Author: Jeta almakos

Vendit tonë asnjë e keqe nuk i ka ndodhur nga Marrëveshja e Ohrit, përkundrazi shteti e vendi u forcuan, fituan më shumë kredibilitet ndërkombëtar. Kështu u shpreh sot lideri i BDI-së Ali Ahmeti në prag të festave të fundvitit. Ai po ashtu tha se, asnjë e keqe nuk i ka ndodhur vendit edhe me firmosjen e Marrëveshjes së Prespës. “Përkundrazi veni u anëtarësua në Aleancës e NATO-s.Po të mos ishim anëtarë të NATO-s, paramendoni çfarë do të na gjente nga Rusia!”, deklaroi Ahmeti. “Ne nuk jemi kundër popujve, por jemi kundër pushtuesve”, u shpreh Ahmeti.

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në Shkup, më saktësisht në Karposh. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit. Nuk ka ndalesa në trafik. Sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Lexo më Shumë

Përqindja e punonjësve shqiptarë vazhdon të jetë e vogël, ndërsa ngjitja e shkallëve të karrierës, kualifikimet, avancimet në detyrë kanë ngecur në vend prej shumë vitesh, madje po shkojnë drejt regresit. ”Të izoluar, të nënçmuar dhe pa perspektivë”, kështu e përshkruajnë situatën disa punonjës shqiptarë. Kjo është arsyeja që largimi nga ky institucion konsiderohet si një nga veprimet më të domosdoshme Konkurset e fundit të punësimeve dhe avancimeve që po zhvillohen në Entin Shtetëror të Statistikave kanë shumë pak gjasa të ndryshojnë pasqyrën e përfaqësimit të drejtë etnik brenda këtij institucioni. Përqindja e punonjësve shqiptarë vazhdon të jetë e vogël,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar vitin e ri, me lutjen për paqen dhe dashurinë. Rama në urimin e tij tha se gjatë këtij viti ka bërë aq sa ka mundur dhe poqëse do të kishte mundësi të bëj më shumë, atë do ta bënte. “Ky ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, si inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Evropën. Kemi pasur edhe ditë të mira, në mes tyre edhe ditë historike si finalja e parë evropiane në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së,…

Lexo më Shumë

Shkupi ishte në mesin e dhjetë qyteteve botërore me ajrin më të ndotur pasditen e sotme, në fund të ditës së fundit të vitit 2022. Rreth orës 16:00 ishte në vendin e tetë, dhe rreth orës 17:00 ishte në vendin e 9-të sipas shkallës së ndotjes. Instrumentet matëse në faqen ndërkombëtare të internetit IQAir matën një indeks të ndotjes së ajrit prej 174 dhe ajri u etiketua “i pashëndetshëm”. Në botë, ajrin më të ndotur e kanë thithur banorët e Ulaanbaatar të Mongolisë, ku ka pasur një indeks 477. Sot pasdite, në Shkup ka pasur zona ku ajri ishte tepër…

Lexo më Shumë

Derisa qytetarët dhe turistët shijojnë koncerte spektakolare dhe fishekzjarre e projeksione lazer në kryeqytetet kryesore botërore, imazhi nga sheshi i Shkupit është i zbehtë. Kështu ishte edhe në ditën e fundit të këtij viti 2022. Mungoi edhe ardhja spektakolare e Babadimrit, të cilin më të vegjlit mezi e prisnin. Dhe më të vjetrit janë shpërndarë nëpër markete, e pas festave të përditshme nëpër kafene. Megjithatë, në shesh është ngritur një skenë, ndaj një pjesë e madhe e yjeve të estradës vendase u organizuan vetëm për të performuar me iniciativën e tyre./TV21

