Ukraina po mbyll kufijtë e saj ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi të shtunën në mbrëmje kryeministri ukrainas Denys Shmyhal. Në deklaratën të postuar në Telegram, Shmyhal tha se vetëm qytetarët e Ukrainës do të mund të kalojnë nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë. Ai nuk tregoi se kur do të hynte në fuqi mbyllja e kufirit.
Author: Jeta almakos
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar vrasjen e një gjenerali të famshëm të forcave çeçene që luftojnë për flamurin rus në Ukrainë. “Magomed Tushayev nuk do të kthehet më në shtëpi”, shkruan në Tëitter diplomati. i njohur ukrainas, Olexander Scherba duke iu referuar burimeve ushtarake. Ka të dhëna që gjenerali i besuar i liderit të çeçenëve Ramzan Kadyrov, besnik i Putinit, të jetë vrarë gjatë një prite të kryer sot në mëngjes nga ushtria ukrainase në veri-lindje të vendit. Në Ukrainë janë nisur 10 000 çeçenë të cilët luftojnë krah rusëve kundër ukrainasve. Pjesëmarrja e tyre në këtë luftë lexohet nga ekspertët e…
Greqia ka thirrur ambasadorin rus në ministrinë e saj të jashtme, pasi u tha se gjashtë shtetas grekë ishin vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse pranë Mariupol në Ukrainë . Ministria e Jashtme greke tha se bombardimi ndodhi në periferi të fshatrave Sartana dhe Bugas dhe një nga të plagosurit ishte një fëmijë, raportoi Reuters. “Vdekja e shtetasve tanë krijon pikëllim dhe zemërim për këtë sulm të papranueshëm rus kundër civilëve,” tha në një deklaratë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Vlora Ademi është nëna e Dijarit i cili është pjesëmarrës në garat e matematikës për shkollat fillore. Ajo shprehet e shqetësuar sepse interesi i djalit të saj dhe shumë fëmijëve tjerë mund të shuhet për shkak materialeve të cilat janë vetëm në gjuhën maqedonase. Ajo shtoi se 50% të kohës së ushtrimeve ato duhet ta kalojnë duke përkthyer dhe sipas saj ky është një inkluzion tjetër në arsim. “Kjo eksperiencë për Diarin sidoqoftë ishte e bukur ngase e ka pasion matematiken ishte një super sfidë, ngarkesë psikologjike. Hasëm në vështirësi sepse të gjithë materialet fatkeqësisht dhe me keqardhje mund të…
Birraria Pravda me bazë në Lviv të Ukrainës ka vendosur të prodhojë koktej molotovi në vend të birrave. Ky vendim erdhi pasi Ministria e Mbrotjes së Ukrainës udhëzoi qytetarët që të bëjnë koktej molotovi për t’i rezistuar forcave ruse, shkruan the kyiv indipendent përmes një cicërime në Twitter. “Birraria Pravda me bazë në Lviv kalon në prodhimin e koktejeve molotov. Fabrika e birrës njoftoi planet pasi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës udhëzoi civilët të bënin kokteje molotov për t’i rezistuar forcave pushtuese ruse”, thuhet në njoftim.
Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet se si një burrë i moshuar duke u përballur verbalisht me ushtarët rusë në Melitopol të Ukrainës. Ky është rajoni Zaporozhye në Ukrainën veriore. Videoja është publikuar nga gazetari turk Ragip Soylu ndërsa gazetarët e së përditshmes britanike theguardian kanë vlerësuar se pamjet janë autentike. Ndër të tjera, burri thotë se është rus dhe pyet ushtarët rusë se çfarë po kërkojnë në Ukrainë. “Rusët që po sulmojnë Ukrainën janë m… Çfarë po kërkoni këtu? Ne kemi jetën tonë, ju keni tuajën. Unë jam rus dhe jetoj në këtë vend. Ju keni vendin…
Në Kiev dhe qyetete janë dëgjuar sirenat e alarmit të sulmeve nga ajri dhe rusët kanë filluar ofanzivën e dytë të madhe ndaj kryeqytetit, transmeton Gazeta Metro. Pas dështimit për të marrë Kievin sot në orët e para të mëngjesit, armata ruse do të sulmojë edhe sonte me bombardime të shumta ndaj kryeqytetit dhe po flitet se do të sulmojë edhe një termocentral bërthamor. Raportohet se Rusia ka përgatitur raketat balistike për të sulmuar qytetet kryesore të Ukrainës sonte, në një përpjekje tjetër për t’i pushtuar pikat kyçe të Ukrainës, Kievin, Lvivin, Kharkivin, Mariupolin e Odesën. …
Ukrainasit kanë arritur të kapin një agjent rus në Poltava. Kur një i ri e vuri re, diversanti e goditi me thikë dhe tentoi të arratisej. Fatmirësisht, djali arriti të lajmëronte të tjerët dhe diversanti u kap. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka rritur presionin për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ekonomike ndaj Moskës. Udhëheqësi laburist, Keir Starmer, ishte ndër të shumtët që bëri thirrje që Moska të përjashtohet nga Swift – rrjeti kryesor ndërkombëtar i pagesave në botë me qëllim që të godasë tregtinë ruse dhe kompanitë e saj. Çfarë është Swift? Swift (Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar ) është sistemi më i sigurt i mesazheve që bankat përdorin për të kryer pagesa të shpejta dhe të sigurta ndërkufitare, duke lejuar që tregtia ndërkombëtare të vazhdojë pa probleme. Në vitin 2020, rreth 38 milionë transaksione…
2692 qytetarë janë arrestuar në protestat në Rusi kundër luftës në Ukrainë që prej të enjtes. Të paktën 1,370 prej tyre u arrestuan në protestat në Moskë, ndërsa vijojnë në të paktën 27 qytete. Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme. Ai gjithashtu tha se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “lënin gjurmë në të ardhmen e personit”. Top Channel
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj janë urdhëruar të rifillojnë sulmin në të gjitha drejtimet, pasi u urdhërua një pezullim për nisjen e negociatave me qeverinë ukrainase. “Të premten, pasi regjimi i Kievit deklaroi gatishmërinë e tij për negociata, sulmet në drejtimet kryesore të operacionit u pezulluan”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov në një deklaratë të shtunën. “Pasi pala ukrainase braktisi procesin e negociatave, sot të gjitha njësitë u urdhëruan të vazhdojnë ofensivën e tyre në të gjitha drejtimet në përputhje me planin e operacionit”. Një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e…
Një video e publikuar nga mediat e huaja, tashmë e konfirmuar sipas BBC, tregon sulmet dhe bombardimet në një spital në qytetin Melitopol në jug të Ukrainës. Në pamje duket teksa pavioni i trajtimit të pacientëve me kancer goditet me eksploziv. Megjithëse, nuk konfirmohet se kush nga dy palët ka hedhur eksplozivin brenda spitalit. /tvklan.al