Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona në lidhje me vjedhjen e një banke që ndodhi sot në orës e paradites në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Në Shkup u arrestua 24 vjeçari N.Sh. dhe 32 vjeçari S.B. për shkak dyshimeve se kanë marrë pjesë në vjedhjen e sotme”, deklarojnë nga Policia, ndërkohë SDK sqaroi që 24 vjeçari është polic nga Saraji, ndërsa 32 vjeçari një narkobos, i cili duhej të ishte në arrest shtëpiak. Në orët e mesditës në Polici ishte raportuar për një vjedhje që kishte ndodhur Qendër, ku tre persona me armë kishin marrë para nga të punësuarit…
Author: Jeta almakos
Leonardo DiCaprio ka dhuruar dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, njëherësh shuma më e lartë e donacioneve të ofruara për vendin deri më tani. “Superylli i Hollywoodit, i njohur për rolin në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, thuhet në raport. DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase në bazë të gjyshes së tij, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës duke iu bashkuar…
Ky 8 mars i gjeti në luftë. Por do mbahet mend gjatë në memorien e tyre. E n♪7 fakt e gjithë bota duhet të solidarizohet me ato. Ukraina gjenden nën breshërinë e sulmeve të ushtrisë ruse. Mes viktimave, mjaft gra dhe vajza kanë humbur jetën. Me këtë rast kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, nuk ka harruar të urojë 8 marsin për gratë ukrainase. Në një video, të cilën e ka publikuar në Facebook, ai shihet teksa i dhuron lule ushtareve ukrainase të cilat i janë bashkuar frontit të luftës për të mbrojtur vendin. Më herët një urim është bërë edhe…
Është dita e trembëdhjetë e agresionit rus kundër Ukrainës. UNHCR njoftoi se më shumë se 400 civilë, duke përfshirë 27 fëmijë, kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës, ndërsa rreth 1.7 milionë njerëz të larguar deri më tani nga Ukraina. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ruse në Ukrainë kanë respektuar armëpushimin që nga ora 8 e mëngjesit dhe se janë hapur “korridoret humanitare” për evakuimin e banorëve të Kievit dhe katër qyteteve të tjera të Ukrainës, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax. Ushtria ukrainase pretendon se përparimi i Rusisë në vend është…
Ukraina prej dy javësh po përballet me një sulm agresiv nga pala ruse. Përveç bombave, plumbave dhe largimit nga shtëpitë ukrainasit do të përballen dhe me të ftohtin ekstrem kur pritet që temperaturat të shkojnë deri në -20 gradë. Mediat e huaja bëjnë me dije se në Kiev dhe Kharkiv, dy qytetet kryesore që Rusia dëshiron të marrë patjetër, temperatura parashikohet të shkojnë deri në -20 gradë Celsius. Sigurisht që i ftohti i egër do të pengojë edhe avancimin e trupave ruse, por impaktin më të madh është e sigurt që do ta ndjejnë civilët, të cilët po largohen në masë…
ABC sjell pamjet e largimeve masive nga Kievi. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit po zhvendosen drejt vendeve të sigurta. Gazetari i ABC në Kiev, Taulant Kopliku tregon se burrat i bashkohen forcave vullnetare për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia. Taulant Kopliku ishte në stacionin e trenit në Kiev, për të përcjell eksodin që po ndodh në kryeqytetin e Ukrainës për shkak të sulmeve të Rusisë. Gratë, të moshuar dhe fëmijë, po lënë masivisht Kivin për t’u vendosur në vende të sigurta, ndërsa burrat i bashkohen forcave që mbrojnë Ukrainën. /abcnews.al