Lexo më Shumë

Pastrimi i deponisë së vogël me lindan në Ohis është njëri nga aktivitetet më të rëndësishme ekologjike që shënuan vitin 2022, ndërsa vitin që po kalon do ta mbajmë mend edhe për fitoren e vogël por të rëndësishme të ekologjisë ndaj biznesit, anulimi i koncesioneve për hidrocentrale të vogla në Sharr. Megjithatë, mbrojtja e natyrës edhe më tej nuk është ana jonë e fortë, ndërsa kjo më së miri shihet përmes faktit se këto objekte energjetike janë paraparë edhe në Parkun Nacional të Mavrovës. Ndërkaq, shembulli i rajonit të Ohrit, pasuria jonë më e madhe natyrore dhe kulturore, e mbrojtur…

Lexo më Shumë

Jana dhe Sofija e ndajnë vendin e parë si emëra më të shpeshtë femëror, ndërsa te emrat mashkullor epërsi bindëse ka emri Lluka – 213 prindër kanë emëruar fëmijën me këtë emër, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës. Në vitin 2021 në mesin e emërave më të popullarizuar te foshnjet femra janë Jana, Sofija, Ana, Mila, Hana, Bisera, Melek, Alina…, ndërsa te foshnjet meshkuj emërat më të shpeshtë janë Lluka, Damjan, Mihail, Marko, Ajan, Amar, Hamza… Si emra specifik të cilët prindërit ua kanë vendosur foshnjeve të tyre janë Anika, Inara, Asja, Bora, Dua, Oleg, Jan,…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiprarët përmes një postimi ka uruar qytetarët duke kuktuar që viti 2022 ishte vit i sfidave për të gjithë ne duke uruar që citi 2023 të jetë vit më i qetë, shkruan Top24 Viti 2022 ishte një vit i sfidave si për ne, ashtu edhe për të gjithë qytetarët e vendit dhe mbarë botën. Bashkërisht kaluam shumë momente të vështira, nga disa prej tyre dolëm shumë më të fuqishëm, në të tjera morëm shumë mësim dhe përvojë. Urojmë që Viti i Ri 2023 të jetë më i qetë, të jetojmë në paqë dhe harmoni, të kemi shëndet e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se, mbrëmë në orën 23 në rrugën “Pero Nakov” policia ka privuar nga liria personin D.A. (56) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka shkaktuar zjarrin në strehimoren “Ranka Milanoviq” në Shkup, ku ka qëndruar, me çka është djegur një pjesë e objektit. “Nga ana e Brigadës së Zjarrfikësve zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të  vijojë paraqitje përkatëse”, informuan nga MPB. Për zjarrin mbrëmë në Facebook informoi edhe kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovski. Ai theksoi se, në…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Kush mund të jenë politikanët e zyrtarët që do gjenden në “Listën e Zezë” të SHBA-ve?! Fillimi i vitit 2023 do ta sjellë edhe “Listën e Zezë” Amerikane të plotësuar me emra protagonistësh të politikës dhe të pushtetit në Maqedoni! Lajmet jozyrtare që vijnë nga përtej oqeanit flasin se cak do jenë politikanë prorus, që tashmë dihen, politikanë e pushtetarë të korruptuar, mes tyre nuk përjashtohen funksionarë të lartë qeveritarë e parlamentarë, kryetar komunash, kapo të drejtësisë, por edhe politikanë që cënojnë proceset që janë të rëndësishme për vendin, si dhe paqen në Ballkan. Emrat sigurisht se do…

Lexo më Shumë

Në Komunën Qendër parkimi gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të jetë falas për të gjithë qytetarët e RMV-së. Sipas vendimit të ndërmarrjes, me datë 01.01.2023 (e diel) dhe 02.01.2023 (e hënë) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga “NP POC” do të jenë pa pagesë për të gjithë qytetarët e RMV-së. Pagesa e rregullt për parkim në parkingje dhe lidhja e kontratave në Drejtorinë e NP “POC” do të vazhdojë me datë 03.01.2023 (e martë) me orar normal të punës. Gjatë festave të Krishtlindjeve më 06.01. (e premte) dhe 07.01.2023 (e shtunë) të gjitha parkingjet e menaxhuara…

Lexo më Shumë