Në orën 18:00 në zyrat qendrore të Aleancës për Shqiptarët fillon takimi i Kryesisë Qendrore, me çka do të publikohet deklarimi në referendumin brenda partisë nëse anëtarët janë për ose kundër që partia të ketë përfaqësuesit e saj në Qeveri. “Me vendim të Kryesisë së partisë sot u mbajt referendum në të gjitha degët në të cilat anëtarët e kuvendeve të degëve, pas konsultimeve me nëndegën dhe anëtarët u përgjigjën se a janë për ose kundër hyrjes në Qeveri. Referendumi ishte zhvilluar përmes një pyetësori onllajn, ndërsa rezultatet do tu prezantohen anëtarëve të Kryesisë, ndërsa pastaj edhe publikut përmes konferencës…
Author: Jeta almakos
Situata aktuale politike dhe procesi i integrimeve evropiane në shtet ishin temë e bisedës në takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe sekretarit të partisë për bashkëpunim ndërkombëtar, Stefan Andonovski me ambasadorin e Holandës në vend, Dirk Jan Kop. “Kryetari Mickoski theksoi se qëndrimi i autoriteteve bullgare ndaj Maqedonisë dhe mohimi i identitetit maqedonas vetëm e intensifikojnë përshkallëzimin e marrëdhënieve të këqija mes dy vendeve, duke theksuar se rruga e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian nuk duhet t’i ngjajë një tregu me kultura bujqësore ku shitet dhe blihet identiteti maqedonas”, njofton Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së. Në kumtesë…
Ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit tashmë janë në terren në Gaziantep së bashku me ekipet e tjera të shpëtimit. “Qyteti i Shkupit dërgoi një ekip intervenues për të ndihmuar në misionin e shpëtimit në Turqi, ndërsa ne kemi ndarë gjashtë milionë denarë nga buxheti i qytetit që do të dërgohen përmes Kryqit të Kuq të Maqedonisë për qëllime humanitare për t’u përballur me pasojat e tërmetit katastrofik në Turqi dhe Siri”, citohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit. Nga aty bëjnë me dije se mbeten në komunikim me autoritetet lokale nga Turqia dhe janë të gatshëm të ndihmojnë…
Korrupsioni si çelës për të arritur deri te specializimi dhe jo meritat, është ajo që më detyroi të largohem nga Maqedonia e Veriut dhe profesionin si mjeke ta vazhdoj në Gjermani. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Alinda Ramadani-Bina, nga Shkupi, e cila tash e pesë vjet punon si mjeke në Gjermani. “Për profesionin tim është shumë e vështirë të arrihet diçka atje (në Maqedoninë e Veriut), duke marrë parasysh korrupsionin që është gjatë përfitimit të së drejtës për të specializuar; pagat e ulëta, diskriminimi i cili është evident jo vetëm mbi baza gjinore, po edhe mbi baza nacionale.…
Altin Jahiu, nxënës I klasës së nëntë në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg pretendon se është sulmuar fizikisht nga mësuesi i edukatës fizike, që sipas tij është edhe djali i drejtorit të shkollës në fjalë, Fadil Murtezani. Siç tha Jahiu, ngjarja ka ndodhur në orën e edukatës fizike, të martën më 7 shkurt, në turnin e parë të mësimit. “Unë kam qenë me një shoqe dhe një shok duke qëndru ulur, dy shokë të tjerë luain me një top të plastikës. Pa dashje, topin e gjuajtën dhe topi ra te këmbët e arsimtarit, ai tha kush e bëri. I…
Shqetësimi i Kovaçevskit është ai i një njeriu dyfytyrësh, thonë nga VMRO-DPMNE-ja të cilët shtojnë se përgjegjësia për humbjen e jetës së një pacienti me fibrozë cistike është e kryeministrit. Kovaçevski thonë ata, ka qenë i njoftuar për mungesën e ilaçit për kurim dhe është dashur të gjejë zgjidhje më herët. “A priti Dimitar Kovaçevski të humbim jetën e një të riu që të aktrojë si një i shqetësuar dyfytyrësh dhe tani përnjëherë të fillojë të shqetësohet për njerëzit e sëmurë me fibrozë cistike? Pyetja kryesore është çfarë bënte Dimitar Kovaçevski në dy muajt e fundit kur të sëmurët me…
