Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nuk pret që të rritet çmimi i energjisë elektrike nga 1 korriku i këtij viti. Për ndryshim të mënyrës së llogaritjes tashmë po bëhen analiza, ndërsa një nga masat e mundshme është që të vazhdohet me 10 për qind TVSH në vend se me 18 në faturat e rrymës. “Në koordinim me Komisionin Rregullator të Energjisë, fakultetet dhe ekspertët e tjerë, tashmë po bëhen analiza të disa opsioneve, për të ndryshuar mënyrën e llogaritjes së çmimit të energjisë elektrike, në përputhje me kapacitetet që do të kemi në maj dhe qershor. Jam i bindur se…
Author: Jeta almakos
Buxheti për mbështetjen e projekteve në kulturë për këtë vit është 12,5 milionë euro, informoi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Aplikimi për konkurset vjetore për financimin e projekteve, siç bëri me dije ministrja, është realizuar për herë të parë në portalin kombëtar për shërbimet elektronike dhe për herë të parë zgjidhjet për projektet e pranuara dhe të refuzuara do të dërgohen në mënyrë elektronike në adresat e shfrytëzuesve. BISERA KOSTADINOVSKA-STOJÇEVSKA,MINISTRE E KULTURËS “Në sistemin elektronik janë regjistruar 3355 aplikime përkatëse, për shkak të dokumentacionit jo të plotë në përputhje me kushtet e përgjithshme të konkursit, 332 aplikime janë refuzuar administrativisht,…
Për të dytin vit me radhë Komisioni për veprimtari botuese pranë Ministrisë së Kulturës së RMV refuzon mbështetjen e botimit të një libri me shumë vlera “Liritë dhe diversiteti kulturor evropian” me autor Mr.Muhamer Pajaziti. Autori është profesor universitar i shkolluar në Gjermani, magjistraturë në Universitetin e Bremenit dhe që ka përgatitur një vepër të rrallë, që do shërbej për shumë studjues dhe studentë. Ky ka qenë titulli i vetëm me të cilin për dy vite konkuron shtëpia mediatike dhe botuese “Mediars”, por dy herë u shlye. Për këtë ka reaguar edhe drejtuesi i kësaj shtëpie mediatike dhe botuese,Naser Pajaziti,…
Pas takimit të Këshillit Qendror të LSDM, zëdhënësja Bogdanka Kuzeska tha se në seancën e sotme është miratuar hyrja e ASH-së në Qeveri. Siç tha zëdhënësja e LSDM-së, rifreskimi i personelit do të sjellë një impuls të ri dhe cilësi të jetës për qytetarët. Këshilli Qendror e autorizoi kryetarin e partisë, Dimitar Kovaçevski që të fillojë me vendimet kadrovike me partinë e Arben Taravarit. “Qëllimi më i rëndësishëm është BE-ja, të cilën zoti Taravari e pranoi si parim. Ne kemi nevojë për një bllok pro-evropian, në krahasim me një bllok që nuk i mbështet këto procese. Çdo subjekt që ka…
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti i futar në emisionin Klan Debat ku po diskutohet për tërmetin katastrofal në turqi dhe Siri dhe për ndihmën që maqedonia e dërgoi drejt Turqisë. Maksuti thotë se me vendim qeverie që në ditën e parë kanë dërguar ekipe prej 30 personave për ndihmë në procesin e kërkim-shpëtimit. Pjesë e ekipeve janë ekspertë nga DMSH-ja, por edje zjarrfikës të kontraktuar nga kjo drejtori. Ekipet nga Maqedonia janë pozicionuar në pikën më të largët të prekur nga tërmeti. Maskuti sqaroi se po përgatiten ekipe të reja për tu nisur drejt Turqisë./KlanMacedonia
Këto ditë në MPB kanë ardhur denoncime nga qytetarët për porosi eletronike të pranuara kinse në emër të ministrit të Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me zyrën e policisë së Europolit, në të cilën në lloj të ftesës për paraqitje në gjykatë nga ana e Sektorit për Kundërvajtje, pranuesi i porosisë njoftohet se është mjet i kinse procedurave juridike për një varg veprash të trilluara penale, të cilat nuk i ka bërë, informojnë nga MPB-ja. Gjatë kësaj, pranuesi i porosisë thirret që ta kontaktojë dërguesin e porosisë përmes një linku në uiber. MPB i njofton qytetarët se bëhet fjalë për…
Kreu i ASH-së nuk zbuloi emrat të cilët mund të drejtojnë dikasteret të cilat kjo parti do t’i fitojë me marrëveshjen qeveritare. Ai tha se mbledhja e kryesisë do të vazhdojë për të diskutuar edhe çështjet kadrovike, të cilat pritet t’i dorëzohen nesër kryeminstrit, përcjell KlanM. “Mesiguri nesër do të kemi takim me kryeministrin Kovaçevski dhe mund t’i dorëzojmë emrat për ministra dhe zëvendësministra t mundshëm nga partia jonë”, deklaroi Arben Taravari.
