Author: Jeta almakos

Edhe në gjendje lufte, mediat ukrainase në Kiev vazhdojë të bëjnë punën e tyre, disa prej tyre edhe në kushte rrethanore. Kështu në një video e postuar në mediat sociale shihet një prezantuese një televizione ukrainas që raporton drejtpërdrejt nga strehimoret e bombave për shkak të luftimeve të vazhdueshme në të gjithë vendin. Gazetari dhe shkrimtari Maksym Eristavi: Ne jemi të detyruar të transmetojmë nga një bunker sepse Rusia bombardon qytetet tona. Ne po fshihemi nga raketat ruse. Ne po fshihemi nga Putini dhe agresioni i tij. Gazetarët ukrainas duket se kanë shkëmbyer studiot televizive me strehimore për bomba në…

Lexo më Shumë

Autorët të panjohur sonte kanë djegur kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave në lagjen e Bit Pazarit në Komunën e Çairit, transmeton Portalb.mk. Incidente të këtilla kanë ndodhur shpesh në Çair dhe Qytetin e Shkupit, duke u shkaktuar kështu dëme dhe shkatërrim të kontejnerëve të cilët janë nga plastika dhe nuk e përballojnë zjarrin. Ditë më parë reagoi dhe drejtori i Higjienës Komunale, Zudi Koka i cili bëri thirrje për vetëdijesim, dhe kërkoi nga qytetarët qe të tregohen të kujdesshëm dhe mos të dëmtojnë mjedisin.  Ai po ashtu tha se “ lutemi që qytetarët të lajmërojnë çdo parregullsi dhe sjellje të pahijshme…

Lexo më Shumë

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel është bërë viktimë e një hajnie, teksa po bënte blerje ushqimore në një dyqan në Berlin të enjten. Me atë rast i është vjedhur kuleta, ndonëse e shoqëruar nga sigurimi personal. Kuleta ishte në një çantë që ishte varur në një karrocë, transmeton Bild. Policia e Berlinit konfirmoi se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11.40. Sipas raportit, Merkel nuk ka thirrur policinë nga dyqani, por ka shkuar në komisariatin aty pranë për të denoncuar vjedhjen. Thuhet se truproja e saj, e cila ishte me të në dyqan, nuk ka mundur të parandalojë vjedhjen.

Lexo më Shumë

“Ne jemi të detyruar të transmetojmë nga një bunker sepse Rusia bombardon qytetet tona. Ne po fshihemi nga raketat ruse. Ne po fshihemi nga Putini dhe agresioni i tij”. Gazetarët ukrainas shkëmbejnë studiot televizive me strehimore për bomba në Kiev, por vazhdojnë të raportojnë, shkruan BBC, transmeton ‘Bota sot’. Videoja u postua në mediat sociale ku prezantuesit e TV ukrainas raportojnë drejtpërdrejt nga strehimoret e bombave për shkak të luftimeve të vazhdueshme në të gjithë vendin. Video më poshtë:

Lexo më Shumë

Grupi i njohur i hakerëve “Anonymous” përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka çaktivizuar uebsajtet e qeverisë ruse, përcjell TV21. Në njoftim nuk jepen detaje se cilat institucione konretisht janë sulmuar. “Uebsajtet e qeverisë ruse janë aktualisht të çaktivizuara”, shkruhet në njoftimin në Facebook. Ndryshe, ky veprim vjen pas sulmit që Rusia po i bën Ukrainës, pasi në njoftim përdoret hashtagu #Ukraine.

Lexo më Shumë

Në internet po qarkullon një video me pamje prekëse, ku një baba ukrainas nuk mund t’i mbajë lotët derisa përshëndetet me vajzën e tij të vogël. Në video shihet se babai gjithashtu i jep vajzës diçka që duket si varëse për ta mbajtur kujtim nga ai, duke mos qenë i sigurt nëse do ta shohë përsëri. Kur vajza e sheh babanë duke qarë, fillon të qajë edhe ajo. Ukraina ua ka ndaluar largimin nga vendi burrave të moshave 18 deri 60-vjeçare. Vendet fqinje të saj, përfshirë Poloninë, kanë filluar t’i pranojnë refugjatët e parë.