Një 7-vjeçare në Ukrainë u vra nga një bombë ruse. Sipas Dailymail, e mitura u vra në shkollën e saj, rusët e shënjestruan shkollën duke hedhur një bombë për ta shkatëruar. Gjyshi i saj u përpoq ta shpëtonte mbesën e tij, nga ky shpërthim por nuk ia doli dot. Ai po e shoqëronte për në shkollë, sapo dëgjoi zhurmën nga shpërthimi nxitoi ta mbronte, por ajo vdiq në çast, në duart e tij. Po ashtu, “Zonja e parë” e Ukrainës, Olena Zelensky, gruaja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dje në një deklarat për shtyp, ka folur për vrasjen e fëmijëvë në Ukrainë,…
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shpërndarë një foto në rrjetin social “Facebook”, përmes së cilës ka njoftuar se katër anëtarë të një familje janë vrarë nga forcat ruse, teksa po largoheshin nga qyteti. “Barbari ruse mbi civilet! Tatjana, Anatolij, Alisa, Miketa, po largoheshin nga qyteti, ekzekutohen nga terroristet me uniforme te Putinit!”, ka shkruar Berisha. Corriere Della Sera njofton se Alisa ishte 9-vjeçare, Miketa 18-vjeçar, Anatoli 27 vjeç dhe Tatiana 43-vjeçare. E për vrasjen e kësaj familje ka treguar edhe Andriy Dubchak, fotograf ukrainas që bashkëpunon me New York Times. “Po ecja nëpër rrugët e Irpinit, qyteza e sulmuar nga…
Një djalë ka mbërritur i sigurt në Sllovaki pasi udhëtoi rreth 1200 km (750 milje) nga Ukraina lindore me jo më shumë se dy çanta të vogla, një pasaportë dhe numrin e telefonit të të afërmve të tij. Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Hassan, 11 vjeç, la shtëpinë e tij në Zaporizhzhia sepse nëna e tij nuk mund të linte nënën e saj të moshuar. Ajo e hipi vogëlushin në një tren dhe kur më në fund arriti në kufi, u ndihmua nga doganierët. Zyrtarët thanë se ai ishte një hero i vërtetë dhe i kishte bërë për vete të gjithë…
Një çift civil ukrainas është vrarë nga forcat ruse, të cilët krejtësisht të paprovokuar hapin zjarr në drejtim të veturës së tyre. Pamjet e rënda janë publikuar nga gazetari bjellorus, Tadeusz Giczan, të shpërndara fillimisht në Telegram. “Pashë këtë video rrëqethëse në disa kanale ukrainase të Telegramit. Një BMP ruse [mjet luftarak] krejtësisht e paprovokuar, hap zjarr në drejtim të një veture me civilë jashtë spitalit të Makarivit, duke u larguar sikurse të kishte mos ndodhur asgjë”, thuhet në postimin e tij. Siç bën të ditur më tej gazetari bjellorus, brenda veturës gjendeshin një çift i moshuar, të cilët kanë…
Sekretari i Përgjitshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se ajo që po ndodh në Ukrainë, është krim lufte i kryer nga Rusia. “Të qëlloni civilët është një krim lufte dhe është një gjë krejtësisht e papranueshme. Ne kemi nevojë për korridore të vërteta humanitare që do të respektohen. Viktimat që shohim në Ukrainë janë të tmerrshme dhe na prekin të gjithëve dhe ne kemi përgjegjësinë të sigurojmë që konflikti të mos përshkallëzohet”, tha Stoltenberg, në një konferencë për medie bashkë me presidentin e Letonisë, Egils Levits, pas vizitës në vendin baltik, fqinj me Rusinë, njofton Klankosova.tv “Populli dhe…
Nafta është shtrenjtuar si asnjëherë prej shumë kohësh, lëndë të tjera të para gjithashtu janë shtrenjtuar, kurset në bursë janë në rënie të vazhdueshme: Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë zhyt bursat në kaos. Një mundësi e ndërprerjes së importit të naftës dhe gazit rus i ka rritur rrufeshëm çmimet në stratosferë. Një fuçi e llojit të naftës bruto Brent kushtonte pak para hapjes së bursës të hënën (07.03) 139 dollarë, ky është niveli më i lartë i çmimit që nga korriku i vitit 2008. Edhe çmimet e tregtimit me shumicë për gazin në Europë janë rritur me 60 përqind në…