Author: Jeta almakos

Po presin autobus me numër 19 por autobus nuk ka më shumë se një orë. “Çfarë të bëjmë kur nuk ka më mirë”. Kjo pasi Qyteti i Shkupit ndërpreu kontratën me Makekspres që vozisnin autobusa me numër 19, 20, 22, 52, 54. E në vend se të jenë duke transportuar qytetarë, dhjeta  shofer po rrinë në zyre dhe po presin zgjidhje se çfarë do të ndodh me fatin e tyre. Njëri prej tyre është Iseni i cili 30 vite punon si shofer dhe mirëmban familjen e tij nga kjo punë. ”Unë vozis në linjën 19 prej vitit 1992, dmth 30…

Lexo më Shumë

Kërcënime të reja për mjete eksplozive sot ka pasur në katër shkolla të mesme në Shkup. Mësimi është ndërprerë, ndërsa nxënësit janë evakuuar, pa mos u gjetur bomba. Kjo është luftë hibride, ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se në periudhë të luftës në kontinent, Ballkani është cak i sulmeve të hakerëve. Në dy shkolla të mesme në Shkup sot paradite mësimi u ndërpre menjëherë pas arritjes së e-mailit për bombë të vendosur në orën 9 e 30 minuta, ndërsa vetëm gjysmë ore më vonë mesazh i ngjajshëm i ndërpreu orët e mësimit edhe në dy shkolla tjera të…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së,Hristijan Mickoski edhe pse thotë se ky është vendimi i organeve të partisë, vlerëson se vendimi eventual i Aleancës për Shqiptarët për t’u futur në Qeveri, sipas tij, nuk ky nuk do të ishte hap i mençur i ASH-së, përcjell TV21. Mickoski thotë se ASH-në e konsideron si parti opozitare. “Aleancën për Shqiptarët e konsideroj parti opozitare. Ata kanë kryesi të tyre dhe organe vendimmarrëse dhe nëse ata vendosin se duhet të hyjnë në qeveri kjo do thotë se i ndajnë vlerat e njëjta të kësaj qeverie ndërsa unë thashë se pse kjo qeveri duhet të largohet dhe…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se njëri prej alpinistëve të humbur në Malin Sharr është gjetur, ndërsa kërkimet për alpinistin e dytë vazhdojnë ende. Mirëpo, siç thuhet, terreni i vështirë dhe mjegulla e rëndojnë situatën. Ende asnjë gjurmë nga alpinisti, i cili sipas dëshmisë së shokut të tij, kishte rënë nga shkëmbi pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Nga QMK bëjnë të ditur se nëse nuk gjendet sonte, kërkimet do të vazhdojnë gjatë ditës së nesërme me helikopterë dhe dronë, por gjithmonë nëse kushtet atmosferike e lejojnë këtë gjë.

Lexo më Shumë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut rrisin shpenzimet Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kroacia është shpenzuesja më e madhe për ushtri, si në përqindjen nga Prodhimi Bruto Vendor që ndan për mbrojtje, ashtu edhe në vlerë totale. Në vitin 2022 Zagrebi pritet të shpenzojë 1.4 miliardë dollarë në sektorin e mbrojtjes. Në raport me Prodhimin Bruto Vendor, shpenzimet e Kroacisë për mbrojtje përbëjnë rreth 2.03% të PBV-së. Kështu Kroacia tejkalon rekomandimin e NATO-s, që të paktën 2% nga PBV të destinohen për mbrojtje. Tri vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi nuk e arrijnë…

Lexo më Shumë

Silvana Begaj Z.Kryeministër Ju dëgjoj shpeshherë me kuriozitet për çdo lajm që lidhet me vendin ku unë linda dhe u rrita. Deklaratat tuaja politike më konfuzojnë, dhe në shumicën e rasteve nuk jam dakort me Ju, por kjo ngelet brenda meje ose ndahet në ndonjë bisedë kafeje me bashkëatdhetarët e mi! Prononcimi juaj i sotëm ishte për emigrantët dhe emigrimin. Ju keni qënë emigrant në Francë, me deklaratat tuaja, duket sikur keni qënë turist atje. Shqiptarët vuajnë në emigrim… Për shumicën e shqiptarëve të jetosh sot në Shqipëri është njësoj si një vdekje. Vërtet ne ketu në emigrim nuk kemi…

