Policia izraelite sulmoi sot kortezhin e varrimit të gazetares së vrarë të Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA). Dëshmitarët okularë thanë për AA se policia izraelite sulmoi kortezhin e varrimit teksa nisej nga Spitali Francez në lagjen Sheikh Jarrah. Ata shtuan se policia izraelite i rrethoi pjesëmarrësit e funeralit dhe përdori granata zhurmuese dhe shkopinj për të sulmuar bartësit që mbanin arkivolin e Abu Akleh-s. Policia izraelite lejoi disa palestinezë që ta shoqëronin arkivolin e saj në Qytetin e Vjetër të Kudsit, ku ajo do të varroset në varrezën protestante. Gazetarja veterane…
Author: Jeta almakos
Alergjitë e stinës kanë rritur fluksin e qytetarëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore nëpër ambulanca e spitale. Ndryshimet e motit kanë zgjatur periudhën e çeljes së luleve, gjelbërimit dhe pemëve të cilat tajojnë sasi të lartë të polenit që sipas mjekëve është faktori kryesor i alergjive stinore. “Javët e fundit shënojmë rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore me simptome që janë bllokimi i hundës, rrjedhje të hundës, kruarje të syve, kollitje, teshtitje, frymëmarrje të vështirësuar. Shumë është me rëndësi të shmangemi gjatë ditës kur përqendrimi i polenit është i lartë si në agim nga 5 mëngjesit deri…
Policia izraelite goditi me shkopinj gome sot pjesëmarrësit në funeralin e gazetares së vrarë të rrjetit Al Jazeera, Shireen Abu Aqla, vrasja e të cilës gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor, ka shkaktuar zemërim të thellë dhe përshkallëzim të dhunës. Arkëmorti i gruas thuajse u rrëzua përtokë teksa policia me shkopinj gome sulmoi turmën e palestinezëve reth tij, duke thënë se reaguan pasi u goditën me gurë. Abu Aqla u vra në rrethana të paqarta të mërkurën gjatë sulmit të ushtrisë Izraelite në një kamp refugjatësh palestinezë në Jenin, në skena të rënda të dënuara gjerësisht nga…
Ushtarët ukrainas në Odesa kanë bërë një zbulim të rëndësishëm gjatë përpjekjeve të pandërprera për mbrojtjen e territorit të tyre nga pushtimi rus. Ndërsa hapni një llogore në rrethinat e qytetit port, ushtarët ukrainas ranë në gjurmët e një thesari të vërtetë antik, të përbërë nga amfora mijëra vjeçare dhe objekte të tjera. Menjëherë ata i dërguan reliktet në Muzeun Arkeologjik të Odesës dhe sipas ekspertëve, objektet i përkasin shekullit të IV-V përpara Krishtit./A2CNN
Tre shtetas të Maqedonisë kanë vjedhur 150 litra naftë nga kamioni i parkuar “Scania”, raportojnë mediat sllovene. Javën e kaluar, një banor i qytetit slloven të Bivje-s dalloi tre burra të dyshimtë që silleshin rreth një kamioni të parkuar Scania dhe pasi priti të shihte se cilat ishin qëllimet e tyre, i kapi ata duke vjedhur karburant nga një rezervuar me një pompë. Dëshmitar i vjedhjes i ka lajmëruar menjëherë policinë, pas së cilës dy nga hajdutët janë arrestuar menjëherë dhe i treti ka ikur në një lokal aty pranë, ku është fshehur për rreth gjysmë ore, para se të…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit komunal, Valboni Limani qendrojnë këto ditë për vizitë në SHBA. Edhe një delegacion nga Kosova, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, poashtu këto ditë kanë nisur një vizitë në Amerikë. Delegacioni nga Gostivari dhe Kosova mbrëmë kanë marrë pjesë bashkë në një takim të organizuar në Dallas nga bashkëatdhetarët tanë. “Mbrëmë nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Këshilli për Çështje Botërore të Dallasit/ Fort Worth (World Affairs Council of Dallas/Fort Worth) u ftuam në takim. Shprehëm gatishmërinë tonë për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja…
