Sipërfaqe të mëdha të hambarit më të madh në Maqedoni, Pellagonisë, kanë mbetur të pambjella, respektivisht të papunuara vitet e fundit, prodhimi është përgjysmuar dhe është larg viteve të arta kur në atë pjesë të vendit mbilleshin mbi 20 mijë hektarë. Kjo po ndodh edhe pse Maqedonia po bëhet gjithnjë e më e varur nga importi i të gjitha llojeve të ushqimeve dhe për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i ushqimeve është rritur shumëfish këtë vit dhe nuk ka pasur lëndë të parë. “Nëse kthehemi më shumë se 10 vjet prapa, vetëm Pellagonia kombinon sipërfaqet e mbjella prej 8…
Author: Jeta almakos
Për më pakë se një muaj, gjykatësit e Apelit i hoqën 20 vite burg, ish-shefit të Sigurimit shtetëror, Sasho Mijallkov. Në të dy rastet vendimi është marrë nga trupi gjykues në krye të cilit ka qenë Jani Niça. Për rastin “Target-Fortesa” anëtarë tjerë të trupit gjykues janë gjykatësit Enver Bexheti, Tanja Mileva, Lidija Çaçeva dhe Gjoko Ristov. Vendimi i këtillë ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, si te qytetarët ashtu edhe te politika, për shkak se ky rast është skandali më i madh në historinë e Maqedonisë, në të cilën u shkelën të drejtat themelore të njeriut me përgjimin…
Opoziatarja VMRO DPMNE akuzoi sot kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe sekretarin e LSDM-së, Mile Zeçevi se kanë emëruar personin Zarko Milloshevskin drejtor të ASK-së, person i cili sipas opotirës i ka mundësuar olgiarkut rus, Alkesander Onishçenko të merr nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut. “Dimitar Kovaçevski dhe Mire Zeçeviq emërojnë si drejtor të ASK-së Zarko Milosovskin, njeriun me nënshkrimin e të cilit Onishchenko e ka marrë nënshtetësinë maqedonase. nga dokumenti i publikuar në rrjetet sociale shihet se Zarko Mileshevski ka dhënë mendim pozitiv si i fundit në procedurën për kontrollimin e pengesave të sigurisë. Miloshovski në këtë dokument është nënshkruar si person i autorizuar i cili ka aprovuar njoftimin e drejtorisë për punë administrative dhe mbikëqyrëse se nuk ka pengesa…
Pas mollëve, Ministria e Bujqësisë do të shpërndajë edhe peshk troftë. Jo vetëm në shkollat fillore, por peshk do mund të marrin edhe fëmijët e kopshteve dhe fëmijët e shtruar nëpër spitale. Për këtë qëllim, Qeveria po shqyrton ndryshimin e zgjidhjeve ligjore në mënyrë që shteti përmes shpalljes publike të blejë peshk të freskët. Me ligjin aktual, shteti mund të blejë fruta, perime, qumësht dhe produkte të qumështit. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski nuk sheh asgjë të diskutueshme në faktin se shteti do të japë para publike për prodhimin e produkteve bujqësore, e pastaj përsëri me para publike t’i blej…
Ministria e Bujqësisë u deklarua jokompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes tregtarëve e bujqëve që protestojnë në tregun me shumicë kundër pronarëve të tregut. Autoritetet japin mbështetje të plotë për prodhuesit, por thonë se kjo nuk është në kompetencën e tyre. Bujqit dhe tregtarët në “Kvantashki” ankohen se vazhdimisht paguajnë taksa shtesë, ndërsa kushtet e punës janë të mjerueshme. Ata shtojnë se pavarësisht rritjes së taksave, në treg nuk janë bërë investime për kushte të përshtatshme pune, ndonëse pronarët e rinj premtuan treg modern./Alsat.mk
Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sllagjan Trajkoviq, i dyshuar për krime lufte pritet të dali sot në mesditë para Gjykatës Themelore të Prishtinës në seancën dëgjimore, ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi, tha se dje pasdite kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së parbaurgimit ndaj të dyshuarit S.T. “Gjykata ka caktuar që seanca dëgjimore nga gjyqtari i procedurës do të mbahet sot në orën 12:00 për të shqyrtuar kërkesën e PRSK-së”, tha Gashi për Sinjalin. Sipas raportimeve në…