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Naftali Bennett që të ndërmjetësojë në bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Kërkesa u bë gjatë një bisede telefonike midis dy liderëve të premten, sipas ambasadorit të Ukrainës në Izrael, Yevgen Korniychuk. Një zyrtar izraelit i cili foli në mënyrë anonime për New York Times konfirmoi se kërkesa ishte bërë.

Lexo më Shumë

Në konferencën që pati sot me gazetarët në kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama duket se dha një lajm të pakonfirmuar, siç ishte ai për një shqiptar të vrarë në Ukrainë. Rama tha se këtë lajm e kishte mësuar nga mediat, por në fakt duket se informacionin e ka pasur të pasaktë, pasi asnjë media e shkruar apo vizive nuk e ka raportuar diçka të tillë. “Përveç një informacioni të fundit që morëm për një djalë, që në mos gaboj ishte në një nga mediat tuaja që ishte vrarë, ishte pjesë e ushtrisë, jetonte apo bashkëjetonte me një shtetase ukraine”,…

Lexo më Shumë

Njësi elitare të forcave çeçene të njohura si “gjuetarët”, janë futur në Ukrainë me vetëm një mision, për të vrarë zyrtarë të caktuar ukrainas, raportojnë mediat botërore. Secilit prej tyre i është dhënë nga një kartë me fotografi dhe përshkrim të ndonjë zyrtari ukrainas. Lista e politikanëve dhe ushtarakëve është përpiluar nga “komitetit rus i hetimeve”. Kjo po ndodh në kohën kur vet presidenti ukrainas pranoi se është “objektivi numër një” i forcave ruse. Njësitë çeçene besohet se tashmë gjendet në zonat malore të Ukrainës, nga ku u është urdhri të “vrasin” nëse hasin në personat që i kanë në…

Lexo më Shumë

Zgjidhja e krizës energjetike, kthimi i rrjetit shpërndarës EVN në pronësi të shtetit, kthimi i BEG-ut nën kompetenca të qytetit të Shkupit, shkarkimi i personave të papërgjegjshëm janë arsyet e pr*otestës përpara Qeverisë e që u organizuar nga Oda Ekonomike e Energjetikës. Përveç kompanive anëtare të Odës, në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të odave dhe disa kompani tjera. “Arsyeja kryesore se përse qytetarët paguajnë fatura të larta është distributor EVN, mbi të cilën nuk ka kurrfarë kontrolli, as në orët matëse, askush nuk i kontrollon. Disa herë kemi kërkuar takime por askush nuk ka gjetur kohë, ky është problemi…

Lexo më Shumë

Situata mes Ukrainës dhe Rusisë do të ndikonte në Kosovë varësisht nga suksesi I Putinit, pasi në këtë rast do të rriteshin orekset e Serbisë për të vepruar në Kosovë. Kështu vlerëson analisti Ismet Ramadani, I cili nënvizon se megjithatë kjo nuk e vë në rrezik të madh këtë shtet, duke pasur parasysh faktin që është nën protektorat ushtarak të NATOs. Ai nënvizoi se në gjithë këtë situatë, Maqedonia e Veriut është me fat që është anëtare e NATO-së. “Ndikimi në Kosovë do të varet sa do të jetë Putini I suksesshëm atje, nëse truiiumfon Putini, atëherë do të rriten…

Lexo më Shumë

Kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, thotë se pesë shpërthime janë raportuar në të gjithë kryeqytetin, me disa shpërthime të dëgjuara pranë një termocentrali në veri të qytetit. “Shërbimet e urgjencës po përgjigjen. Ne po zbulojmë detajet”, tha Klitschko. “Situata tani – pa ekzagjerim – është kërcënuese për Kievin. Nata dhe mëngjesi do të jenë shumë të vështirë. Trupat ruse janë shumë afër Kievit. Grupet e sabotazhit po neutralizojnë ushtrinë dhe agjencitë ligjzbatuese në qytet. Urat janë nën mbrojtje dhe kontroll të veçantë në kryeqytet. Në to po patrullojnë mjete ushtarake dhe ushtarë të…

Lexo më Shumë