Author: Jeta almakos

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski në Kuvend deklaroi se hyrja e të gjitha partive shqiptare në Qeveri, do të shkatërrojë themelet e funksionimit të shtetit të Maqedonisë, që sipas tij, bazohet nën modelin – dy parti politike në pushtet, dy në opozitë, transmeton TV21. “Në Maqedoni jo rastësisht ekzistojnë parti të maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, turqve, vllahëve, romëve. Shikoni rreth vetes dhe do të shihni kë e keni në koalicion. Kjo është kështu për shkak të balancit etnik me të cilin funksionon ky shtet. Ju nëse dëshironi mund të eksperimentoni, por ato eksperimente do të na çojnë në rrënimin e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Kërkojmë nga partitë politike, por edhe nga mediat që të jenë të kujdesshme ndaj kompanive vendore dhe të mos i përdorin kompanitë për përplasje politike ditore. Në këtë mënyrë ka reaguar ETC ‘Travel” pas akuzave nga VMRO-DPMNE e vëllai I Zv/Kryeministrit Artan Grubi ka blerë objekt afarist në vlerë prej gjysmë milionë euro. ETC Travel është kompani që prej shumë vitesh vepron në përputhje me ligjet dhe rregulloret në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kontribuon në buxhetin e vendit, paguan paga për disa punonjës dhe vazhdimisht e ndërton në mënyrë transparente reputacionin e vet, ndërsa treguesi më i mirë i…

Lexo më Shumë

Kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nga partia e Ahmetit pyesin Mickoskin nëse është e vërtetë se ai ua ka ndaluar bashkëpunimin me shqiptarët kretarëve të komunave nga VMRO-ja, përcjell KlanM. “‘Shpicen komandanti’ i madh Mickoski me uniformë të maskuar dhe me kallashnikov  të zbrazur në një foto të dhënies së betimit para grave dhe fëmijëve, i shmanget përgjigjes së pyetjes konkrete: A u ka dhënë urdhër të qartë, të rreptë dhe të prerë kryetarëve të tij të komunave që të mos bashkëpunojnë me shqiptarë, të mos lëshojnë leje ndërtimi për kompanitë në pronësi të shqiptarëve dhe…

Lexo më Shumë

Intervista e Dragan Pavloviq Llatas nuk është më në kanalin e Stefan Lazarov në YouTube, përcjell “A1on”. Intervista që shkaktoi një varg reagimesh në të cilën Llatas në një pjesë tregon për një eksperiencë seksuale me një vajzë, e cila ishte goditur me shuplakë dhe ishte detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me disa persona, nuk mund të gjendet më në rrjetet sociale. Intervista është transmetuar pesë ditë më parë. Pas një paraqitje nga MPB, Prokuroria Publike njoftoi se ka hapur lëndë për këtë rast.

Lexo më Shumë

Reagimet nervoze të Artan Grubit tregojnë vetëm se ai është kapur në flagrancë, i mbështjellë me krim dhe zhvatje. E kuptojmë retorikën e BDI-së, në vend të argumenteve për atë se si kompania e vëllait të Grubit u bë pronare e një objekti ultra-afarist në rrugën “Maqedonia” në qendër të Shkupit, ata u fokusuan në manipulimin standard se gjoja VMRO-DPMNE-ja qënka parti antishqiptare. Grubi duhet ta dijë se nuk ka asgjë antishqiptare në zbardhjen e krimit të tij, por ka shumë antishqiptari në pasurimin e tij në kurrizin e maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe ne kuriz të të gjithë qytetarëve…

Lexo më Shumë

“Kjo do të çonte në konsolidimin e etnonacionalizmit dhe nuk do të çonte në unitet”, tha kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kerans kur tregoi pse nuk do ta mbështet krijimin e një sozie të “Republika Srpska” në Kosovë. Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republika Srpska [enklava serbe] në Kosovë, tha kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, duke komentuar planin franko-gjerman për Serbinë dhe Kosovën, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. “Paqartësia e gjuhës në planin [francezo-gjerman] është problematike. Flitet për vetëqeverisje.…