Pas shpalljes së vetos nga presidenti bullgar Rumen Radev për Maqedoninë, kryeministri Dimitar Kovaçevski u përgjigj se Maqedonia po negocion me BE-në, jo me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Aktualisht jemi në gjendje të vetos. Me zgjidhjen që arritëm me shumë përpjekje ta fusim në kornizën e negociatave, negociatat do të fillojnë vetëm pasi bullgarët të hyjnë në kushtetutën e fqinjit tonë. Ata ende nuk janë regjistruar dhe negociatat nuk kanë filluar. Është në gjendje të vetos”, tha Radev. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se pas skriningut të deritanishëm, Maqedonia në një nga udhërrëfyesit do të konfirmojë se të drejtat e pakicave…
Në rrjetet sociale po shpërndahen me të madhe pamje nga djegia e një autobusi urban në Shkup. Bëhet fjalë për autobusin me numër 55 B, ndërsa pamjet janë xhiruar në fshatin Grushinë të Shkupit. Siç raportohet, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar përcjell Klan Macedonia.
Mbi 80 për qind e komunave kanë probleme financiare, e rrjedhimisht vështirësi në kryerjen e detyrimeve. Kjo është theksuar nga ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov për TV24. Sipas tij, borxhi aktual i komunave është rreth 71 milionë euro, që sipas tij nuk është aq i madh, por problemi është se borxhi është në rritje. Ai theksoi se Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale kërkon që Qeveria t’i shlyejë borxhet e komunave, por edhe të vendosë kontroll të rreptë se ku dhe për çfarë shpenzohen paratë. (INA)
Krerët e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë vazhduar takimet me qytetarët. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani, si dhe ministrat e Arsimit dhe Ekonomisë, Jeton Shaqiri dhe Kreshnik Bekteshi, disa drejtorë e zv. dretjorë, gjatë ditës së djeshme ishin në Çair të Shkupit, ku nga atje Grubi tha se të gjithë po bashkohen drejt Bashkimit Evropian. ARTAN GRUBI, ZV.KRYEMINISTËR I PARË “Po flasim këtu për të gjitha partitë politike edhe BDI, edhe Aleancë, Alternativë, PDSH, Besa dhe gjitha partitë që ekzistojnë, t’i unifikojmë përpjekjet tona dhe të mundësojmë ndryshimin e…
Në Tetovë qytetarët do të munden që nesër të dhurojnë veshje dhe lloje të tjera të produkteve si ndihmë për rajonet në Turqi dhe Siri të goditura nga tërmeti i fuqishëm. Si pika grumbullimi do të jenë sheshi i qytetit dhe salla sportive e gjimnazit “Kirill Pejçinoviq” prej orës 10 deri në orën 18. “Komuna e Tetovës që nesër (09.02.2023) deri më (21.02.2023) fillon me grumbullimin e veshjeve dhe llojeve të tjera të donacioneve (veshje dimri, ujë, ushqim të konservuar, batanije, medikamente), për ta ndihmuar popullin turk dhe sirian. Qytetarët të cilët dëshirojnë dhe mund të ndihmojnë, ndihmat mund t’i…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sonte i vizitoi nëpunësit policorë të pikës për luftë me migrimin ilegal dhe trafikimin në Demir Kapi. Vizita është në kuadër të aktiviteteve për kontrollin dhe kontrollimin e aktiviteteve të punës në planin operativ në sferën e parandalimit të migrimit ilegal, i cili, siç tha Spasovski, është një sfidë jashtëzakonisht e madhe jo vetëm për këtë vend, por edhe për Bashkimin Evropian dhe më gjerë. “Ajo që u prezantua nga kolegët që punojnë drejtpërdrejt në terren, tregon se përkushtimi, qëllimet, detyrat që i janë caktuar policisë tonë realizohen me një ritëm që garanton…

