Author: Jeta almakos

Numri i vdekjeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje gjatë muajit janar dhe në dhjetëditëshin e parë të muajit shkurt. Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se nga 10 janari deri më 10 shkurt janë regjistruar 529 vdekje. Më së shumti të vdekur brenda një dite janë regjistruar më 4 shkurt, gjithsej 39, dhe më 9 shkurt, 34. Sipas të dhënave të Institutit, mbi 80 për qind e viktimave janë persona jo të vaksinuar. Protokolli për regjistrimin e viktimave në Maqedoninë e Veriut dallon nga ai i shteteve tjera të rajonit dhe më gjerë,…

Lexo më Shumë

Ekonomia botërore hyri në vitin 2022 me inflacion të lartë, borxhe të larta të sektorit privat dhe publik, si dhe ndërprerje të zinxhirit furnizues në të gjithë botën. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ndajë fatin e ekonomisë botërore, e veçanërisht atë të Evropës. Ekonomia e Maqedonisë së Veriut është e vogël, e hapur dhe e varur nga importi. Secila prej ndërprerjeve globale, si në tregjet e energjisë dhe ushqimit, ashtu edhe në anën e kërkesës efektive globale për produktet dhe shërbimet tona, ndikon në ekonominë e vendit. Komisioni Evropian pret që inflacioni i lartë në eurozonë të vazhdojë.…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e djeshme, respektivisht rreth orës 17:50 në SPB-Shkup është raportuar se në Qendrën për Transport është gjetur i vdekur një person i pastrehë, mes moshës 50-60 vjeçe. “Mjeku i ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Vetëm për dy javë në Tetovë janë kafshuar 9 qytetarë nga qentë endacakë, ndërsa nga 1 janari janë kafshuar 13 qytetarë. 11 prej të kafshuarve kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik. Kështu bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Por a ka marrë komuna ndonjë masë për qentë endacakë? “Brenda javës pritet të publikohet projekti. Jemi në pritje të planit ku kemi angazhuar edhe ndërmarrjen, por presim edhe nga kompani private të sjellin planet e tyre për një zgjidhje të qëndrueshme. Cili do të jetë plani më i mirë, ai do të zbatohet”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Pula nuk është vetëm zogu më i populluar në planet por edhe një ndër më të abuzuarit. Mishi i pulës është mishi më i konsumuar në botë ku vetëm për të ushqyer amerikanët, 9 miliardë pula vriten çdo vit dhe rreth 50 miliardë për të ushqyer gjithë botën. Këta zogj jetojnë dhe vdesin brenda objekteve të ashpra të prodhimit industrial që vendosin fitimin mbi mirëqenien e kafshëve. Organizata ‘Animal Rescue Albania’, ka lajmëruar së fundmi, se më datë 16 shkurt, do të publikohet një video e cila tregon qartë torturat e pulave para therjes. Sipas tyre, bëhet fjalë për prodhuesin…

Lexo më Shumë

Një avion i Forcave Ajrore Gjermane me ndihma ushtarake ka mbërritur sot në aeroportin Kaunas në Lituani. Ky vendim vjen pas rritjes së frikës për një sulm të mundshëm rus në Ukrainë. Një avion A400M që mbante rreth 70 trupa, nga 360 shtesë që Gjermania pritet të vendosë në Lituani në ditët në vijim zbarkoi në vend për të mbështetur forcat e NATO-s në zonë, tha një zëdhënës i Aleancës. Trupat përfshijnë forca ushtarake dhe mjekë nga e gjithë Gjermania ndërsa përforcimet pritet të mbërrijnë në fund të kësaj jave. 5000 trupa janë vendosur tashmë në Lituani, Letoni, Estoni dhe…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate dhe 12 personave të tjerë. Përmes një shkrimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se Molliqaj dhe të tjerët janë arrestuar për pengim të personave zyrtar në kryerje të detyrës. “Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, saktësisht në objektin e ZRRE-së, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 persona. Megjithëse policia vazhdimisht u ka bërë thirrje që të dalin nga objekti dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos penguar zyrtarët e institucionit në fjalë, të njëjtit nuk janë bindur.…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në mënyrë anonime në NP Higjiena Komunale-Shkup është dërguar një video-material shqetësues, të cilin e kemi publikuar në rrjetet sociale, deklaroi sot Zudi Enuzi – Koka, u.d. drejtor i ndërmarrjes. Në këtë video, shpjegon ai, shihen individë që shkatërrojnë qëllimisht enët për mbetje dhe mbetjen e derdhin nëpër qendrën e Shkupit. “Duhet të theksoj se kjo sjellje e pahijshme dhe turpshme dhe shkatërrimi i pronës publike është vërjetur në disa lokacione të qytetit, është vërejtur se hapësirat publike që ekipet tona i kanë pastruar ditën e nesërme janë mbushur me mbeturina të reja, gjë që tregon…

Lexo më Shumë

Një grua në Valencia të Spanjës raportohet të ketë vrarë burrin e saj duke e helmuar me ‘laxativ’ dhe pastaj të ketë marrë paratë nga llogaria e tij derisa bashkëshorti ishte i shtrirë në spital duke u kuruar nga diarreja. Alarmin për këtë e ngritën të afërmit e burrit pasi zbuluan se afër 75.000 funte po mungonin në konton e burrit pas vdekjes. Sipas raporteve lokale, arsyeja pse forcat policore dyshonin se gruaja ka dorë në rastin në fjale ishte sepse sapo pacienti kthehej në dhomën intensive, gjendja e tij përmirësohej për dallim kur ai kthehej në dhomën normale, shkruan…

Lexo më Shumë

Organizuan ngjarje për 100 ditëshin e qeverisjes së tyre me komunat që udhëheqin. Në momentin kur po prezantoheshin video-incizime nga kryetarët e komunave se çka kishin arritur në këto 100 ditë, rryma elektrike u ndërpre. Pas pak u ndezën dritat e sallës së madhe dhe të gjithë duartrokitën. E pa humbur më shumë kohë, në skenë për të dhënë llogari për komunat u ftua lideri i kësaj partie VMRO-DPMNE. Edhe në momentin që ai po fliste, iku energjia elektrike, por Mickoski nuk ndali me fjalimin e tij. Tha se kuadrot e VMRO-DPMNE-së që ditën e parë që kanë filluar me…

Lexo më Shumë

Leart Bucaliu, është 16 vjeçari i cili për dy vjet ka arritur miliona klikime në kanalin e tij zyrtar në Youtube. Duke bërë video të ndryshme, ai u bë i njohur nga shumë njerëz dhe kjo ka bërë që ai mos ta ndalë punën. Bucaliu, sot ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në T7 #Gjesi, ku ka treguar që të gjitha i bënë vetë, madje edhe montazhën, gjë që nuk është e lehtë aspak. Ai ndër të tjera ka treguar, që e ka përkrahjen e familjes së tij. Po ashtu ai rrëfen se mësimet nuk i lë asnjiherë…

Lexo më Shumë

Si pjesë e NATO-s, edhe Shqipëria po bën pjesën e saj sa i përket thirrjeve ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë. Edi Rama dhe Olta Xhaçka ndodhen në SHBA për takimin e Këshillit të Sigurisë në OKB. Në një reagim të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Twitter, i bëhet thirrje Rusisë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike. “Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikonfirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë…

Lexo më Shumë