Nga MPB-ja bëjnë të ditur se në rrugën Llojan-Miratoc, gjatë ditës së djeshme është arrestuar një tetovar i cili po kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. I njëjti është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit. “Me datë 15.12.2022 në ora 16:45 në fshatin Llojan, Komuna e Likovës, në rrugën lokale për fshatin Miratoc, Republika e Serbisë, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB-Shkup e kanë privuar nga liria I.V.(43) nga fshati Bërvenicë i Tetovës. Ai është i dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg për veprat penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal…
Author: Jeta almakos
Gjykata Speciale ka shpallur aktgjykimin lidhur me rastin e Sali Mustafës. Sali Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim, shkruan Reporteri.net. Ai është shpallur fajtor për akuzat për torturë, ndalim, arbitrar dhe vrasje e paligjshme, ndërkaq është shpallur i pafajshëm në akuzën për trajtim mizor. “Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe duke marrë parasysh të gjitha provat, trupi gjykuese ju shpall ju fajtor, për pikën 3 torturë si krim lufte, pikën 1 ndalim arbitrar si krim lufte. Për pikën 4 vrasje e paligjshme si…
Sipas këtyre të dhënave dhe faktimeve, janë dhunuar 20 mijë gra e mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë ende të zhdukur. Janë dëbuar afër 1 milion njerëz dhe dëmet e luftës vlerësohen disa miliarda. Për krejt këto, nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në Hagë, njeriu kryesor i Sllobodan Millosheviç për Kosovë, Nikola Shainoviç ishte dënuar me 22 vjet burgim. Pas apelit, dënimi iu zvogëlua në vetëm 18 vjet dhe pasi mbajti dy të tretat e dënimit u lirua fare për sjellje të mirë. Pra 12 vjet burgim për mbi 13 mijë të vrarë. Dragoljub Ojdaniç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm…
Edhe pse kishte informacione se gjitha fluturimet janë anuluar në aeroportin e Shkupit shkaku i kërcënimeve me bombë gjatë mëngjesit të sotshëm. Shihej se si aeroplani i nisur nga Athina ateroi në Shkup. /KlanMacedonia/
Dhënia e nënshtetësisë oliugarkut rus, Onishçenko, për ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovskin paraqet një rast të rëndë që dëmton imazhin e shtetit duke rrezikuar edhe marrëdhëniet me partnerin më të fuqishëm strategjik, SHBA-në. “Pres që hetimi ta zbulojë deri në fund se çfarë ka ndodhur në Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe për cilat janë arsyet që kanë ndodhur”, tha Spasovski. I pyetur për emërimin e drejtorit të ri të ASK-së, Spasovski u shpreh se atë nuk e ka pyetur askush edhe pse vetë gjykoi se është dashur ta japë edhe ai mendimin e vet…
Mëngjesin e sotëm ka pasur alarme të reja për bomba në Shkup. Denoncime për mjet shpërthyes të vendosur ka në FFM, Sallën e Sporteve “Boris Trajkovski”, Hotelin “Aleksandar Palace”, Arena “Todor Proeski dhe në Aeroportin Aeroporti e Shkupit. Ndryshe, në hotelin “Aleksandar Palace” sot duhej të merrte pjesë në konferencë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me alarmet e djeshme për gjoja bomba të vendosura në shkollat në Shkup dhe në Kumanovë dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme. “Menjëherë pas denoncimeve të pranuara, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt nga objektet, ndërsa më pas janë kryer edhe kontrolle të detajuara nga ekipet e kontrolleve antiterroriste dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Alarme me kanosje për gjoja bomba të vendosura të cilat kanë mbërritur në…
Të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të raportimit për një mjet shpërthyes të vendosur në aeroportin e Shkupit. Për momentin po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve. Këto ditë, kërcënimet me bomba synojnë institucionet, shkollat fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar 49 bomba të vendosura, mes tyre edhe shkollat në Kavadar. /KlanMacedonia/
Ish-polici i Kosovës i nacionalitetit serb me inicialet S. T. rreth 50-vjeçar është arrestuar mbrëmë në shtëpinë e tij në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ai është arrestuar për shkak të dyshimeve për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë. Sipas këtyre burimeve, i arrestuari është nga fshati Novolan i Vushtrrisë, ndërsa ka shërbyer në Policinë e Kosovës – stacioni Mitrovicë Veriore nga viti 2013 deri para disa ditësh kur ka lënë shërbimin.
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e fortë në drejtim të pjesës jugore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 14 deri në 19 gradë celsius. Ditën e shtunë moti pritet të jetë me reshje të shiut, ndërsa ditën e diell do të kemi ulje të temperaturave.
Pa energji elektrike sot prej orës 12:30 deri në orën 15:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Vodnjanska”, nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” deri në hyrjen kryesore të Qendrës Klinike. Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Mite Bogevski”. Gjithashtu pa rrymë sot prej orës 9:30 deri në orën 11:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Butelska”, nga udhëkryqi në Radishan deri në rrugën “Butelska” numër 5. Siç informon QMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve…
Duke marrë parasysh sasinë e madhe të gënjeshtrave që Danella Arsovska i tha në intervistën e turpshme në televizionin Kanal 5, duam të theksojmë: Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për gjendjen psikofizike në të cilën ndodhet kryetarja Arsovska. Besojmë se ka dyshime të bazuara, të cilat janë shfaqur vazhdimisht prej disa muajsh, për aftësinë e saj shëndetësore për të kryer detyrat që i janë besuar. Arsovska e ka për detyrë, duke marrë parasysh pasojat e rënda për banorët e Shkupit që janë shkaktuar nga destruktiviteti dhe kompulsiviteti i saj, t’i ofrojë opinionit provat përkatëse mjekësore që do të tregojnë se ajo…

