Author: Jeta almakos

Mijëra persona të shurdhër në Maqedoninë e Veriut privohen nga thuajse të gjitha shërbimet publike, ata nuk munden as t’i ushtrojnë të drejtat e tyre e as t’i kryejnë obligimet për shkak se institucionet shtetërore nuk kanë interes të punësojnë përkthyes të gjuhës së shenjave, të cilët edhe pse janë pak në numër, jo të gjithë janë të punësuar. ALSAT gjatë këtij muaji është interesuar në qoftë se komunat më popullsinë më të madhe në vend, kanë të punësuar persona që njohin gjuhën e shenjave dhe rezultoi që në komunën e Tetovës, Manastirit, Aerodromit, Gazi Babës, Prilepit, Gostivarit dhe Çairit…

Lexo më Shumë

72 nxënësit shqiptarë vazhdojnë të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase Kjo është kërkesa që në 12 shkurt 2019 u dërguar në Komunën e Çashkës, kërkesë që fëmijët shqiptar të ndjekin mësimin në gjuhen e tyre shqipe. Kërkesa u dërgua edhe tek ministri i atëhershëm i arsimit Arber Ademi. Hapja e kësaj paralele shkaktoi edhe protesta nga banoret maqedonas të Çashkës për te penguar hapjen e paraleles shqipe në Shkollën Fillore “Todor Janev” ku atëherë ishin 41 nxënës shqiptar, por tani në këtë vit shkollor aty mësojnë 72 nxënës shqiptar që ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase dhe hapja e kësaj paralelë…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili e ka humbur jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit. Në fatkeqësinë ajrore që ka ndodhur më 26 shkurt të vitit 2004, përpos presidentit Trajkovski, kanë humbur jetën edhe tetë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë Hercegovinës. Në lidhje me këtë ngjarje janë zhvilluar edhe dy hetime nga dy komisione të ndryshme për të kuptuar nëse ka qenë aksident ajror apo ka qenë “akt terrorist”, prej të cilave kanë dalë dy raporte…

Lexo më Shumë

Më 26 shkurt 2020 u regjistrua rasti i parë me koronavirus COVID në Maqedoninë e Veriut. Atëkohë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipce njoftoi se ishte një grua 52-vjeçare që mbërriti nga Italia, një vend që i prekur tejmase nga koronavirusi. Nga 26 shkurti i 2020 deri më 20 shkurt 2023 janë regjistruar gjithsej 346.852 raste të koronavirusit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Nga këto, 165.374 janë meshkuj dhe 181.478 pacientë femra. Shumica e rasteve janë mbi 60 vjet- 88, ndërsa sëmundshmëria më e lartë është regjistruar në grupmoshën prej 30-39 vjeç.

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së dhe obduksionin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, në vendngjarje kanë kryer hetim në një stacion hekurudhor në komunën e Ilindenit. Sipas informacioneve fillestare, një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje elektrike, thuhet ne njoftim. Nga informacionet e para mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa vajza dhe dy fëmijë të tjerë po luanin rreth vagonëve të parkuar dhe në një moment ajo është ngjitur në një nga vagonët dhe ka prekur telat e tensionit të lartë. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Kumanovës, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se mbrëmë në qender të fshatit Tabanoc, është ngritur një kryq i lartë disa metra. Dimitrievski ka falënderuar të gjithë “ata që kontribuan që kjo ëndërr e banorëve të bëhet realitet”. “Mbrëmë për nderë të festës së madhe krishtere “Falja”, banorët e fshatit Tabanoc, në qendër të vendbanimit kanë ngritur Kryq. Falënderim për të gjithë personat fizik dhe juridik për kontributin e dhënë që dëshira e banorëve të bëhet realitet”, ka shkruar në Facebook, kryetari I Kumanovës, Maksim Dimistrievski.