Lexo më Shumë

“I vetmi koalicion me të cilin do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë qytetarët. Në fund të fundit, prandaj është lëvizje civile dhe jo subjekt politik. Ne do t’i drejtohemi të gjithëve, pavarësisht nga përkatësia partiake dhe etnike dhe pres që të bashkohen të gjithë ata që duan t’i përkasin një koncepti të punës së ndershme, të përgjegjshme dhe shtëpiake”, këtë e theksoi kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski. Ai informon se pas përfundimit të zgjedhjeve, në varësi të rezultateve, do t’ua ofrojnë platformën politike dhe programore të gjitha subjekteve politike që i përmbahen parimeve strategjike…

Lexo më Shumë

Nëse bullgarët nuk përfshihen në Kushtetutë, bisedimet e Maqedonisë me BE-në nuk do të fillojnë. Kështu porositi nënkryetarja e Bullgarisë, Iljana Jotova, e cila gjatë kthimit nga Kosova, u ndal në Shkup ku u takua me përfaqësuesit e bashkësisë bullgare. Gjatë takimit që u zhvillua në ambasadën bullgare në Shkup, Jotova siguroi se Bullgaria nuk do të bëjë lëshime për marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut. “Nëse Bullgarët nuk përfshihen në Kushtetutë, ju them, nuk do të ketë asnjë përparim në bisedimet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin evropian. Nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare, nuk do të ketë raport nga…

Lexo më Shumë

“Imagjinoni sikur kriminelët kanë hyrë në shtëpinë tuaj gjatë kohës që nuk jeni në shtëpi dhe e kanë ndërruar bravën. Ju nuk mund të hyni pa çelësin e ri, ndërsa kriminelët ju shantazhojnë dhe ju kërkojnë para që t’ua japin çelësin. Dhe ju, para se të paguani dhe para se të tentoni të hyni në shtëpi, nuk e dini nëse ato i kanë vjedhur gjësendet tuaja me vlerë“, thotë Bozhidar Spirovski në intervistën për Meta.mk, njofton Portalb. Sulmi i hakerëve ndaj sistemit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, i cili ishte vetëm një nga të shumtët këto kohëve të fundit, ka ngritur shumë…

Lexo më Shumë

Dy të tretat e qytetarëve nuk besojnë se në RMV mund të kenë gjykim korrekt dhe të drejtë, kurse afër 3/4 vlerësojnë se ligji nuk vlen njëjtë për të gjithë – përcjell KlanM anketën që për Detektor e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup. Sipas anketës, Maqedonasit dhe Shqiptarët ndryshe e shohin këtë çështje edhe pse shumica pajtohen se nuk ka gjykim korrekt në RMV. Derisa këtë qëndrim e ndajnë 73.2% e Maqedonasve, sic percjell KlanM, vetëm 42% e Shqiptarëve vlerësojnë nuk ka gjykim të drejtë. 73.9% e qytetarëve thonë se në RMV ligji nuk vlen njëjtë për…

Lexo më Shumë

Nëse nesër nuk u lëshohen pagat e janarit, punëtorët shëndetësorë nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” kanë bërë të ditur se të mërkurën do të dalin në protestë. Kjo situatë e krijuar me bllokimin e sistemit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, a po e prek edhe shëndetin e qytetarëve? Nënkryetari i Sindikatës së Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, Sefedin Aliu vlerëson se mjekët pa paga nuk e kanë motivin e njëjtë për punë. Sigurisht se po, shërbimet i japin punëtorët shëndetësor e kur punëtorët shëndetësor nuk kanë bukë të hanë… Gjithë këto negativitete sigurisht se reflektojnë edhe në shërbimet e përditshme, pasojnë…

Lexo më Shumë

Shkupi do t’i përgjigjet Brukselit për të ashtuquajturin Sistem ETIAS, i cili parashikon që çdo qytetar i vendit tonë duhet të regjistrohet në mënyrë elektronike përpara se të udhëtojë në vendet e zonës Shengen, si dhe në Islandë, Norvegji dhe Zvicër. Ky sistem, përveç Maqedonisë së Veriut, do të zbatohet edhe për qytetarët e të gjitha vendeve të tjera, përfshirë edhe ata nga Ballkani Perëndimor, të cilët janë kandidatë për anëtarësim. “Zëvendëskryeministri Mariçiq tashmë është në komunikim me kolegët e tij nga rajoni dhe ka disponim nga ana e tyre për këtë nismë. Bisedimet janë duke vazhduar dhe deri në…

Lexo më Shumë