Author: Jeta almakos

“Lukoil” mori ofertë për blerje të pasurive të tij ndërkombëtare, njoftoi faqja e internetit lukoil.com. Kushtet kyçe të marrëveshjes ishin paraprakisht të rëna dakord nga palët. Nga ana e tij, Lukoil pranoi ofertën, duke u angazhuar të mos negociojë me blerës të tjerë potencialë. “Gunvor Group” është e regjistruar në Zvicër dhe u themelua nga suedezi Torbjorn Tornkvist dhe oligarku rus Genadi Timçenko, afër Kremlinit. Timçenko është në listën e sanksioneve të SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Kanadasë, Japonisë dhe Australisë. Një ditë para hyrjes në fuqi të sanksioneve të SHBA-së ndaj Timçenkos në vitin 2014, ai ia shiti…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi, përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, iu drejtuar atyre që, sipas tij, janë në frikë dhe nën presion në punë, institucione, administratë dhe biznese. U tha se e di shumë mirë nëpër çfarë po kalojnë, që u kërkohet të heshtin dhe të mos deklarohen, por i siguroi se i mbron dhe është me ta dhe u kërkoi që të durojnë edhe disa ditë. “Unë jam me ju dhe ju premtoj se siç po qëndroni sot në heshtje dhe me dinjitet, shumë shpejt do të qëndroni krenar…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nuk ka mohuar që politikanë nga AKI-ja të bëhen pjesë e Qeverisë. Siç tha Mexhiti, po komunikojnë dhe se skena politike është përzier. Siç thotë, pati shumë turbulenca deri në krijimin e dy taboreve. “Nuk e mohoj. Mund të edhe të jetë”. A ka ndonjë bisedë? “Komunikojmë. Skena politike aq shumë është përzier, shumë turbulenca janë bo derisa janë përpilu dy tabora. Edhe mendoj që do ketë ende turbulenca”, tha Mexhiti.

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas deklaratave të Izet Mexhitit nga VLEN-i, duke i cilësuar si të ngatërruara dhe të pavërteta. Sela thekson se çdoherë ka vepruar në mënyrë të ndershme për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, dhe jo për privilegje pushteti. “Ti në komunikim me mua JO. Unë pjesë e qeverisë JO. Unë në krah të atyre që duan të na zhbëjnë të drejtat si popull JO,” shkruan Sela, duke i vënë kufijtë qartë çdo pretendimi të Mexhitit. Ai shton se matjet e arritjeve politike i bën mbi bazën e kontributit për barazinë e…

Lexo më Shumë

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Kërçovën Aleksandar Jovanovski thotë se komuna meriton të drejtohet nga një kryetar i ndershëm dhe që do të sakrifikojë për qytetin. Ai beson se është zgjedhja me e mirë për të realizuar të gjitha projektet e rëndësishme për qytetarët. VMRO-DPMNE-ja qëndroi përsëri në Kërçovë për të kërkuar votën në rrethin e dytë më 2 nëntor. “Të gjithë ata që nuk besojnë, të gjithë ata që kanë dyshime akoma, të gjithë ata që mendojnë se nuk është e mundur të fitojmë, le të mendojnë sërish. Le të shohin se në cilën mënyrë mendon populli ynë. Fëmijët tanë…

Lexo më Shumë

Në Hajde flasim në TV21, Izet Mexhiti tha se kandidimi i Bujar Osmanit nga BDI për kryetar të Çairit, ishte për ta djegur si figurë politike. Sipas tij, kjo është bërë pasi Osmani shihej si pretendent për kryetar të ardhshëm të BDI-së. -E fituat Bujar Osmani në Çair. Si e shihni të ardhmen politike të tij? A mendoni që ai mund të jetë një kandidat për kryetar të BDI-së në të ardhmen? 2Po ndoshta edhe kjo ka qenë arsyeja që  zoti Ahmeti i imponoi zotin Osmani për kandidat në Çair, për ta djegur si figurë politike, si pretendent për kryetar të BDI-së”,…