Në uzinën Azovstal të Mariupolit po zhvillohen luftime. Këtë e dëshmon kjo video e publikuar nga pjesëtarët e regjimentit Azov, që kanë nën kontroll uzinën, bastioni i tyre i fundit i mbetur në Mariupolin e pushtuar nga rusët. Video hedh poshtë pretendimet e rusëve se nuk po përpiqen të pushtojnë uzinën, në vendstrehimet e të cilës ndodhen mbi 1 mijë luftëtarë të kësaj njësie që nga Moska konsiderohet ‘Neonaziste’. Dëshmi e bombardimeve të ashpra ruse është edhe tymi që del vazhdimisht nga kjo uzinë. Ushtria ukrainase, sakaq vijon për zmbrapsë rusët në rajonet verilindore. Agjencia e lajmeve Reuters konfirmoi se…
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se forcat ruse kanë kryer një sulm me raketa në një rafineri nafte në qytetin Kremenchuk në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar kapacitetin e saj të prodhimit dhe rezervuarët e karburantit. Ministria gjithashtu deklaroi se forcat ukrainase rrëzuan një avion ukrainas Su-27 në rajonin e Kharkiv. Po ashtu, guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleg Sinegubov tha se një raketë ruse ka goditur territorin e aeroportit të Kharkiv dhe si pasojë janë pagosur 3 persona./tvklan.al
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka përsëritur thirrjen e tij për të biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, teksa është shprehur se është i gatshëm. Bëhet me dije se Tërheqja e Rusisë nga Ukraina duhet të jetë një pikënisje për çdo diskutim midis dy liderëve, tha Zelensky për televizionin italian RAI 1. “Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij. Dhe në kuadër të dialogut, jo ultimatume”, tha Zelensky. “Largohuni nga ky territor që keni pushtuar që prej 24 shkurtit. Ky është hapi i parë që duhet të merrni…
Rusia besohet se ka humbur një batalion të tërë të trupave të saj në një përpjekje të dështuar për të kaluar lumin Siversky Donets. Lumi rrjedh nëpër rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, të cilat kohët e fundit kanë qenë objektivi kryesor ushtarak i Rusisë, sipas BBC. Megjithë humbjet në kalimin e lumit Siversky Donets, forcat e Moskës duket se po fitojnë në këtë zonë: –Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia ka përqendruar pjesën më të madhe të përpjekjeve të saj ushtarake në Izyum dhe Severodonetsk, dy qytete afër vendndodhjes së kalimit të dështuar të lumit.…
“Të gjithë nëpunësit, konkretisht seancave, menjëherë tek unë. Përveç seancave, të gjithë që ulen atje pas, të gjithë, deri te i fundit. Ju që jeni me pagë dhe që po ia luani nënën këtu. Hajde largohu, ik atje, ik… hesht, ta…. Çfarë kërkon këtu? Ik atje, jashtë!” Në rrjetet sociale po qarkullon një audio-incizim, ku dëgjohet se si një person i drejtohet me zë të lartë dhe fjalë fyese disa personave të caktuar. Pretendohet se personi që flet është kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ndonëse nga kabineti i kryeparlamentarin nuk japin shpjegim për audion, vetë Xhaferi në seancën e djeshme…
OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN, KRYEMINISTRI NUK E KOMENTON, XHAFERI HESHT Pas publikimit të audio incizimit ku degjohen sharje dhe britma të cilat pretendohet se bëhen nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi drejtuar shërbimeve të Kuvendit, pasojnë reagime në opinion. VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Xhaferi për arsye morale. VMRO-DPMNE ” Talat Xhaferi është shembull i një politikani primitiv që duhet të jetë e kaluar. Kjo nuk duhet asnjëherë të përsëritet. Ky audio inçizim ku dëgjohet primitizmi i Xhaferit është argument përse LSDM dhe BDI duhet të shkojnë në opozitë dhe përse duhet të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare sa më shpejtë.”…