Author: Jeta almakos

Nesër me fillim në ora 12:00, në Qendrën për Kulturë në Tetovë, do të mbahet Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët. Kongresi do të mbahet në dy pjesë: 1. Pjesa solemne me pjesëmarrje të mysafirëve dhe do të ndiqet nga mediat. 2.Pjesa e punimeve që do të jetë e mbyllur vetëm për delegatët. Në fund të Kongresit, Kryetari i zgjedhur do të mbajë një fjalim që do të jetë i hapur për mediat. Kongresi i ASh-së mbahet pas dorëheqjes së ish-kryetarit të partisë Ziadin Sela, i cili ishte kryetari i vetëm i partisë që nga formimi në…

Lexo më Shumë

Ngjarja tragjike e 16 vjeçarit që u gjet i vdekur tek “Banja e Tetovës”, tronditi gjithë opinionin e RMV-së. Një vajzë e mitur është dërguar në paraburgim, ndërsa dy djemt e arrestuar janë liruar. Por si duket ngjarja e rëndë po merr një dinamikë tjetër. Sipas informacionëve të para pista e hetimeve po zgjerohet nga ana e policisë dhe prokurorisë, duke dyshuar se në rastin e 16 vjeçarit është involvuar edhe një person i katërt. “Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka ngritur hetimet se në këtë ngjarje është i përfshirë edhe një person i katërt”, kanë thënë nga…

Lexo më Shumë

Problemi me “Makpetrol”-in është tejkaluar dhe kompania në ditët në vijim do të dorëzojë oferta për të gjithë konsumatorët, deklaroi kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRE), Marko Bislimovski. Sipas tij, gaz do të ketë, ndërsa konkurrenca do të sigurohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, prej kur do të vlejnë rregullat e reja të tregut. Konsumatorët, siç tha Bislimovski në një paraqitje në TV 24, duhet ta dinë se “Makpetrol” siç ka funksionuar deri më tani nuk do të jetë. “Makpetrol” do t’u dorëzojë nominime dhe nëse konsumatorët heqin dorë, marrin më shumë, do të paguajnë më shumë…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nesër pritet të marr besimin nga Kongresi i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për lider të kësaj partie. Taravari thotë zotimet e tij bazohen në programin e ASH-së, që ka zgjidhje për secilën sferë që kanë të bëjnë me shqiptarët, por edhe çështje të aspekteve tjera sociale, ekonomike, si dhe fokusi në planin e integrimit të plotë evropian. “Misioni ynë për fitore”, thotë për INA, Arben Taravari, duke thënë se detajet do përcillen gjatë kongresit. Siç mësohet në fokus do të jetë fushata aktive si dhe riorganizini i këtij subjekti, në frymën e një unifikimi dhe bashkëveprimi…

Lexo më Shumë

Dy qytetarë ukrainas kanë qenë cak i një sulmi fizik në orët e vona të mbrëmjes së kaluar. Një person i panjohur, me dhunë, prej tyre ka marrë sende personale dhe është larguar në drejtim të paditur. Nga policia thonë se po hetojnë rastin. “Më datë 22.12.2022 në ora 23:04 në SPB Shkup është lajmëruar se në një objekt në rrugën ‘Leninova’ një person mashkull me send të mprehtë ka sulmuar K.T (27) dh K.A (27) me çka prej tyre ka marrë gjësende private. Një ekip nga SPB Shkup ka inspektuar vendin dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”,…

Lexo më Shumë

Edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski njëjtë si presidenti Pendarovski tha se nuk përjashtohet mundësia që “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të plotësohet me emra të zyrtarëve aktualë. I pyetur se a bëhet fjalë për tre zyrtarët për të cilët ditë më parë zëvendëskryeministrja Gërkovska tha se ka inicuar procedurë për keqpërdorim, Kovaçevski tha se nuk është takuar me hetuesit, ndaj nuk ka informacione. “Nuk përjashtohet mundësia. Unë me hetues nuk jam takuar kështu që nuk e di.”, – u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski. I pyetur se a është e vërtetë që drejtori i ri i Agjencisë për…

Lexo më Shumë

Sot pasdite në adresat elektronike të 19 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv, njoftojnë nga MPB-ja. Siç theksojnë ata, menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve. Po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Lexo më Shumë

MMJPH: Stacionet matëse në funksion, disa pika matëse nuk janë të disponueshme Shkupi sërish gjendet në krye të listave të qyteteve më të ndotuar në botë. Me indeks të ndotjes prej 185, Shkupi renditet në vendin e pestë pas Lahorit, Ulan Batarit, Delhit dhe Mumbait. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të gjitha stacionet matëse nga Sistemi Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit janë në funksion, por herë pas here të dhënat nga disa pika matëse nuk janë të disponueshme, për shkak të vjetërsimit të pajisjeve të serverëve. Aktualisht, sic njofton Ministria e Mjedisit Jetësor, bazuar…

Lexo më Shumë

Nga Qeveria kohëve të fundit vazhdimisht sigurojnë se nga 1 janari nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike. Edhe pse EMV ka ofruar çmim më të lartë për rrymë për 13% ndaj EVN-së, kreu i EMV-së, Vasko Kovaçevski në “Click Plus” në TV21, pohon se kjo nuk do të ndikojë për rritje të faturave të konsumatorëve. “Të dy çmimet që i kemi ofruar nuk do të shkaktojnë rritje të çmimit të fundit ndaj konsumatorëve. Ne do të mundësojmë që KRrE më lehtë të sjellë vendim, çmimi i fundit për konsumatorët të mos rritet, ose atë…

Lexo më Shumë

Aktorja Kaltrinë Zeneli, e cila ka publikuar videon e rrahjes së të moshuarës, është nderuar me mirënjohje nga Prokuroria Themelore në Pejë. Kjo mirënjohje Zenelit i është ndarë “për guximin dhe kontributin e dhënë në paraqitjen e rastit ‘Orenda’, si dhe inkurajimin e qytetarëve për raportimin e rasteve në Prokurori”. Ajo ka thënë se gëzimin po ia zbeh fakti që një mirënjohje e tillë u nda për herë të parë nga Prokuroria e Pejës. “Jo se do më lumturonte fakti që do duhej të ndahen më shumë mirënjohje të tilla, se për t’u ndarë një mirënjohje e tillë do duhej…

Lexo më Shumë

Gjendja në Prokuroritë Themelore është shqetësuese sepse ato janë ato, që i prodhojnë ato lëndë të mbetura. Punojnë, por punojnë aq sa munden me numrin e prokurorëve që kanë. Në këtë moment kemi 162 prokurorë, nga 244 që janë të nevojshëm, që do të thotë 82 më pak, tha sot kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski. Por, theksoi Jolevski, ky është një numër i madh dhe normalisht që tek qytetarët do të lind perceptimi se ata nuk janë përditësuar. “Në prokuroritë edhe ashtu në disa nuk ka asnjë prokuror, në disa një e në disa dy prokurorë. Pyetja…

Lexo më Shumë

NJë ish i punësuar në MPB nga Tetova akuzohet për falsifikim dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal pasi siç thuhet në raportin e MPB-së, për përfitim personal ka ndryshuar të dhënat në sistem e ka lëshuar leje qarkulimi pa dokumentacion përkatës, përcjell Klan Maqedoni. “Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së, në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër R.A nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ nga neni 353 dhe ‘falsifikim…

Lexo më Shumë