Lexo më Shumë

 Rreth gjysma ose 54,2% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet duhet të mbahen në afat të rregullt në vitin 2024. Pothuajse dy të tretat ose 61.3% e të anketuarve do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër. Sipas vlerësimit të partive politike dhe liderëve të tyre, BDI dhe Ali Ahmeti qëndrojnë në krye të sondazheve, ndërkohë që në bllokun politik maqedonas VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski mbeten në avantazh, sipas hulumtimit të MKD.mk që është realizuar në bashkëpunim me agjencinë Market Vision e bërë me 1.200 të anketuar. Kjo anketë tregon se opinioni ka gjithnjë e më pak besim se…

Lexo më Shumë

Zëvendës-ministrat e “djegur” si pasojë e rikonstruimit të qeverisë janë në pritje që të shkarkohen nga ana e kuvendit, në mesin e tyre është edhe kuadri i grupit të zjarrit, përkatësisht zëvendës ministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani veprim ky që sipas nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti, vetëm po e dëmton partinë duke humb pushtetin madje për 30 për qind. “Numri i njëjte ndërkaq BDI që në start do të jetë me minus 20 apo 30 për qind të pushtetit. Një nga ato pozicione është edhe ai i zëvendës ministrit të mbrojtjes i cili i ka shërbyer BDI-së 20 vite, ka…

Lexo më Shumë

Dhjetëra nxënës shqiptar të shkollës fillore të muzikës “Pançe Peshev” në Kumanovë mbetën me instrumente në duar dhe nuk realizuan koncertin e një dite më parë, të paraparë të mbahet në Qendrën e Kulturës. Kështu thanë prindërit dhe mësimdhënësit shqiptar të kësaj shkolle duke shtuar se shkak I anulimit të koncertit është drejtoresha e shkollës, gjegjësisht ushtruese e detyrës Sandra Zojçevska e cila, sipas mësimdhënësve, kishte urdhëruar që nxënësit në këtë koncert mos të prezantohen si nxënës të shkollës amë, paralelja në gjuhën shqipe. “Drejtoresha e shkollës urdhëron që emri I shkollës së muzikës “Pançe Peshev”, gjegjësisht paralelja e gjuhës…

Lexo më Shumë

Ish drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi sot ka bërë të ditur se është pjesë e Aleancës për Shqiptarët pasiqë javë më parë dha dorëheqje nga Alternativa. Mr. Rexhep Rexhepi, mirë se vjen në familjen e Aleancës për Shqiptarët Një profesionist i dëshmuar, magjistër i psikologjisë, Rexhep Rexhepi, i bashkohet familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët. Njerëzit e drejtë, të dëshmuar profesionalisht, me vizion dhe ideal për të ardhmen, bashkohen gjithmonë në një rrugë. Aleanca për Shqiptarët mbetet vatra e vetme dhe e pastër për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Mirë se vjen Rexhep, e na priftë e…

Lexo më Shumë

Pas formimit të qeverisë së re e cila pritet të formohet në mbrëmje të ditës së Hënë, menjëherë do të nisin edhe ndryshimet e para për shkarkime dhe emërime, mëson ekskluzivisht TS. Dita e Martë do të nis me ndryshimet e para si rezlutat i koalicionit të ri qeverisës midis LSDM-së, BDI-së, ASH-së dhe PDSH-së. TS nga burime pranë Aleancës për Shqiptarët mëson ekskuzivisht se të Martën do të pësojnë ndryshimet në qeveri ku priten të shkarkohen dhe zëvendësohen funskinarët vijues me propozime kadrovike të ALeancës për Shqiptarët. Aleanca për Shqiptarët siç ka shkruar TS, në marrëveshjen e koaliconit për…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti thotë se vendimi eventual për përjashtimin e grupit të zjarrit nga kjo parti politike do të ishte i palogjikshëm pasi që ai konsideron se votat të cilat i sjellin ata kësaj partie politike janë vendimtare në qoftë se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të shpallet fituese apo humbëse. Pasi që sipas tij, pakënaqësia në BDI nuk ka të bëje me 2-3 individë por bëhet fjalë për mijëra njerëz. “Nuk ka të bëje me 2-3 persona që u munduan në fillim ta paraqesin por ka të bëje me një strukturë të…

Lexo më Shumë