Author: Jeta almakos

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sonte në emisionin debativ “Click Plus” në TV21 tha se ka pasur njerëz që janë përgjakur që Talat Xhaferi të bëhet kryetar i Kuvendit dhe pastaj ndihesh i manipuluar nga shokët e tu që privatizuan partinë. Aksioni ishte shumë i madh, prandaj sot më shumë se gjysma e vendit është e zhgënjyer nga një marrëdhënie e tillë dhe në zgjedhjet e ardhshme supozoj se qytetarët do të thonë fjalën e tyre”, thotë Dimitrievski.

Lexo më Shumë

Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë e Kosovës, kanë dorëzuar të dielën dorëheqjet e tyre me shkrim në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, i kanë thënë disa burime Radios Evropa e Lirë. Mitrovica e Veriut, bashkë me Zveçanin, Leposaviqin dhe Zubin Potokun, janë katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Lajmi për dorëheqjet e zyrtarëve policorë vjen pas vendimit të 5 nëntorit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për t’u larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës në nivel qendror dhe institucionet në veri. Policia e Kosovës…

Lexo më Shumë

Këto janë vlerat reale të shtrenjtimit të energjisë, Qeveria plason informata të pasakta Në ditët e fundit, por edhe gjatë gjithë periudhës kohore të këtij viti, kryeministri e ministra të kabinetit qeveritar, por edhe eksponentë të lartë të partive të tyre politike që ata përfaqësojnë,  LSDM e BDI, po i servojnë opinionit publik informata të pasakta e të pabazuara në fakte, lidhur me çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjar e ato të biznesit të vogël. Dalin e trumbetojnë se gjoja qeveria po subvencionon në vlerë prej 80 % të çmimit aktual të energjisë elektrike për këto kategori konsumuese. Por,…

Lexo më Shumë

Të hënën pritet të zhvillohet takimi i liderëve të partive politike në vend i ftuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kryeministri ka sqaruar se temë e takimit do të jetë skrining procesi që zhvillohet pas konferencës së parë ndër-qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, dhe të gjitha aspekteve kyçe që kanë të bëjnë me integrimet e vendit në BE. Integrimi në BE nuk është vetëm çështje politike por edhe çështje ekonomike ka theksuar Kovaçevski. Partitë shqiptare BDI dhe ASH, si dhe VMRO-DPMNE e kanë konfirmuar pjesmarrjen. Por kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ka preferuar që temat kryesore të diskutimit të…

Lexo më Shumë

Komandanti i Stacionit Policor në Tetovë, Jetmir Abazi, ka përgënjeshtruar deklaratat e kryetarit të Sindikatës së Pavarur, Florim Alimi dhe i ka quajtur të rreme pretendimet e tij për keqpërdorim dhe përvetësim të pronës, për çka thotë se ka institucione kompetente që merren me këtë çështje, siç është Departamenti për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale. “Florim Alimi përhap gënjeshtra nga padurimi dhe inati personal ndaj meje. Pretendimet e tij janë krejtësisht të rreme dhe unë do të bëj një padi private kundër tij për të gjitha këto shpifje” – ka deklaruar për Klan M, Komandanti i Stacionit Policor në Tetovë,…

Lexo më Shumë

Mungesa e numrave në kuvend për ndryshimet kushtetuese është problem serioz, megjithatë ka disa sinjale të VMRO-DPMNE-së, sipas së cilave kjo parti lë hapësirë se mund të gjendet një far zgjidhje. Kështu deklaroi mbrëmë Arben Taravari, u.d. kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në një intervistë për ABC NEWS. Sipas tij aktualisht janë 74 deputetë të cilët do të votonin pro ndryshimeve kushtetuese. Problem mbeten numrat. 64 plus 10 janë 74. Mungojnë edhe 6 deputetë të cilat janë të VMRO-së dhe Levicës. Është problem serioz edhe pse faktor të ndryshëm të cilat kanë impakt në shoqërinë e Maqedonisë thonë se do…

Lexo më Shumë

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë fatura më të larta të rrymës për shkak të paralajmërimit të rritjes së TVSH-së nga 5 në 10%. E nëse rritet edhe çmimi i rrymës, faturat do të jenë edhe më e lartë. Pyetëm në Qeveri se për sa do të shtrenjtohet rryma, por përgjigje konkrete nuk morëm. Nga Qeveria thonë se po vijnë ditë të ftohta dhe me rëndësi është që të kursejmë energji elektrike. Para nesh është dimri, po vijnë ditë më të ftohta, është e domosdoshme që të përpiqemi maksimalisht të kursejmë energji elektrike.…

Lexo më Shumë

DEKLATARË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË Një qëndrim për t’u përshëndetur. NATO paralajmëron Vuçiçin: Mos luaj me zjarrin! Do të digjesh! Presidenti i serbo-madhisë dhe si vllau i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje serbët në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, policinë, parlamentin etj. Ky urdhër nga serbo-madhi dhe luftënxitësi Vuçiç, u dha vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin e kaluar qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serëbve në Kosove,…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Neve shqiptarëve na ka ndodhur që për të mbijetuar ta braktisim vendlindjen dhe të ‘maskohemi’ në grekë, italianë…,vetëm që ashtu të ‘maskuar’ me lehtë të na pranojë mjedisi ku shtegtonim. Dhe shumicës prej atyre që u davaritën nëpër metropolet e botës, me kalimin e viteve, nisi t’u pëlqejë ‘maska’ e ta harrojnë fytyrën e vërtet etnike, me çka u rritë numri i tanëve të shpërndarë nëpër këtë rruzull tokësor, por u zvogëlua numri i shqiptarëve. Ne shqiptarët shpesh herë kemi qenë të detyruar t’i ikim varfërisë, por kurrë nuk na kishte ndodhur ajo që i ndodh sot rinisë…

Lexo më Shumë

Institucionet qeveritare sigurojnë se gjatë periudhës së dimrit do të ketë energji elektrike. Ata thonë se Elektranat e Maqedonisë prodhojnë mjaftueshëm rrymë për t’i mbuluar të gjitha amvisëritë. Rrymë do të ketë gjatë këtij dimri qytetarët mund të rrinë qetë, kështu thotë bashkëpuntori i Qeverisë për energjetikë Viktor Andonov. Elektranat e Maqedonisë prodhojnë mjaftueshëm rrymë për t’i mbuluar të gjitha amvisëritë. Por u dërgoi mesazh qytetarëve që të kursejnë energji elektrike duke e shfrytëzuar atë në mënyrë racionale. “Në 15 ditët e fundit është zbatuar plotësisht plani i prodhimit të energjisë elektrike dhe janë plotësuar nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve…

Lexo më Shumë

Edhe pse ka kaluar një muaj nga fillimi i vitit akademik, ende nuk është publikuar shpallja për racion e subvencionuar studentore. Megjithatë studentët do të vazhdojnë edhe një kohë që në vend të kartelave të dedikuara për një vakt ushqimor, të marrin nga 2400 denarë. Ndërkohë autoritetet paralajmërojnë ndryshime ligjore, me të cilat studentët do të kenë mundësi që ushqehen më lirë në lokale të caktuara. ”Presim që ndryshimet së shpejti të definohen dhe të përcillen deri te Qeveria ndërsa më pas në Kuvend, në mënyrë që të mund shpallim thirrje ku studentët do të mund të paraqiten dhe të…

Lexo më Shumë