Në protestën e sotme të PSD-së brenda zyrave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) kanë ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. Aty tashmë ka nisur edhe arrestimi i anëtarëve të PSD-së. Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarin e kësaj partie Frashër Krasniqi dhe anëtarë të tjerë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ishte arrestuar edhe në fillim të këtij muaji pasi që kishte goditur me shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.
Author: Jeta almakos
Ministria për Punë të Jashtme informon se sipas Kovid protokolleve të reja në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, individët plotësisht të vaksinuar, në përputhje me rregullat e vendosura të certifikimit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kanë më nevojë të testohen për Kovid-19 as para dhe as pas mbërritjes në MB. Por, mbetet detyrimi për të plotësimin e formularit për vendndodhjen e udhëtarëve. Nga MPJ thonë se Mbretëria e Bashkuar e pranon certifikatën e RMV-së për vaksinat e marra të cilat i njeh (Moderna; Janssen (single dose vaccine); Novavax (Nuvaxovid dhe Covovax); Oxford /…
Ish-kryetarja e PSP-së, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, nuk do të dërgohen nga burgu në Gjykatën Civile ku paditen nga biznesmeni Orce Kamçev, shkruan Alsat. Kështu vendosi gjykata, sepse nuk kishte nevojë për këtë. Por avokati i Janevës nuk u pajtua. “Rezulton se e drejta e mbrojtjes është e drejtë më e ulët se e drejta e shpenzimeve që duhen paguar që të mundesh edhe ti, si kushdo prej nesh, si Katica Janeva, të marrësh pjesë në seancë gjyqësore si i dënuar”, u shpreh Lazar Janev, avokat i Katica Janevës. Kamçevi i padit Boki 13,…
Në vendkalimin kufitar në Tabanoc zyrtarët policor kanë zbuluar 5 teste PCR të falsifikuara dhe 3 automjete të cilët kanë transportuar pasagjerë pa dokumentacion përkatës. Gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se O.B. (51) nga Shkupi, T.T. (28) nga Shkupi, D.M. (28) nga fshati Tromegjë, rajoni i Kumanovës, D.G. (56) nga Koçani M.P. (61) nga Shkupi kanë paraqitur teste të falsifikuara PCR. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse. Gjithashtu gjatë kontrrollit të një autobusi me targa të Shkupit të drejtuar nga H.P(54) nga Shkupi si dhe në një automjet të pasagjerëve të drejtuar…
Shpenzimet për jetë në janar janë rritur për 1,5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,2 për qind në raport me dhjetorin, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika. Rritja e shpenzimeve për jetë është vërejtur tek kafja, çaji dhe kakaoja për 4,3 për qind, peshku dhe frutat e detit për 3,5 për qind, tek pemët e freskëta për 3,4 për qind, birra për 2,6 për qind, si dhe tek vera, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet, sheqeri, mjalti, çokollata dhe prodhimet konditore. Rritje ka edhe tek ngrohja qendrore për 14 për qind dhe energjia elektrike për amvisëri për 9,4…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,60 % në raport me vendimin e datës 7.2.2022. Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 3,904 %, te nafta për 2,740 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,495 % dhe te mazuti për 1,973%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten…
Pas reagimeve nga SASHK-ut për rritjen e pagës edhe në arsim, Ministri i Arsimit dhe Shkencës ka realizuar takim gjatë javës së kaluar me ata. Shaqiri theksoi se janë të hapur për komunikim të mëtutjeshëm. Ai shtoi se gjatë kësaj jave ose gjatë javës tjetër MASH do të ketë takim ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ministrisë së Financave. “Kemi edhe disa njoftime nga Kryeministri i Qeverisë ku kërkoi të kalojë ligji për arsim, i cili është në procedurë parlamentare, ku mendoj se ai ligj ka edhe një koeficient për rritje pagash”, tha Shaqiri. Shaqiri theksoi sa gjatë…
Ndërprerja e djeshme e furnizimit me energji elektrike në Shkup, Veles dhe një pjesë të Ovçepolit është pasojë e një defekti teknik që ka ndodhur në një nga linjat e transmetimit në Pintija që furnizon Shkupin, sqaroi kryeministri Kovaçevski. Siç theksoi kryeministri është djegur një izolant i linjës së tensionit të lartë ku është shkaktuar zjarr. Pas kësaj menjëherë ka reaguar MEPSO të cilët më pas e kanë eliminuar problemin. Kovaçevski tha se sistemet mbrojtëse kanë shkaktuar menjëherë ndërprerje të energjisë elektrike në të dy drejtimet. Ekipet e MPB gjithashtu kanë qenë në teren duke kryer punën në mënyrë profesionale,…
Më shumë se dy herë është më i ulët niveli i Vardarit në vendin matës Jegunovcë, ndërsa në tre stacionet tjera matëse niveli i ujit të lumit është afër mesatares, tregojnë rezultatet e matjes së fundit të bërë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Megjithatë, nivelet e disa lumenjve në vend janë më të larta se dje edhe pse te pjesa më e madhe janë më të ulëta nga mesatarja shumëvjeçare për muajin shkurt. Përjashtim është lumi Strumica në vendin matës në Sushevë ku niveli i ujit është pak më i lartë nga mesatarja. Nivel më të lartë nga mesatarja…
Prej sot fillon strining-testimi sipas zgjedhjes së rastësishme që duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti të Kovid-19 ka popullsia në vend që të ndihmojë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në planifikimin e masave të ardhshme. Testimi planifikohet të bëhet në një mostër prej 1000 personave në Shkup, por ka mundësi edhe të zgjerohet në mbarë vendin që të merren të dhëna për imunizim në këtë moment. Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse Aleksabar Petliçkovski javën e kaluar informoi se një testim i këtillë është bërë para një viti dhe kjo ka treguar se rreth 30 për qind 30 për qind…
Në valën e rritjes së çmimeve, pritet të rritet edhe çmimi i makiatos. Gastronomët po e arsyetojnë rritjen e çmimit me problemet financiare. Është porosia më e shpeshtë nëpër kafiteritë e qyetit. Mirëpo, së bashku me konsumin e saj, pritet të rritet edhe çmimi. Faturimi i makiatos, nga 1 euro sa është tani, se shpejti mund te jetë më shtrenjtë. Përkundër pagesës më të madhe, këtë lajm qytetarët po e konsiderojnë krejtësisht normal. “Ne pa makiato nuk mundemi me ndejt, pa rrymë rrina e pa makiato nuk rrina. Makiatot i kemi paguar gjatë luftws nga 4 euro e gjysmë në…
Kryeministri i ri bullgar Kiril Petrov sërish ka folur për të drejtat e komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet bullgare një nga kushtet e para kanë që ata të bëhen pjesë e Kushtetutës. Petkov thotë në një intervistë për BBC se bullgarët në Maqedoni duhet të kenë të njëjtat të drejta si shqiptarët. Por i pyetur se pse maqedonasit në Bullgari nuk kanë të njëjtat të drejta, edhe pse ka shumë më tepër dëshmi se ato janë shkelur, Petkov nuk ka përgjigje.