Lexo më Shumë

Seanca e përbashkët qeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të mbahet më datë 14 nëntor në Shkup. Këtë informacion e ka konfirmuar Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social Facebook. Grubi shkruan se një ndër pikat e aprovuara në mbledhjen e 100-të të Qeverisë, është dhe informacioni për seancën e përbashkët qeveritare. Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/photo?fbid=675802777242577&set=a.262689908553868

Lexo më Shumë

Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura të cilës i është vënë zjarri është pronë e një qytetareje serbe të Kosovës. Sips njoftimit, nuk ka pasur ndonjë të lënduar “përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet”. Ky incident po shënon rastin e pestë të djegieve të veturave me targa RKS në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara dënuan, më 2 nëntor, djegien e pronave të atyre personave që kanë apo synojnë të riregjistrojnë makinat…

Lexo më Shumë

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve ditët e fundit dhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë. Për të folur rreth kësaj situate, në “Radar Informativ” ka qenë i ftuar analisti Ardian Arifaj. Arifaj komentoi çështjen e reciprocitetit të targave, duke e quajtur si diçka teknike, ndërkohë që mes dy vendeve problemet janë politike dhe të tillë zgjidhje kërkojnë. “Mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka asgjë teknike dhe çështjet që duken ashtu janë politike, prandaj këkrojnë zgjidhje politike. Fokusi të jetë marrëveshja e përgjithshme dhe jo tabelat e çështje të ngjashme. Të arrihet një marrëveshje finale duhet…

Lexo më Shumë

Para rreth një ore në numrin 112 është marrë thirrje për ndihmë të dy personave, të cilët kanë dalë me kuadriçikletë nga rruga dhe kanë rënë në një humnerë rreth 20 metra të thellë, pas fshatit Aldincë pranë vilës “Princ”. Nga ana e QMK-së, siç informuan, janë njoftuar dhe koordinuar MPB-ja, Ndihma emergjente mjekësore dhe Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit. Po vijon misioni i shpëtimit për nxjerrjen e dy personave, të cilët ndodhen në gjendje stabile shëndetësore me plagë të paidentifikuara. “Në vendin e aksidentit ka mbërritur ekipi urgjent mjekësor, por për shkak të paqasjes në terren, është në…

Lexo më Shumë

Dëmet materiale janë diku prej 20 deri 25 mijë euro nga djegia e kontejnerëve. Kjo dukuri na ndodh si zakonisht gjatë stinës së dimrit, ku qytetarët hedhin mbetje nga djegia e druve dhe më pastaj zjarri përhapet, thotë Samet Bislimi, udhëheqës i njësisë Higjiena në Tetovë Vazhdon dukuria e ndezjes së kontejnerëve në Tetovë. Rreh 50 kontejnerë përfshihen nga zjarri brenda vitit në territorin e komunës së Tetovës. Bëhet fjalë për kontejnerë të plastikës, të cilët shpesh herë nga pakujdesia përfshihen nga zjarri. Nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë pohojnë se zjarret e këtilla më shumë ndodhin gjatë sezonit të…

Lexo më Shumë

Mjeku Zhan Mitrev, kundër të cilit PTHP-ja zhvillon procedurë hetimore për mashtrim të kryer, pas konferencës së sotme me gazetarë të mbajtur në hapësirat e klinikës me të cilën menaxhon ai, deklaroi se beson në procedurën hetimore dhe shpreson se procesi do të shkojë në mënyrë transparente, raporton MIA. Mitrev tha se dokumentet për secilin pacient individual janë në dispozicion të të gjitha institucioneve dhe mediave, duke shtuar, sipas tij, se informacionet që janë publikuar në opinion janë të pvërteta. “Unë nuk dyshoj në procedurë, unë vetëm kërkoj që ky maltretim mendor të marrë fund, sepse vazhdimisht dalin të pavërteta…

Lexo më Shumë