Mungesën e krerëve shtetëror në hapjen e klubit të maqedonasve në Bllagoevgrad të Bullgarisë, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e ka vlerësuar si humbje të mundësisë për demostruar unitet kombëtar. Mickoski tha se ai dhe VMRO-DPMNE-ja nesër do të jenë në Bllagovegrad. “Ishte një mundësi e mirë për të treguar unitet dhe për t`u dhënë mbështetje maqedonasve nga pjesa e Pirinit në Bullgari. Unë do të shkoj nesër për më shumë vetëbesim për njerëzit tanë atje dhe planifikojmë që edhe mëtej t`i mbëstesim në mënyrë intensive. Më vjen keq për mospjesëmarrjen e kreut shtetëror dhe që vendosën t`u shërbejnë interesave…
Author: Jeta almakos
NË ORËN 03.00 AKREPAT E ORËS KTHEHEN NJË ORË PRAPA Sonte në orën 03.00, akrepat e orës kthehen një orë prapa, me çka zyrtarisht nis llogaritja dimërore e kohës. Qeveria disa javë ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë që t`i shqyrtojë mundësitë rreth vazhdimit eventual të zbatimit të llogaritje verore të kohës, me qëllim të kursimeve shtesë në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike. Por, pas analizave të bëra, Qeveria vendosi se këtë dimër, megjithatë nuk do të ketë ndryshime në sistemin e deritashëm për llogaritjen e kohës. Çdo gjashtë muaj në vendin tonë, si dhe në vende tjera të Evropës, qytetarët…
Ndërhyrjet në kushtetutë, që nga mëvetësimi, kanë qenë sfidë e vështirë politike. Ato kryesisht kanë ndodhë pas një varg takimesh të krerëve të partive më të mëdha politike, të njohura si takime liderësh, dhe presion të lartë ndërkombëtar. Sipas të gjitha gjasave, të tilla do të jenë edhe ndryshimet e fundit kushetuese, të domosdoshme për vazhdimin e negociatave aderuese në BE. Analisti politik, Ismet Ramadani, njëkohësisht kryetar i Klubit Euroatlantik, thotë se edhe VMRO DPMNE do të bindet se duhet të ndryshojë qëndrim pasi e vetme nuk mund të mbajë përgjegjësinë për bllokimin eventual të integrimit evropian. “Me kalimin e…
Bashkimi Demokratik për Integrim pasditen e sotme në selinë e partisë në Reçicë të Vogël është duke mbajtur mbledhjen me Kryesinë e re që u zgjodh në mbledhjen e mbajtur më 15 tetor, ku pritet që ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetëror nga radhët e kësaj partie të japin llogari për punën e tyre, njofton Portalb. Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto: Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend; Konstituimi i Sekretariateve te partisë dhe Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë; Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani para…
Para Mbledhjes së Kryesisë së re të BDI-së, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre Musa Xhaferi e Izet Mexhiti në një deklaratë për media Mexhiti tha se është mirë që është rikthyer debati në BDI, ndërsa Xhaferi tha se do të shofim se kush do të qesh në fund. . “Gjithë performanca është e dobët përveq që Maqedonia në politikë të jashmte ka pas sukses kurse resorët ekonomik janë të dëshiruar përshkak performancës do të kërkojmë të ketë lëvizje pozicionesh” tha Musa Xhaferi. Ndërsa nënkryetari i kësaj partie…
Sot në zyrat qendrore të Aleancës për Shqiptarët, qëndroi Ambasadori i Francës, ekselenca e tij Cyrille Baumgartner, i cili u prit nga Kryetari i ASH-së, z. Arben Taravari. Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike, sfidat e përbashkëta në planin e integrimeve euro-atlantike, me çrast z.Taravari njoftoi ambasadorin me përkushtimin e ASH-së dhe përkrahjen për të gjitha iniciativat e deritanishme që lidhen me integrimet. Në konferencën e përbashkët për media, Taravari njoftoi se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë këtë rrugë në interes të vendit dhe qytetarëve. Para ambasadorit të Francës, kryetari i ASH-së, shpalosi planet dhe strategjinë e…
Qeveria jonë i ka tradhtuar dhe zhgënjyer maqedonasit në Bullgari, të cilët menduan se më në fund kanë ardhur kohë më të mira në të cilat do të mund të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore, për të cilat luftojnë prej vitesh, shkruan ish-kryeparlamentari Tito Petkovski. Ai me statusin e profilit të tij në Facebook analizon hapjen e klubit maqedonas dhe atij bullgar, menjëherë para hapjes në Blagoevgrad “Nikola Vaptsarov”. Petkovski ka komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili sot tha se hapja e klubeve të tilla i dëmton të dyja komunitetet. -Më…
Paketa e ASH-së e përgatitur me ekspertë ndërkmbëtar është gati. Kryetari i kësaj partie, Arben taravari sonte në emisionin “Plitica” në Tv Globi, tha se e njejta do të publikohet kur të afrohet koha e ndryshimeve kueshtetuese. “Paketa është e gatshme dhe ka qenë si iniciativë e epskertëve ndërkombëtar, por janë konsultuar edhe ekspertë vendor dhe jemi në konsultim të vazhdueshëm me qendrat të cilat janë të rëndësishme dhe me ndikim në Maqedoni. Momentin kur duhet të paraqitet e presim pasi tash ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin tash dhe sipas informtave që marr pritet të jetë diku nga fillimi…
Në intervistën për numrin e ri të të përjavshmes “Fokus”, kryetari i Bashkimit Demokratik, Pavle Trajanov, ndër të tjera flet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Cili është opsioni më real për momentin: Qeveri e gjerë pa VMRO-DPMNE, zgjedhje të parakohshme apo miratim i amendamenteve kushtetuese? Nga pikëpamja e një qeverie të gjerë pa VMRO-DPMNE, nuk pajtohem me këtë. Sepse qeveria aktualisht ka një numër të mjaftueshëm deputetësh dhe topi nuk e thyen. Nëse qeveria do të mbijetojë varet nga politikat që ajo zbaton. Shifrat janë aty, por varet nëse ai do ta menaxhojë me sukses krizën ekonomike dhe…
Kuvendi zgjodhi më në fund dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, institucion i cili ishte në kufij të bllokimit total për shkak se rrezikonte kuorumin. Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Fatmir Skender janë dy gjykatësit e rinj kurse propozimi për zgjedhjen e Lubomir Joveskit ka ngecur në komision. Opozita vlerëson se procedura e tillë e zgjedhjes është shoqëruar me shkelje të Rregullores. “Më vjen keq që nuk arritët të shpëtoni nga litarët e ngushtë partiak dhe më vjen keq që Gjykatës Kushtetuese ja vutë etiketën e institucionit të partizuar. Më vjen keq që patët mundësinë të zgjidhni profesionistë të vërtetë…
Poçe të reja që harxhojnë më pak rrymë. Ashensori u zëvendësua nga shkallët. Nuk ndizen kondicionerë dhe ngrohëse shtesë. Korridoret e errëta. Këto janë vetëm disa nga masat e marra nga ministritë për uljen e konsumit të energjisë elektrike. Në kuadër të masave për përballimin e pasojave të krizës energjetike, Qeveria ka obliguar të gjithë sektorin publik që të ulë koston e energjisë elektrike për 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kursimi i energjisë ka filluar të aplikohet nga 1 shtatori dhe do të zgjasë deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale…
Do të ndërmarrim masat e duhura, respektivisht do të shkarkojmë ose ndëshkojmë drejtorët nëse pagat janë formuar nën ndikimin e tyre, thotë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Gjatë vizitës së sotme në pikën për vaksinim në Ambulancën “Prolet”, ai tha se është ende në pritje që Fondi për Sigurime Shëndetësore të bëjë një inspektim dhe të dorëzojë raportin përfundimtar, jo vetëm për Klinikën e fëmijëve, por edhe për katër të tjera. “Formimi i pagës së punonjësve në bazë të Kontratës kolektive bazohet në disa tregues. Do të shohim nëse kjo ishte praktikë në periudhën…