Kryesia e ASH-së ka marrë vendim për të hyrë në qeveri. Kryetari i kësaj partie, Arben Taravari tregoi se ata kanë dëgjuar zërin e anëtarësisë. “Në paketë do të marrim dy zëvendësministra dhe tre ministra. Drejtësinë dhe Shëndetësin e kemi të sigurt, ndërsa e treta do të jetë ose Ministria e Informatikës ose Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike”, tha Taravari, përcjell Klan Macedonia. Në vazhdim, siç thotë Taravari do të vazhdojnë diskutimet për çështjet kadrovike dhe detaje tjera në lidhje me marrëveshjen. Në fillim do të zgjidhet qeveria e pastaj do të vijojë procedura për emërimin e drejtorëve, sqaroi Taravari, duke…
Aleanca për Shqiptarët sot ka realizuar referendum online, nëpërmjet të cilit anëtarët e kuvendeve të degëve, pas konsultimit me nëndegët dhe anëtarët, janë përgjigjur nëse janë për ose kundër hyrjes në Qeveri. Ndërkaq në selinë në Tetovë ka filluar edhe mbledhja e Kryesisë Qendrore, ku mes tjerash pritet të diskutohet edhe për procesin e negociatave për hyrjen e kësaj partie në Qeveri.
Lëvizja “Anti-Bixhoz”, kërkon nga qeveria që të ndjek shembullin e Shqipërisë dhe Kosovës për mbylljen e kazinove dhe bastoreve. Sipas lëvizjes “Anti-Bixhoz, deri më tani nuk ka pasur as një distancim dhe paralajmërojnë se do ta monitorojnë se si shteti dhe kompanitë do ta respektojnë ligjin, që lojërat e fatit të jenë 500 metra larg shkollave. “Qëndrimi jonë i fundit është mbyllja si në Shqipëri dhe Kosovë dhe zgjedhje më të mirë nuk shohim, se do të ishte një absurd i madh, nëse lojërat e fatit nuk do mund t’i shohim siç jemi mësuar t’i shohim afër shkollave, çerdheve dhe…
Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut njofton se ekipi i ushtrisë të dërguar për ndihmë në Turqi kanë arritur të shpëtojnë një fëmijë pesëvjeçar. Ekipi i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, i cili është angazhuar në kërkimin në terren, gjetjen dhe nxjerrjen e të mbijetuarve të mundshëm në qytetin e Kahramanmarashit pasdite, asistoi në një operacion të suksesshëm për të shpëtuar nga rrënojat jetën e një të riu, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. “Ekipi ynë i ushtrisë pasi mësoi se nën rrënoja dëgjoheshin zëra, pas 6 orësh pastrimi të rrënojave, dëgjuan zërin e një fëmije, pas së…
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës, që do të shërben si bazë për nxitjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit në fushat e arsimit dhe hulumtimit shkencor. Dy nënshkruesit, rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri dhe rektori i UT-së Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u zotuan që dy universitetet të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta kërkimore dhe pilot projekte, shkëmbim të stafit hulumtues dhe mësimdhënës, shkëmbim të studentëve, organizimin e seminareve, konferencave, dhe punëtorive të përbashkëta. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti i Tetovës do të shkëmbejnë botimet shkencore dhe materiale…

