Ministria e Administratës premton se deri në fund të muajit nëntor do ta publikojë raportin vjetor për të punësuarit në sektorin publik për vitin 2024, në të cilin jepen të dhënat për të punësuarit në administratë. Zvarritjen e publikimit të raportit, i cili tradicionalisht i ofrohet publikut në mars, resori me të cilin udhëheqë Goran Minçev e arsyeton me avancimin e sistemit për menaxhim me burime njerëzore. “Deri më tani, përpunimi i raportit është bazuar në të dhëna nga shumë burime të cilat më pas janë kryqëzuar, që shpesh ka shkaktuar mospërputhje dhe disa anomali në saktësi. Me vendosjen e…
Author: Jeta almakos
Pas njëmbëdhjetë muajsh trajnimi, bashkëpunimi ndërkufitar dhe prodhimit të përmbajtjeve digjitale, Instituti për Media dhe Analitikë IMA në partneritet me OJQ Esperanca – Qendra Bot;rore Kulturore e përfunduan fushatën rajonale digjitale “Lufta Kundër Dezinformatave – Luftë për Demokraci”. Iniciativa, e mbështetur nga Fondi i Kulturës së Solidaritetit i mundësuar nga Fondacioni Kulturor Evropian, mobilizoi influencues të rinj nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor për të sfiduar përhapjen e dezinformatave dhe urrejtjes onlajn dhe në mediat sociale. Kjo iniciativë filloi me një ide të thjeshtë, por ambicioze: fuqizimin e të rinjve për të folur hapur, për të ndërprerë narrativët e dëmshëm…
Pamjet që po shihni janë kulmi i transformimit të gjuhës së urrejtjes në krim. Ngjarja ka ndodhur para një jave në Prilep, në ndeshjen mes KF Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës. Tifozi i cili është pjesë e grupit të quajtur “Majmunë” ka sulmuar fizikisht zhveshtoren e lojtarëve të Shkëndijës, pas minutave të mbushura me thirrje raciste dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Tërë këtë e ka evidentuar Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe e ka dënuar Pobedën me 3 mijë euro dhe i ndalohet të luajë 4 ndeshje pa publik. Në vendim, thuhet që me aktin e tifozit që thyen…
VLEN shpreh mirënjohjen dhe krenarinë për fillimin e mandatit të ri të Izet Mexhitit, i cili mori zyrtarisht detyrën si Kryetar i Komunës së Çairit. Ky moment shënon rikthimin e një vizioni të provuar, të një udhëheqësi që e njeh Çairin në çdo rrugicë, në çdo sfidë dhe në çdo ëndërr të qytetarëve të tij. Me përvojën e tij të pasur dhe me mbështetjen e fuqishme që mori nga qytetarët në zgjedhjet e fundit, Mexhiti po rikthehet aty ku filloi rrugëtimi i tij politik, në zemrën e Çairit, për ta udhëhequr me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë. Fitore e thellë dhe…
Pas 12 vitesh Fatmir Dehari lëshon postin e kryetarit të Komunës së Kërçovës dhe ia lë Aleksandër Jovanovskit. Komisioni Komunal Zgjedhor ua dorëzoi çertifikatat këshilltarëve komunal dhe kryetarit të ri të Komunës. Pas marrjes së mandatit kryetari aktual i Komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski tha se do të përkushtohet për të realizuar punë të mira për qytetin dhe qytetaret pa dallim përkatësie etnike. “Nga kjo foltore ju premtoj punë të sinqertë, te vlefshme dhe me përkushtim për të realizuar të gjitha projektet të cilat i kemi premtuar. Dua tua bëjë të qartë të gjithëve se nuk do te kemi asnjë…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, ka deklaruar se mbi katër 4.500 tonë mbeturina, ose katër deri në pesë herë më shumë se zakonisht gjatë një fundjave të zakonshme në Shkup, janë mbledhur gjatë aksionit të pastrimit Në një deklaratë të dhënë mbrëmjen e sotme në sheshin “Maqedonia”, pas përfundimit të 72 orëve të para, Gjorgjievski tha se aksioni është realizuar me sukses dhe se në të kanë marrë pjesë mbi dy mijë e pesëqind punëtorë. “E përfunduam me sukses këtë aktivitet për të cilin u zotuam se do ta realizonim brenda 72 orëve, edhe pse në fillim gjendja…
Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket se pati vështirësi të përshtatej me realitetin gjuhësor të vendit ku ndodhej. Ngjarja dedikuar arsimit, për pak u shndërrua në një leksion mbi tolerancën gjuhësore. Ajo që ra në sy, ishte sjellja e ministres gjatë konferencës për mediat, e cila krijoi përshtypjen e një diskomforti përballë gjuhës shqipe. Teksa kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në shqip, ministrja disa herë e ndërpreu për të kërkuar që komunikimi të ishte “më i shkurtër”…
Qarkullimi në autostradën Shkup–Tetovë po zhvillohet me vështirësi për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve. Sipas informacioneve fillestare, përplasja ka ndodhur në njërën nga korsitë e drejtimit Shkup–Tetovë, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të trafikut. Policia dhe njësitë e ndihmës së shpejtë ndodhen në terren, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit. Deri në përfundimin e hetimeve, autoritetet apelojnë te shoferët që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e policisë.
Exit-poll-i i publikuar nga T7 për garën për kryetar të Mitrovica e Jugut. Arian Tahiri (PDK) 50.9 % ndërkaq Faton Peci i Vetëvendosjes ka marrë 49.1 %.
Sipas tri exit poll-eve, të publikuara nga PIPO, Albanian Post dhe Ubo Consultin në televizionet Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës parashihet që të udhëheqë edhe për një mandat me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Rama u përball në Prishtinë në rundin e balotazhit me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje. KQZ pritet që pas mbylljes së vendvotimeve të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.
Në përbërjen e re qeveritare pritet të ndodhin ndryshime pas lëvizjes së Izet Mexhitit në krye të komunës së Çairit dhe në vend të tij të ulet deputeti aktual Bekim Sali i cili pritet të ulet në postin e zëvendës kryeministrit të parë, derisa vendin vakant të tij në parlament pritet ta zë Zeqirja Tairi, i cili është në rradhë i 4 në listën e koalicionit VLEN. Tairi, me profesion mjek, ishte kandidat për deputet në listën zgjedhore të partisë dhe konsiderohet si një figurë e angazhuar në çështjet shëndetësore dhe sociale. Me hyrjen e tij në Kuvend, pritet të…
Javën që vjen liderët e VLEN-it, pritet të ulen në tryezë me kryeministrin Mickoski, për tu marrë vesh për fatin e dikastereve. Nuk dihet se si do të duket pasqyra e përgjithshme e kabinetit qeveritarë, kur ende nuk ka marrëveshje për emrat që do të vendosen në krye të ministrive që si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve lokale mbetën vakante. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, i pyetur për fatin e tij në qeveri dhe nëse pret që të përfshihet në rikonstruimin eventual, tha se për këtë vendos Mickoski. “Profili im si ekspert…

