbeturinat në Shkup rrezikojnë përhapjen e ndonjë epidemie e cila është kërcënim për jetën e qytetarëve. Epidemiologu Dragan Danilovski paralajmëron se murtaja e zezë, sëmundje që në të kaluarën ka shkaktuar miliona viktima, ende nuk është zhdukur plotësisht. Sipas tij minjtë e përhapin këtë sëmundje dhe se 1 deri në 2 për qind e tyre e bartin bakterin në vetvete. Megjithatë, ai shton se në kushtet aktuale më reale është rreziku nga sëmundjet e zorrëve, si salmonela dhe dizenteria, për shkak të mbeturinave të pa menaxhuara në qytet. “Rreziqet më të mëdha vijnë nga sëmundjet infektive të mesme, si salmonela…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka filluar pastrimin brenda institucionit. Pesë inspektorë të anti-drogës janë larguar, ndërsa në procedurë janë edhe disa të tjerë. Kryeshefi i policisë, Rijad Aliu tha për Alsat se për çdo polic që Kontrolli i Brendshëm konstaton shpërdorim detyre, do të sanksionohet. “ Shkarkimet nga puna bazohen në nenin 210 ë Kodit Penal, pra, nuk kryen, kryen me neglizhencë dhe jo në kohë detyrimet e punës”, thonë nga MPB. Ditëve në vazhdim, ky numër pritet të dyfishohet. Së shpejti në bankën e të akuzuarve pritet që të ulen të paktën edhe katër inspektorë dhe…
Pasditen e sotme, në Kinematekën e Maqedonisë, kandidati për kryetar të Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, zhvilloi një takim me qytetarët së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kandidatin për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Në këtë takim, Lukrovski theksoi se qytetarët kanë shprehur mbështetje të sinqertë për ndryshimin dhe për një Karposh të ri. “Po përfundon koha e politikave të dëmshme dhe e planeve kriminale urbanistike në Karposh. Është koha për një fillim të ri, një koncept dhe vizion të ri për komunën tonë – në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së fëmijëve tanë,” deklaroi Lukrovski. Ai shtoi…

