Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak të mbajtjes së paralajmëruar të protestës, nesër me fillim nga ora 07:00, SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në bul. “Goce Dellçev” dhe bul. “Kërste Petkov Misirkov” dhe rrugët përreth. MPB-ja apelon tek qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policor.
Author: Jeta almakos
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë së cilës u dhanë porosi të qarta mbi bashkëpunimin kombëtar, vizionin e të përbashkët të së ardhmes, nuk u harruan pa u përmendur edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe proceset e jetësuara demokratike të lirisë dhe barazisë kombëtare. Në fjalimin e tij, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama potencoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë më mirë se kurdoherë duke numëruar të arriturat e shqiptarëve të kësaj zone. ”Shumë e prekshme dhe më mbresëlënëse është pamja në Maqedoninë së Veriut. Shumë më vonë pas…
Banka popullore e Maqedonisë së Veriut në fillim të muajit tetor njoftoi për ndryshimet më të rëndësishme në borxhin e jashtëm të shtetit, më saktësisht në kuartalin ose tremujorin e dytë të vitit 2022. Sipas të dhënave të publikuara në fund të tremujorit të dytë të vitit 2022, borxhi i jashtëm neto regjistroi ulje kuartale me 101 milionë euro, që në fund të qershorit 2022 shkon në 3.988 miliona euro. Rritje kuartale prej 385 milionë eurosh ka shënuar borxhi bruto i jashtëm, i cili në fund të tremujorit të dytë arriti në 10,379 milionë euro. Bruto kërkesat e jashtme kanë…
VMRO-DPMNE sërish insiston që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat sipas tyre duhet të mbahen më së voni në pranverë. Nënkryetari i opozitës maqedonase, Aleksandar Nikollovski tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen patjetër me qëllim që të mund të përballemi me krizën e thellë ekonomike dhe energjetike. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kovaçevski, i cili dje tha se, në zgjedhjet ardhshme në vitin 2024, VMRO do të pësojë disfatë, Nikllovski theksoi se, nëse janë të sigurt për këtë, atëherë nuk duhet të kenë frikë që të shkohet menjëherë në zgjedhje. Nikollovski: “Përderisa Kovaçevski…
Kodra e Diellit është e gatshme për sezonin e ri turistik dimëror. Edhe pse te reshurat e borës janë të pamjaftueshme për të filluar skijimi, ashensorët dhe ski liftet janë të gati për fillimin e sezonit turistik, pohon drejtori i “Elem Turs” Adem Avziu. “Ne si qendër turistike jemi të gatshëm për fillimin e sezonit turistik 2022/2023 dhe vetëm pres të kemi reshje të borës optimale për skijim dhe siguri gjatë skijimit. Të gjithë ski-liftët dhe ski ashensorët janë të pagatitura dhe në kondicion të mirë dhe thjesht presim reshjet e borës që të fillojmë sezonin turistik”, tha Adem Avziu,…
Besar Sadiku nga Haraçina e Shkupit e shiti tokën për të ndërtuar shtëpi, por hajnat i vodhën paratë e tokës së shitur dhe mbeti pa shtëpi dhe pa para. Ai kërkon nga institucionet që të zbardhin rastin. Me paratë nga toka e shitur deshi të filloje një etapë të re në jetën e tij, por… “Në vitin 2017 e shitem token, i morëm paratë nga banka për të paguar një vend këtu në Haraçinë ku edhe jetojmë, ora 5:30 katër persona të maskuar, me pistoleta hynë në shtëpi na i morën paratë dhe u larguan, motrës sime dhe djalit mixhës…
Transportuesit privatë të përfshirë në Linjën Publike të Transportit nesër do të protestojnë duke bllokuar plotësisht në të gjitha drejtimet kryqëzimin tek “Mavrovasj”, gjegjësisht bulevardin “Goce Dellçev” dhe bulevardin “Kërste Petkov Misirkov”. Siç njofton kompania private e transportit të autobusve “Transporti i Lirë” nesër do të bllokohet udhëkryqi me 30 autobus dhe mbi 300 persona. Po ashtu po paralajmërohet mundësia e bllokimit të hyrje daljeve të Ndërmarrjes Publike të Transportit në Shkup, dhe që protesta të zgjas deri në plotësimin e kërkesave. Kompanitë private kërkojnë që Qyteti i Shkupit tua paguaj borxhet që ka ndaj tyre.
Në vigjilje të Ditës së Flamurit, po ndaj me ju pamjet e projektit të objektit të rekonstruktuar të Universitetit “Nënë Tereza” në hapësirën e kazermës “Ilinden” në Shkup. Gurëthemelin e këtij projekti të mbështetur tërësisht nga Qeveria do ta vendosim nesër, ndërsa buxheti për realizim është siguruar gjithashtu nga Qeveria në përputhje përcaktimet tona programore për avancimin e cilësisë së arsimit të lartë.
Marin Mema, gazetari i mirënjohur hulumtues i cështjeve kombëtare nga Tirana, dje qëndroi për një vizitë në Komunën e Haracinës, me rastin e festave të Nëntorit. Në intervistën ekskluzive për Open-TV, Mema ka deklaruar se kishte zgjedhur Haraçinën, sepse Haraçina ka një histori shumë të fortë lidhur me çështjen kombëtare. Ai i falënderon për ftesën organizatoren, gazetaren ambicioze, Emira Selimi, dhe për mikpritjen e ngrohtë. “Ka qenë një ftesë për këtë organizim, organizim vërtetë shumë i bukur, një organizim me vlerë të jashtëzakonshme, organizim që mbartë brenda fortë dinjitetin shqiptarë. Ajo çka është më e rëndësishme, kam zgjedh Haraçinën, sepse…
Pas një pauze të shkurtër partia opozitare VMRO-DPMNE sërish insiston që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga kjo parti akuzojnë pushtetin për dështim me menaxhimin me krizën ekonomike dhe energjetike. Nga partia në pushtet thonë se kanë planë që siguron rritjen ekonomike. VMRO – DPMNE sot ka përsëritur kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për përballje me krizën ekonomike. Nënkryetari i opozitës maqedonase, Aleksandar Nikollovski, deklaroi sot se vendi gjendet në një situatë katastrofale ekonomike dhe mungesë të planit për ballafaqim me krizën energjike dhe këtë, ai tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje…
Një 48 vjeçar me biçikletë është goditur nga një automjet i drejtuar nga një 66 vjeçar nga Shkupi. Çiklisti, poashtu nga Shkupi, me lëndime të rënda trupore po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit të Shkupit. Policia po heton rastin dhe pas dokumentimit do të marrë masat përkatëse “Më datë 26.11.2022 në ora 13:30 është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, mjeti motorik i udhëtarëve ‘Hyundai’, me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga A.A(66) nga Shkupi, ka goditur biçikletën e drejtuar nga I.B (48) nga Shkupi. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar…
Një 44 vjeçar nga Shkupi është arrestuar mbrëmë në zonën e Gazi Babës, pasi gjatë bastisjes në banesën e tij iu gjet një sasi marihuane. Sipas MPB-së bastisja është kryer me urdhër gjykate, ndërsa pas dokumentimit të rastit, do të bëhet kallëzimi përkatës, raporton Klan Maqedoni. “Me datë 26.11.2022 në ora 22:45, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB Shkup e kanë privuar nga liria G.N(44) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e Gazi Babës, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe sekuestrua marihuanë, një peshore dixhitale me mbetje marihuane dhe…