Serbia ka kërkuar zyrtarisht që forcat e saj të sigurisë të kthehen në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi se një veprim i tillë nuk ka gjasa të pranohet dhe vetëm se rrit tensionet në Ballkan. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i tha transmetuesit shtetëror RTS se qeveria i kishte kërkuar komandantit të forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO të stacionuar në Kosovë që nga viti 1999, kur aleanca dëboi trupat serbe nga Kosova, që të lejonte kthimin e deri në 1000 ushtarëve dhe policëve serbë. në veri të vendit, të banuar me serbë. Vuçiq, duke deklaruar se përkundër faktit se është…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e përgëzoi Kosovën për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai apeloi te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Së fundmi, shkroi se do të jenë gjithmonë përkrahje e fuqishme e aspiratave euroatlantike të Republikës së Kosovës. “Edhe lajmi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është sukses historik dhe Ju – ia dolët! Ju përgëzoj dhe uroj sukses në përmbushjen e detyrimeve të procesit dhe apeloj te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin këtë aplikim që është reflektim i qartë…
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë kërkon vigjilencë nga qytetarët gjermanë kur udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, për shkak të raportimeve për bomba. “Kërcënimet me bomba përmes emailave ndaj institucioneve dhe objekteve publike janë regjistruar së fundi në kryeqytetin Shkup. Fillimisht ata synuan shkollat dhe objektet qeveritare, por hotelet dhe institucione të tjera joqeveritare janë prekur që atëherë. Më në fund, ishte i nevojshëm evakuimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku trafiku duhej të ndalohej përkohësisht”, thuhet në informacionin e MPJ-së gjermane, transmeton “Deutsche Welle”. Berlini thekson se deri më tani gjithçka “mbetet nën kërcënim” dhe qytetarëve gjermanë u…
OBRM-PDUKM akuzon Qeverinë dhe ministrin Oliver Spasovski për paaftësi me menaxhimin e alarmeve për bomba. ”Pas tre muajsh raportime për bomba në shkolla, institucione, ndërtesa banimi, qendra tregtare dhe tani në aeroport, hotele dhe ambiente sportive, vetëm tani menduan të kërkonin ndihmë ndërkombëtare nga partnerët tanë. Pse kanë pritur kaq gjatë Spasovski dhe Kovaçevski? Pse nuk i shfrytëzuan me kohë të gjitha kapacitetet e brendshme dhe ndërkombëtare për t’u përballur me një kërcënim të tillë të sigurisë që përhap tension dhe frikë te qytetarët? Paaftësia e Oliver Spasovskit bëhet problem sigurie për Maqedoninë. Ai tashmë është në postin e ministrit…
Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe një javë vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq. Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në dy ditët e fundit u raportua edhe për dy barrikada të tjera të ngritura nga serbët lokalë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Barrikadave i parapriu një javë mjaft e tensionuar ku pati shpërthime bombash e shkëmbim zjarresh mes bandave kriminale…
Një sherr brenda një lokali në zonën e Gostivarit ka përfunduar keq për një 24 vjeçar nga Piroku i Bogovinës. Dy persona nga fshati Dobërdolli i Komunës së Vrapçishtit e sulmuan dhe rrahën me sende të forta e pastaj, ia morën veturën që as nuk ishte e tij. Policia ka arritur t’i arrestojë të dy sulmuesit, ndërsa veturën ia ka kthyer pronarit, motrës së 24 vjeçarit të sulmuar, raporton Klan Macedonia. “Me datë 16.12.2022 në ora 17:00 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë të Policisë në Gallatë, kanë privuar nga liria B.R (29) dhe J.A (55), të dy nga…