Lexo më Shumë

Në Hajde flasim në TV21, Izet Mexhiti tha se VLEN është fitues absolut i zgjedhjeve lokale, ndërkohë tha se edhe në rrethin e dytë që do të mbahet më 2 nëntor, do të jenë fitues. “Diku festojmë se janë 5-6 komuna që janë mbaru në raundin e parë. VLEN është fitues absolut i zgjedhjeve lokale dhe në të dytën shkojmë për t’i motivuar, për të mbaruar me sukses edhe në komunat që VLEN është në balotazh. E shoh energjinë, atmosferën dhe kjo më jep të mendoj se në të gjitha VLEN do të jetë fituese”, tha Mexhiti. E në anën…

Lexo më Shumë

TIRANË, 29 tetor 2025 Në një zhvillim diplomatik historik, Siria ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë shteti i 120-të që e njeh pavarësinë e saj. Vendimi u shpall në Riad gjatë vizitës së Presidentes Vjosa Osmani dhe shënon një nga momentet më të rëndësishme të diplomacisë kosovare në vitet e fundit. “Me mbështetjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot në Riad arritëm marrëveshjen përmes së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës,” deklaroi Presidentja Osmani. Ajo falënderoi udhëheqjen…

Lexo më Shumë

Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, më 2 nëntor, tensionet ndërmjet koalicioneve shqiptare në vend janë përshkallëzuar ndjeshëm. Koalicioni VLEN ka reaguar për siç thonë ata, pazarin e AKI-së me Levicën për Tetovën. Аta deklarojnë se Tetova nuk është mall pazari, për ta shitur BDI-ja. Shtojnë se Bajram Rexhepi u ul në tavolinë dhe u fotografua me ata që fyejnë gjithçka që është shqiptare, vetëm për të siguruar një grusht vota për shpëtim politik. Nga VLEN pyesin nëse “strategjia kombëtare” e BDI/AKI-së është të kërkojë shpëtim te partia që fyen shqiptarët…

Lexo më Shumë

Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë! Në Vjenë, në një nga sallat më të famshme të botës — Musikverein — Filarmonia e Maqedonisë së Veriut ngriti lart emrin dhe kulturën tonë përpara publikut evropian. Ky ishte një moment krenarie kombëtare dhe dëshmi e fuqisë së artit që bashkon dhe përfaqëson me dinjitet vendin tonë në skenën ndërkombëtare. Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të VLEN-it, e cila e përshkruan këtë sukses të jashtëzakonshëm kulturor: Dje ishim dëshmitar të një suksesi të madh kulturor të vendit tone, koncertin historik të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Sallën…

Lexo më Shumë

Qëndrimet e Danella Arsovskës lidhur me zhvillimet në Higjienën Komunale ku nga paraburgimi dha dorëheqje drejtori Sabahudin Rustemi, Qeveria i vlerëson si frustrime personale. Ata kujtojnë që sipas ligjit, Qyteti i Shkupit e ka për obligim të sigurojë funksionim të rregullt të ndërmarrjeve publike nën kompetenca të saj. Në rast të çdo pakujdesie eventuale, obstruksioni ose mosplotësimi të obligimit, Qeveria rikujton Arsovskën për përgjegjësi juridike dhe institucionale. Në rast të ngërçit institucional, nga Qeveria theksojnë se ekzistojnë mekanizma me të cilat mund të veprojnë me qëllim të sigurohet funksionimi normal i ndërmarrjes dhe të parandalohet rreziku ndaj shëndetit të qytetarëve. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska i bënë thirrje kryetares së VMRO-së që është në krye të Bordit Drejtues të Higjienës komunale që të sjell vendim për shkarkimin e drejtorit Sabahadin Rustemi që u arrestua dhe të emëroj ushtrues detyre, pasi ai një ditë më parë dha dorëheqje. Arsovka shprehet se Mickoski po e terrorizon qytetin me udhëheqjen e tij diktatoriale dhe me regjim përmes Bordit Drejtues, duke keqpërdorur instituconet dhe policinë që të mbjell frikë dhe të kryej presion para zgjedhjeve. Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit “I bëjmë thirrje kryeministrit Mickoski që e ka kryetaren e…

Lexo më Shumë