Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Karposhin Sotir Llurkovski thekson që në bashkëpunim me koalicionin VLEN do të punojnë së bashku në identifikimin e problemeve të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike. Llurkovski thekson se do të angazhohet që fëmijëve të Karposhit t’u sigurojë edukatore që do t’u përgjigjen në gjuhën e tyre amtare. Për Nerezin, premton zgjidhjen e çështjes së legalizimeve, ndërtimin e rrugëve dhe problemin me ujin e pijshëm.
Vetëm se kemi filluar një sërë aktivitete të përbashkëta në atë pjesë ku janë shqiptarët më të përfaqësuar. I detektojmë problemet e tyre. Neve na mundojnë kokëdhëmbjet e njëjta të themi…Do të fokusohemi njëjtë për të gjithë qytetarët në Karposh. Neve na mundojnë rrugët e parregulluara, legalizimet, mungesa e vendeve në çerdhe. Kuadër i cili do të jetë i gatshëm të përgjigjet ndaj gjuhës amë të fëmijëve të moshës parashkollore, të sigurojmë, i cili momentalisht nuk është. Legalizimet i theksuam të mos përsëritëm. Domethënë, problemi me ujin gjithashtu është në Nerez, jemi në terren bashkë do të punojmë dhe shpresoj se do të përgjigjemi ndaj kërkesave të qytetarëve”, deklaroi Sotir Llukrovski, Kandidat i VMRO-së për Karposhin.
Data 13.08.2026
Aktuale
- Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit
- Spektakli i qiellit, Hëna eklipson Diellin në Europë pas 27 vitesh
- Palestina: Në burgjet izraelite mbahen mbi 4.700 të rinj dhe të reja palestineze
- Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, merr këto vendime
- (VIDEO) “Merhamet” dhe “Vizioni M” përmbyllën shkollën verore 2026
- Shyhreti i shkon Engjit në spital pas lindjes së djalit, nuk mund t’i mbajë lotët kur e sheh nipin – kjo është gjendja e Engjit
- Mbyllet dita e 74-t e revoltës, qytetarët rikthehen te Kryeministria pas marshimit kilometrik: Nesër sërish në shesh
- 25 vjetori i masakrës së Lubotenit, Ahmeti: Të mos lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten



