Author: Jeta almakos

Buxheti është i predimensionuar dhe nuk korrespondon me gjendjen reale ekonomike në shtet, konsideron kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pasi që Qeveria dje e miratoi Propozim-buxhretin për vitin 2023. Sipas liderit opozitar, janë predimensionuar shpenzimet dhe tashmë në vitin e parë, siç tha, Qeveria e shkelë rregullën e deficitit buxhetor, të cilin paraprakisht e miratoi Parlamenti me Ligjin për buxhet, përkatësisht është më i madh prej 3 për qind siç është definuar atje. “Me atë edhe njëherë e tregojnë karakterin e tyre të rrejshëm. Përdorin dy fjalë të njejta – “rregulla e artë” si vitin e kaluar. Besimi për buxhetin…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për TvKoha Tetovë, Faton Murseli, doktor i sociologjisë në Universitetin e Tetovës u shpreh për ngjarjen e djeshme të dhunimit të të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë të Kosovës. Sipas tij, kjo situatë ka tre rafshe të këndvështrimit, e para se infermierja dhunuese tregoi pasoja të sëmundjes psiqike dhe se ajo duhet të shërohet, për këtë përgjegjësi kanë edhe institucionet që duhet të bëknë kontrolle rutinore shëndetësore për të gjithë punëtorët e sidomos ata që punojnë në shtëpi pleqsh që normalisht duhet të jenë shtëpi përmirësuese e rehabilituese. E dyta, se femra duke qenë…

Lexo më Shumë

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurave A.P, A.R dhe R.K për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘sulmi‘. Të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh. Sipas komunikatës së Gjykatës në Pejë, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë ngase ky dyshim mbështetet në provat që janë dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së…

Lexo më Shumë

Si vjet është e mundshme që të kemi ndotje më të lartë të ajrit e kjo përshkak krizës ekonomike dhe energjitike thotë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Naser Nuredini në emisionin Klan Debat. Ai shton se çmimet e larta kanë shqetësuar të gjithë por se duhet që qytetarët të kujdesen se me çfarë ngrohen. “E mundshme është që sivjet të kemi ndotje më të lartë të ajrit. Por apeloj të qytetarët të kenë kujdes se me çfarë materiale ngrohen. Ndotjen e parë e bëjmë në shtëpitë tona. E kuptoj unë si qytetar se të gjithë jemi të shqetësuar…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Brezë janë në ankth dhe të shqetësuar nga forcat e shumta policore që kanë rrethuar fshatin. Ata njoftuan agjencinë e lajmeve INA se rreth 150 pjesëtarë janë edhe të forcave speciale policore. Pretendimet e policisë janë se po zhvillojnë një aksion kundër vjedhësve të drunjve, por banorët që jetojnë atje janë tmerruar nga numrin i madh policeve dhe se ndjehen nën rrethim. Ndërkohë, ata njoftojnë se janë arrestuar disa persona që po transportonin drunjtë. Mësohet se ata tani po mbahen në paraburgim në stacionin policor të Butelit. Banorët e Brezës bëjnë apel që policia të ketë kujdes…

Lexo më Shumë

Partitë politike shqiptare ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët të iniciuar nga Lëvizja Besa, në lidhje me heqjen e përkufizimin 20%. Deputeti i këtij subjekti politik, Fadil Zeneli tha se, edhe pse ka gatishmëri që të diskutohet për këtë temë, mbetet të shihet pozicionimin e tyre zyrtar ditëve në vijim. Ai tha se ky takim, nuk nënkupton në asnjë moment se përjashtohet komunikimi edhe me partitë maqedonase. “Nga partitë politike shqiptare ka gatishmëri që të bisedohet rreth kësaj teme. Pak a shumë, të gjithë kanë manifestuar në deklarimet publike se ka gatishmëri të bisedohet, por qëndrimin e…

Lexo më Shumë

Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës. Ai, falje publike i kërkon edhe familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova, duke thënë se pamjet e publikuara e kanë goditur rëndë atë dhe familjen. “E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë”, ka thënë Pelaj. “E di që po kaloni…

Lexo më Shumë

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Pejës. Në videon e bërë virale në rrjetet sociale e media, shfaq disa infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, teksa rrahin dhe keqtrajtojnë në mënyrë çnjerëzore një paciente. Por, ky rast nuk ka lenë pa u shfrytëzuar për propagandë nga mediat serbe. Një media atje duke publikuar rastin i është referuar se infermerja shqiptare rrahë plaken serbe. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Durim Limaj, djali i kreut të Nismës Socialdemokrate. Ai ka treguar se si po bëhet propagandë me nënën e dëshmorit duke e potretizuar si serbe.…

Lexo më Shumë

Aurona Pelaj është e dyshuara kryesore e sulmit të dhunshëm ndaj gruas së moshuar në Pejë, për të cilën kemi raportuar vazhdimisht në kohë reale, që nga pasditja. Para pak çastesh ndërkaq, Sinjali ka publikuar deklaratën e saj të plotë në polici. Më poshtë mund ta lexoni të njëjtën, teksa kujtojmë faktin se lajmi është në përditësim. “Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe…

Lexo më Shumë

Një raport i ri nga një kompani analitike ndërkombëtare thotë se punëtorët në Maqedoninë e Veriut kanë treguar angazhim dhe produktivitet të ulët në vendin e punës krahasuar me vendet e botës. Por, Maqedonia e Veriut është përpara të gjitha vendeve të rajonit dhe është ngritur në tri vendet e para për sa i përket listës së Evropës. Raporti i kompanisë Gallup për bilancin global të fuqisë punëtore është publikuar në tetor të këtij viti. Sindikatat e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut thonë se punëtorët nuk angazhohen maksimalisht pasi nuk ndihen të motivuar. Nga ana tjetër, punëdhënësit thonë se punëtorët nuk…

Lexo më Shumë

Videoja ku një e moshuar keqtrajtohet nga një punonjëse në shtëpinë e të moshuarve në Pejë ka shokuar mbarë opinionin publik. Punonjësja në fjalë, Aurona Pelaj, para se të ndalohej nga policia e ka publikuar videon në rrjete sociale me mbishkrimin: Marre! Ajo e konsideron veprim të turpshëm publikimin e videos pasi justifikohet duke thënë “kjo video ka kohë”, ndërsa më pas shton: Gjëra të pavërteta! “Kjo video ka kohë. Kam kërkuar falje për trajtimin e zonjës. Kam një jetë private, ju lutem mos shpërndani gjëra të pavërteta”, shkruan Pelaj. Olti Curri e ka publikuar reagimin e saj duke shkruar:…

Lexo më Shumë

Një burrë është ndaluar nga Policia e Kosovës te qendra për të moshuar “Orenda” në Pejë. I andaluari është burri i njëres prej infermiereve të “Orendas” të cilat e dhunuan fizikisht një grua të moshuar në një strehimore në Pejë. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Rajonit të Pejës, Veton Elshani. Ai tha se burri u ndalua për kanosje, ndërsa tani është duke u intervistuar. Deri më tani janë arrestuar tri infermiere të shtëpisë së pleqve “Orenda” në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë./21Media

Lexo më Shumë