Author: Jeta almakos

Zv.kryeministri, Fatmir Bytyqi ka komentuar anketat e fundit ku besimi i qytetarëve në gjyqësor vazhdon të jetë i ulët. Sipas tij, ende në institucione ka mbetje të ish regjimit të Gruevskit. “Ai pushtet të cilin e kemi luftuar me aq ngulm i ka pasur rrënjët shumë të thella dhe për ta zhbërë një gjë të tillë duhet një periudhë paksa më e gjatë. Akoma shohim se, edhe pse ka ndryshim të pushtetit, në institucione të ndryshme mbizotëron ajo që e kemi parë në periudhën 2006-16”, deklaroi Bytyqi në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibraimi.

Lexo më Shumë

Udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në parti. “Mirë se vjen Visar Shani Miftari! Edhe një doktor i shkencave mjeksore reshtohet në radhët e Aleancës për Shqiptarët Visar Shani Miftari I lindur në vitin 14.10.1987 në Tetovë, ku dhe ka mbaruar arsimin e mesëm, në shkollën e mesme medicinale “Nikola Shtejn” në vitin 2005/2006. Në vitin 2011/12ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në fushën mjekësisë, ndërsa specializimin në fushën e neurologjisë, e ka kryer në vitin 2017/2018 në Shkup. Ciklin e tretë të studimeve e ka përfunduar në Universitetin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në lidhje me lëshimet në librat shkollor deklaroi se autorët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje shkrimit të librave, por gjithashtu kujdes t’i kushtojnë edhe recensionit gjatë prezantimit të librave. I pyetur nëse do të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Kovaçevski tha se ministri nuk i shkruan librat, por autorët. “Ministri i Arsimit dhe Shkencës nuk i shkruan librat. Ato i shkruajnë autorët, recension bëjnë recensentët. Prandaj, aty ku janë shfaqur gabime gjatë shkrimit të librave, gjatë rishikimit të tyre, ato do të duhet të kthehen dhe të zëvendësohen me tekste që do…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut parashtroi kallëzim penal kundër zyrtarit policor B.S (36) nga Shkupi. Sipas policisë, ka dyshime të bazuara se B.S ka kryer veprën penale “punë e pavedijshme”, e dënueshme sipas Kodit Penal. “I denoncuari, i punësuar si referent në MPB, më 23.05.2022, edhe pse e ka ditur se personi F.S nga Shkupi nuk ka dhënë provimin për leje automjeti, e ka pranuar dhe ka kryer fotografimin për leje vozitje”, thonë nga policia. Ata shtojnë se pasi i ka vendosur të dhënat në sistem, menjëherë më pas i ka fshirë nga i njëjti sistem.

Lexo më Shumë

Në bazë të analizave që i janë dorëzuar KRE-së, nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pyetur në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së që TVSh-ja për rrymën të mos jetë më shumë se 5%, Kovaçevski tha se TVSh-ja në realitet duhet të jetë 18%, por në saje të qeverisë qytetarët atë e paguajnë 5%, kurse nga janari do të paguajnë 10%. Edhe përskaj kësaj Kovaçevski tha se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshon për amvisëritë që janë në bllokun e parë dhe të dytë. “Blloku i tretë tarifor do…

Lexo më Shumë

Në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup (13 shkolla të mesme dhe dy fillore) pasdite është dërguar kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes, në një pjesë të objekteve tashmë janë kryer kontrollet dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton MIA. “Menjëherë pas marrjes së alarmeve në SPB Shkup, nga nëpunësit policorë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve. Në një pjesë të objekteve janë kryer kontrollet dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar kanë kryer një tjetër kontroll nga seria e kontrolleve në kazino dhe bastore sportive, përcjell Nistori. Gjatë kontrollit në një kazino në rrugën “Kay Bratstvo” në Gostivar është gjetur një djalë 15-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, ndërsa në një lokal bastesh në rrugën “Goce Dellçev” një djalë 16-vjeçar nga Gostivari. Dy të miturit u janë dorëzuar prindërve të tyre dhe ndaj pronarëve të kazinosë dhe pikave të basteve, pas qartësimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohen denoncime sipas nenit 20 të ligjit për…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Stevo Pendarovski sot qëndroi në Saraj, me ç’rast vizitoi kompaninë Tiamo, njofton derveni.mk. Presidenti u prit nga menaxhmenti i kompanisë, të cilët e njoftuan për procesin e punës në këtë fabrikë, si dhe për planet zhvillimore të kompanisë si një nga më të suksesshmet në vendin tonë. ”Vizitë në Tiamo në Saraj. Njerëzit e parë të kompanisë #BallëpërBallë më njohën me punën aktuale, planet për investimet e mëtejshme dhe zgjerimin e prodhimtarisë, si dhe planet për zgjerim të plasmanit të prodhimeve në vendet e rajonit” , shkruan në faqen e tij në facebook Presidenti Pendarovaki.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot u shpreh se në Maqedoni, prokuroria dhe gjyqësia është marrë peng nga pushteti dhe se institucinet janë partizuar, kurse kriminelët dhe bandat janë në liri. Mickoski potencoi se gjyqësia dhe prokuroria e partizuar mund të shihet edhe kur shtabet partiake takohen me kryetarë të Këshillave gjyqësorë, Akademi për gjyqtarë dhe prokurorë. “Në anën tjetër kemi koalicion që e formojnë kriminelët dhe qeveria. Kur keni një koalicion të tillë të fuqishëm, është e logjikshme që askush nga këto kriminelë të mos përgjigjet për shkak se gjyqësia dhe prokuroria janë të partizuar”, tha Mickoski.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot u shpreh se në Maqedoni, prokuroria dhe gjyqësia është marrë peng nga pushteti dhe se institucinet janë partizuar, kurse kriminelët dhe bandat janë në liri. Mickoski potencoi se gjyqësia dhe prokuroria e partizuar mund të shihet edhe kur shtabet partiake takohen me kryetarë të Këshillave gjyqësorë, Akademi për gjyqtarë dhe prokurorë. “Në anën tjetër kemi koalicion që e formojnë kriminelët dhe qeveria. Kur keni një koalicion të tillë të fuqishëm, është e logjikshme që askush nga këto kriminelë të mos përgjigjet për shkak se gjyqësia dhe prokuroria janë të partizuar”, tha Mickoski. Ai u…

Lexo më Shumë

Këto ditë EVN i ka dorëzuar faturat për periudhën e nëntorit për shfrytëzimin e energjisë elektrike. Në faturat e reja ka një risi, qytetarët nën shumën që duhet të paguajnë për muajin e fundit marrin edhe një tabelë që tregon se sa është totali i faturave të energjisë elektrike pa subvencionimin e Qeverisë. Janë dhënë disa shembuj, shkruan Centar.mk, kështu që nëse keni paguar 2000 denarë, qeveria ju subvencionon 1445 denarë, pra nuk do ta paguani faturën reale prej 3445 denarë, por vetëm 2000 denarë. Të gjithë tabelën mund ta shihni në foton e mësipërme, por edhe në llogarinë tuaj…

Lexo më Shumë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) janë shprehur të shqetësuar për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës nga disa persona të maskuar në Zubin Potok. AGK potencon se ky është sulmi i tretë në drejtim të mediave, duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre gjatë raportimeve. AGK-ja, po ashtu bëri thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar.

Lexo më Shumë